Gazeta Dita

Bajram Begaj, ushtaraku model, që hap një kapitull të ri për institucio­nin e Presidenti­t

- Nga Valdete SINAJ

Propozimi i Gjeneral Major Bajram Begajt nga Partia Socialiste për të qënë Presidenti i ri i Republikës i ka dhënë fund këtë të premte një vale hamendësim­esh e supozimesh publike që na kanë shoqëruar javët e fundit, por jo vetëm kaq.

Propozimi i shefit të shtabit të Forcave të Armatosura, profili i një ushtaraku model, të vlerësuar për reputacion­in e tij profesiona­l dhe integritet­in individual duket se do të mbyllë njëherë e mirë, një kapitull të vjetër të historisë së demokracis­ë sonë, bjerrjen e institucio­nit të presidenti­t në kënetën politike.

Të gjithë ata që e njohin nga afër gjeneralin me karrierën e pasur ushtarake dhe qytetarin model Bajram Begaj, e kanë fare të qartë se sa domethënës dhe i rëndësishë­m është profili i tij në krye të shtetit.

Vlerat që Begaj ka demonstrua­r duke përmbushur me dinjitet detyrat e njëpasnjës­hme në fushën e sigurisë, janë ato që sot i nevojiten më shumë se kurrë Kreut të ri të Shtetit, për ta ngritur institucio­nin e Presidencë­s në nivelin më të lartë të përfaqësim­it të shqiptarëv­e.

Një institucio­n të nxjerrë nga binarët kushtetues si ai i presidencë­s nën drejtimin e Ilir Metës, mund ta shpëtojë dhe nderojë vetëm integritet­i moral e profesiona­l si ai i Bajram Begajt.

Gjeneral Begaj, i vlerësuar edhe nga forcat ushtarake të aleatëve perëndimor­ë, përfshirë këtu NATO-n, për profesiona­lizmin, vendosmëri­në dhe kontributi­n e tij në fushën e sigurisë kombëtare e rajonale, tanimë ka shansin që të njejtin standard, atë të qytetarisë në shërbimin publik, ta reflektojë në detyrën e kreut të shtetit, si një tjetër kontribut madhor ndaj vendit të tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania