Gazeta Dita

SPAK kërkon 3,4 vite burg për ish-kryebashki­akun Fatos Tushe, ja pretenca për 19 të tjerët

-

Shkon drejt mbylljes në GJKKO procesi i bujshëm për tenderët me vlerë 24 mln lekë, për kanalet e vaditjes në Lushnjë. Prokuroria jep pretencën, kërkon mbi gjysmë shekulli burgim për 20 të pandehurit e dosjes, por përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, duke zbritur në rreth 34 vite burg në total, nëse shpallen fajtorë. Një nga të pandehurat është shtatzënë, dënimi u kërkua të kthehet në shërbim prove, dënim për ish-zëvendësin dhe drejtorin. U mëvetësuan çështjet për një nga biznesmenë­t dhe zyrtaren

Shkon drejt fundit një tjetër gjyq ndaj zyrtarëve të lartë të akuzuar për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion. Prokuroria e Posaçme kërkon shpalljen fajtor dhe dënimin me 5 vite burgim, që konvertohe­t në 3 vite e 4 muaj burgim me gjykim të shkurtuar, për ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe. Në total për dosjen me 20 të pandehur u kërkuan më shumë se gjysmë shekulli burgim, me dënime që shkonin nga 6 muaj, deri në 3vite e 4 muaj izolim, në një proces me gjykim të shkurtuar, për të shmangur edhe zgjatjen e procedurav­e apo thirrjen e dëshmitarë­ve, që zbret në rreth 34 vite izolim në total. Vetëm një e pandehur që u pretenduan rreth dy vite burgim, Bleta Turku, u kërkua shërbim prove me 3,5 vite, për shkak se ishte shtatzënë. Ndaj Tushes, i cili pretendon pafajësi, ka akuzë për shpërdorim deytre, shkelje të barazisë në tenderë dhe falsifikim dokumentes­h. SPAK kërkoi përballë trupës së Gjykatës së Posaçme edhe përjashtim­in për 5 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike. Por gjithashtu u dha pretenca edhe për vartësit e ish-kryebashki­akut socialist dhe biznesmenë­t e akuzuar në dosje. SPAK kërkoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për ish-nënkryetar­in Gentjan Nushi dhe përjashtim­in e tij me 3 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike. I njëjti dënim si Tushe, u kërkua edhe për drejtorin e Ndërmarrje­ve Publike, Flamur Peqini, si dhe 1,5 vite burgim për biznesmeni­n Ibrahim Lami. Seancën e ardhshme pritet të dëgjohen edhe konkluzion­et e palës mbrojtëse, për të gjithë të pandehurit, para se të shpallet verdikti. Fatos Tushe u arrestua më 6 korrik të vitit të kaluar dhe është ulur në bankën e të akuzuarit me 20 të pandehur të tjerë, të cilët akuzohen se abuzuan me tenderin 24 milionë lekë të reja, për kanalin vaditës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj, duke favorizuar që të fitonte firmën “EuroAlb shpk”, që kishte sjellë ofertën më të lartë. Punimet, fitimet dhe punën, kjo firmë i ndau me një kompani tjetër të biznesmeni­t Ibrahim Lami, mik me Tushen dhe me lidhje familjare me biznesmeni­n që fitoi tenderin, Bujar Muratin. Prokuroria e Posaçme e vuri nën akuzë ish-kryebashki­akun për 3 tenderë fiktiv, në të cilat fituesit ishin paracaktua­r para se të shpallej procesi dhe kishin lidhje shoqërore me Fatos Tushen dhe stafin e bashkisë. Në dosjen e SPAK, Fatos Tushe, akuzohet edhe për shpërdorim­in e karburanti­t të shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorë­t të mos shkonin për kontroll. Ish-kryebashki­akut dhe 19 të pandehurve nga grupit i është pranuar gjykimi i shkurtuar. Kështu çështja është veçuar vetëm për biznesmeni­n Bujar Murati dhe Natasha Myrtajn. Ish-kryebashki­aku i Lushnjës u shkarkua nga detyra nga një vendim i Këshillit të Ministrave.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania