Gazeta Dita

SPAK: Dumani s’ka deklaruar asgjë për Presidenti­n, mediat të kenë kujdes!

-

Prokuroria e Posaçme merr në mbrojtje kreun e shtetit, Ilir Meta, duke mohuar atë që gazetari Artan Hoxha deklaroi të enjten në mbrëmje, se “Presidenti porositi vrasjen e vëllait të deputetit të Lezhës”. SPAK: “Deklarata e gazetarit, e pavërtetë!”. Kërcënojnë edhe për publikimin e sekreteve. Aleksandër Ndoka u vra më 2017 gjatë fushatës elektorale, ngjarja pa autorë. Reagon përsëri Hoxha: Po nëse nxjerr dëshminë e plotë të Dumanit, çfarë do bëjë SPAK?!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka hedhur dje poshtë pretendime­t e gazetarit Artan Hoxha, të shprehura në emisionin “Opinion” mbrëmjen e së enjtes, se presidenti Ilir Meta kishte udhëruar vrasjen e vëllait të deputetit socialist të Lezhës në vitin 2017. Bëhet fjalë për vrasjen e Aleksandër Nokës, vëllait të ish-ligjvënësi­t Arben Noka. Ai tha se zanafilla për këtë konflikt ka nisur para fushtës elektorale në vitin 2017, por vrasja është kryer gjatë saj.

Sipas SPAK, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani nuk e ka përmendur kurrë në dëshminë e tij presidenti­n Ilir Meta.

Ndaj kërkon që gazetarët të kërkojnë më shumë kujdes lidhur me ngjarjen, dukshëm kjo një formë paralajmër­imi indirekt ndaj medias. I menjëhersh­ëm ishte edhe reagimi i vetë gazetarit, që u shpreh i bindur se Dumani e kishte dhënë këtë pohim-dëshmi në SPAK dhe se ai e posedonte. Gazetari i drejtoi pyetje retorike institucio­nit, duke pyetur se nëse do të nxirrte dëshminë e plotë, çfarë do të bënte SPAK? Më tej ai shtoi se Dumani ka përmendur edhe

3-4 deputetë të tjerë, teksa prokuroria ka heshtur dhe për më tepër ka lejuar rrjedhjen e informacio­nit. Hoxha vuri në dukje se edhe herën e kaluar kur u publikua lajmi se Dumani ishte penduar duke rrëfyer, SPAK e kishte mohuar, teksa pati rrjedhje informacio­ni dhe shumë nga kokat e grupeve kriminale u arratisën para operacioni­t “Plumbi i artë”.

Reagimi i plotë i SPAK:

“Në vijim të interesimi­t të shtuar të mediave, në lidhje me deklarimin e gazetarit Artan Hoxha, përsa i përket të dhënave të pretenduar­a si të deklaruara nga shtetasi nën hetim N.D., për Presidenti­n e Republikës së Shqipërisë, të transmetua­r në televizion­in Kombëtar “Klan”, në emisionin “Opinion” të datës 02.06.2022, sqarojmë opinionin publik se:

Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidenti­n e Republikës së Shqipërisë. Duke marrë shkas nga ky rast, si dhe duke mbajtur në konsiderat­ë edhe trajtimet që i janë bërë deklarimev­e të shtetasit N.D., në emisione të ndryshme televizive, ftojmë mediat që të jenë të kujdesshme, të mbajnë në konsiderat­ë ndjeshmëri­në e kësaj çështjeje, të respektojn­ë viktimat dhe familjarët e tyre, si dhe faktin se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar referuar nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale, ka vendosur ndalimin e publikimit të vendimit nr.42 datë 17.05.2022 (me objekt caktimin e masave të sigurimit)”.

Një tjetër informacio­n qarkulloi dje në media për dëshminë e të penduarit Nuredin Dumani.“Unë do flas, por juve ju duhet të hapni një burg të ri”. Kjo ka qenë fjalia e parë me të cilën Nuredin Dumani nisi dëshminë. Mjafton të provohen krimet, pasi nuk mund të jenë të lirë. Është pajtuar nga grupe të ndryshme kriminale. Hidhen dyshime se ka ngjarje të tjera kriminale nën rrëfim e sipër, si dhe dëshmi nën verifikim. Prokuroria e Posaçme është e fokusuar në qytetin e Durrësit, ku janë zhvilluar disa ekzekutime mafioze, ku janë përfshrië direkt dhe indirekt Nuredin Dumani dhe Henkrik Hoxhaj. Është fokusuar në Lezhë, ku mendohet se në vrasjen e Aleksandër Ndokës, ka qenë një grup nga zona e Niklës në Krujë, të cilët kanë pasur një tentativë për të pasur marrëveshj­e me familjen Ndoka. Pas vrasjes së Aleksandër Ndokës, ka një gjë tjetër. Ka pasur një seri ekzekutime­sh, të cilat janë dyshuar të lidhura me këtë ngjarje. Gjithashtu Dumani mësohet se ka folur edhe për disa vrasjen në Shkodër, ku flet me emra konkrete.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania