Gazeta Dita

Ekspertiza e konfirmon, janë të gjimnazist­it Gjonaj. Xhaxhai: Duam drejtësi, të gjenden autorët!

- Drini Balca Kristo Ruçi Gjergj Çollaku

Identifiko­hen mbetjet kockore që u gjetën më 3 prill nga një banor në Fushë-Kuqe. U dyshua që në fillim nga të dhënat karakteris­tiko-fizike se i përkisnin 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, i zhdukur prej 18 majit 2015. ADN-ja u përputh me atë të mamasë së tij. Familja tërheq trupin nga morgu dhe hap dyert ë mortit. Dyshohet se u rrëmbye dhe vra për grabitjen e bizhuve me vlerë 10 mln lekë. Xhaxhai: “Zoti na ndihmoi, që u bë e mundur gjetja e eshtrave dhe ne të marrim një farë ngushëllim­i pas kaq vitesh. Kemi ndenjt me shpresën se djali do të ketë shkuar diku. Fati nuk e deshi ashtu. Duam ta dimë se kush e bëri këtë”

Janë identifiku­ar eshtrat e gjetura në 3 prill të këtij viti në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Konfirmohe­t dyshimi paraprak i ekspertëve, referuar të dhënave karakteris­tiko-fizike kockore dhe rrethanave, se i përkasin gjimnazist­it në kohën e zhdukjes, Mariglen Gjonaj, i cili rezultonte i humbur që nga viti 2015. Identifiki­mi është kryer pas përputhjes së ADN-së së 16-vjeçarit të zhdukur shtatë vite më parë në rrethana misterioze dhe të diskutuesh­me, me ato të mamasë së tij, së cilës iu mor një profil ADN-je nga Prokuroria, për të kryer ekspertizë­n mjeko-ligjore.

Pas identifiki­mit, eshtrat e Mariglen Gjonajt janë tërhequr nga familjarët e tij në Fushë-Mamurras pasditen e djeshme. Ata kanë hapur dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe tashmë ankthi e makthi për mungesën e një varri ku ta qanin ka marrë fund, por është shtuar dhimbja për humbjen e jetës së tij. Xhaxhai i Mariglenit, Fran Gjonaj, kërkoi që të zbardhet ngjarja dhe autorët e këtij krimi makabër, e të vihen para drejtësisë. “Zoti na ndihmoi, që u bë e mundur gjetja e eshtrave dhe ne të marrim një farë ngushëllim­i, pas kaq vitesh. T’i bëjmë zanatin, ta çojmë tek i ati. Kërkojmë drejtësi dhe tani shteti e di atë punë. Kemi ndejt me shpresën se djali do të ketë shkuar diku. Fati nuk e deshi ashtu. Kështu ne do të pranojmë. Duam ta dimë se kush e bëri këtë. Ne do t’i bëjmë ceremoninë djalit tonë dhe do të rrijmë në punën tonë”, tha ai.

Pista kryesore mbetet ajo e rrëmbimit për grabitje, pasi ditën e zhdukjes adoleshent­i kishte me vetë 10 mln lekë në bizhuteri, si orë dhe varëse floriri. Por nuk përjashtoh­et edhe ndonjë tjetër pistë që është nën verifikim. Në bazë të ekzaminime­ve mjeko-ligjore të bërë publike më 26 prill të këtij viti, rezultonte se eshtrat ishin dëmtuar me mjete të forta, megjithatë ekspertët nuk arritën të përcaktojn­ë se cilët janë mjetet e përdorura për goditjen e viktimës, i cili dyshohet se është dhunuar e më pas vrarë.

Kafka dhe mbetjet kockore u pikasën nga një banor me 3 prill, në një zonë me ferra dhe shkurre, 30 metra larg rrugës që lidh Fushe-Kuqen me Adriatikun. Ai njoftoi policinë në lidhje me rastin dhe blutë u vunë menjëherë në lëvizje, duke kryer të gjitha veprimet hetimore në vendin e ngjarjes. Ferrat dhe shkurret ku u gjet kafka dhe mbetjet kockore ishte përfshire nga flaket e zjarrit 10 ditë më parë, e që prej asaj kohë në zonë kishte nisur të ndjehej aromë e rëndë, duke shqetësuar banoret të cilët i kanë shtëpitë e tyre 200 metra më larg. Mamaja e tij në një intervistë për mediat në kohën kur u zhduk i biri, tha se djali kur është larguar ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrenjtë në dorë, që kapnin vlerën 10 milionë lekë. Mariglen Gjonaj ishte nxënës i klasës së 10të në Gjimnazin e Mamurrasit, ka shkuar si çdo ditë tjetër në shkollë më 18 maj. Por ai nuk është kthyer në orarin e zakonshëm dhe as në darkë, çka ka vënë në alarm familjen e tij. Ditën që adoleshent­i u largua nga bane

VENDIMI I GJKKO

Gjykata e Posaçme dënoi dje edhe anëtarin e 16-të të pandehur të dosjes penale, për organizatë­n kriminale që akuzohet se trafikonte droge dhe fara kanabisi nga Holanda nëpër Ballkan dhe Shqipëri, e goditur 3 vite më parë. Dy javë më parë, nën akuzën për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup të strukturua­r kriminal, ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe 15 të pandehurit e arrestuar në kuadër të operacioni­t “Limit” janë lënë në burg, me një dënim në total që shkon në sa për në shkollë nuk kishte marrë as telefonin me vete. Nëna e tij, Luljana Gjonaj i bëri apel shtetit ta ndihmojnë për të gjetur të birin.

“Djali kur është larguar ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrenjtë në dorë Roleks të cilat kapnin një vlerë 10 milion lekë të vjetra. Unë dyshoj se djalin

ENDE NË KËRKIM: Olger Bamllari

Aldo Nesimi

Besjan Balca

gati dy shekuj izolim. Apeli ka konfirmuar dënimin me 13 vite e 6 muaj burg edhe për një prej ‹kokave› të grupit, të kërkuarin Olger Bamllari, i cili vijon të mos gjendet nga autoritete­t, pasi besohet se fshihet jashtë vendit. Grupi është gjurmuar për disa vite edhe nga SPAK, ku pas arrestimit të Genci Bamllarit, xhaxhait të Olgerit, anëtarët e bandës i tremben një arrestimi të mundshëm.

ma kanë rrëmbyer për ti marrë bizhuterit­ë. Kemi shkuar disa herë në polici, por mua më ka humbur besimi tek blutë e Kurbinit, pasi djali ka dy muaj i humbur dhe ne nuk e dimë nëse ai është gjallë apo vdekur”,

shprehej ajo. Prej pak kohësh, familja ishte larguar në Itali, teksa pas gjetjes së eshtrave u është dashur të rikthehen për të ndjekur hetimet. Më datë 5 janar 2019, Olger Bamllari zhvillon një bisedë telefonike me xhaxhanë e tij në burg, Genci Bamllarin, i cili i shpjegon se si ishte arrestuar, duke aluduar se mund të jetë spiunuar nga dikush. Personat e përfshirë në këto grupe kriminale, duket se përdornin një aplikacion për të shmangur përgjimin e bisedave të tyre.

Hetimet të shtrira në një periudhë 3-vjeçare (2016-2019), kanë zbuluar edhe skemën si funksionin këto grupe kriminale. Në Holandë sigurohej fara e kanabisit, më tej kalonte tranzit në Greqi dhe me ardhjen në Shqipëri bëhej edhe përpunimi në laboratorë të posaçme për kultivimin e lëndëve narkotike. Më tej, droga trafikohej në Greqi, Turqi dhe shtete të tjera të Bashkimit Europian, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarj­es së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë. 15 te pandehurit e parë u dënuan me rreth 2 shekuj burgim në total, kurse 6 janë ende në kërkim.

 ?? ??
 ?? ?? Xhaxhai i Mariglenit, Fran Gjonaj
Xhaxhai i Mariglenit, Fran Gjonaj
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania