Gazeta Dita

Ekzekutohe­t për hakmarrje tregtari i peshkut, babai i ish ‘të fortit’ Indrit Bajri

-

Persona të paidentifi­kuar qëlluan nga një makinë në lëvizje, teksa Naim Bajri, që punonte në merkatën e prodhimeve të detit në “Rus”, po pinte kafen e mëngjesit në lokalin aty pranë. Plagoset lehtë punëtori i tij, Astrit Zeneli, u zbrazën 10 plumba, atentati dyshohet i paguar te killera profesioni­stë. Gjendet makina “Benz”, e djegur dhe braktisur në Livadhe. Viktima s’kishte konflikte të tjera, më 2001 i vranë djalin pas një sherri banal, saga e hakmarrjes dyshohet se vijoi më pas. Ja pistat dhe të dyshuarit, zbarkon RENEA në qytet, mblidhen provat e para

Rikthehen atentatet mafioze në Shkodër, në hakmarrje e larje hesapesh mes bandave rivale, të nisura prej më shumë se dy dekadash në qytetin verior. Persona ende të paidentifi­kuar, por që besohet se i përkasin një grupi killerash profesioni­stë, lanë të vdekur në një sulm vrastar Naim Bajrin, i njohur si biznesmen i vogël në qytet, teksa ishte duke pirë kafenë e mëngjesit me punëtorin e tij, i cili gjithashtu mbeti i plagosur. Autorët kanë marrë parasysh edhe ‘dëmet anësore’, duke rrezikuar jetët e shumë qytetarëve, pasi Bajri nuk lëvizte kurrë vetëm, teksa ruhej nga ndonjë hakmarrje dhe qëndronte gjithmon në vende publike. Por shënjestra e atentatorë­ve ishte pothuajse plotësisht e saktë, teksa pas krimit dogjën edhe makinën e përdorur “Benz” në periferi, bashkë me provat fizike dhe biologjike. Bëhet e ditur se viktima Naim Bajri, është tregtar peshku në markatën e lagjes “Rus”. Autorët kanë ndjekur lëvizjet e tij, kurse ekspertët konstatuan se e kanë qëlluar 10 herë me armë nga distanca e afërt dhe disa nga plumbat në trup ishin vdekjeprur­ës. Ngjarja ka ndodhur pranë markatës në lagjen “Rus”, rreth orës 07:20 të mëngjesit, kur Naim Bajri, i njohur si babai i ish ‘të fortit’ të Shkodrës, Indrit Bajri, i ekzekutuar në luftë bandash në vitin 2001, doli si zakonisht për të pirë kafen në lokalin e zonës.

Policia e Shkodrës ka dhënë edhe detajet e ekzekutimi­t në lagjen “Partizani”, duke i cilësuar rrethanat si ende të paqarta, kurse për viktimën konfirmuan se ishte Naim Bajri, 68 vjeç, banues në GJYQI fshatin Dobraç. Trupi i Bajrit qëndroi për minuta të tëra në trotuar i pajetë, përmbys dhe i mbuluar me çarçaf. I plagosur lehtë sipas policisë vendore, jashtë rrezikut për jetën, mbeti Astrit Zeneli, 58 vjeç, banues po në fshatin Dobraç, punëtor te viktima. “Gjithashtu në zonën e Livadheve, në lagjen “Guerrile”, është gjetur i djegur një mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Ekspertët bënë këqyrje për provat, u ngritën postblloqe dhe po kryhen kontrolle territori, bashkë me forcat e FNSH Shkodër dhe specialet e RENEA-s”, thuhet në njoftimin zyrtar. Gjithashtu grupi hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Hakmarrja dyshohet të jetë pista kryesore e hetimeve, kjo për shkak se viktimës i kanë vrarë të birin Indit Bajrin. Vrasësit e Indrit Bajrit kanë qenë Xhabir Shega, Ilmir Hajdari dhe Kujtim Barbullush­i. Xhabir Shega është ekzekutuar në vitin 2015, ndaj besohet se kjo sagë e përgjakshm­e hakmarrjej­e, me disa viktima në dy dekada, ka vijuar edhe ditën e djeshme, sepse viktima nuk kishte konflikte të tjera. Oficerët i kanë marrë dëshminë e plotë edhe punonjësit të plagosur, që rrëfeu detajet nga veprimi i atentatorë­ve, çfarë thanë kur qëlluan, si vepruan dhe nëse vuri re ndonjë shenjë dalluese apo karakteris­tikë. Gjithashtu janë mbledhur pamjet filmike të kamerave të sigurisë së zonës, për të veçuar ndonjë detaj me rëndësi hetimi. Makina e përdorur në krim besohet se ka qenë e vjedhur dhe me targa false. Naim Bajri ishte tregtar i prodhimeve të detit dhe punonte pranë merkatës se rusit, bashkë me punonjësin e tij Astrit Zeneli, i cili mbeti i plagosur.

 ?? ?? Viktima Naim Bajri
Viktima Naim Bajri
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania