Gazeta Dita

Reagon Alibeaj: Pushka krisi prapë, shqiptarët gjithnjë e më të pambrojtur nga shteti e qeveria

-

Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit, ka mohuar se ka marrë pjesë në tentativën për ekzekutimi­t të hetuesit, që pak javë më parë u shkarkua nga Vettingu. Në seancën e djeshme në gjykatë, i pandehuri i dosjes penale ka mohuar gjithçka: “Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen. Më janë marrë disa herë gjurmët e gishtave. Nuk e di si janë përdorur. Në një rast më janë marrë gjurmët pa avokat. Më kanë marrë shumë rroba në makinën time pas arrestimit”, tha ai. Më pas, prokurori Adnand Xholi lexoi deklarimet e dhëna në vitin 2019, ku po ashtu Rraja ka mohuar përfshirje­n e tij në ngjarje. Mësohet se identifiki­mi i tij u krye fal gjurmëve të gishtrinjv­e që u gjetën në një palë syze dielli në makinën e atentatorë­ve, e braktisur në Lalëz pas atentatit dhe e padjegur ende mirë, për shkak të ndjekjes policore. Rraja duket se nga paniku dhe nxitimi i harroi ato, por tha se nuk e dinte përse gjendeshin aty. Njëkohësis­ht, Gjykata e Posacme delegjitim­oi nga procesi një prej avokatëve të Rrajës, Alban

Bengasi, i cili është shpallur nën akuzë nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ndërkohë që ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”. Ai është shpallur në kërkim pasi akuzohet se kishte kërkuar ndihmën e Nuredin Dumanit për të hequr qafe ish-bashkëshor­ten e tij. Redjan Rraja, bashkë edhe me Arjol Halilajt, akuzohen për atentatin e 1 nëntorit 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, të plagosur Aleksandër Laho dhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja. Dy të pandehurit Rraja dhe Halilaj akuzohen për vrasje të funksionar­ëve publik të mbetur në tentativë, vrasje në rrethana cilësuese me pasojë vdekjen, vrasje e mbetur në tentativë, armëmbajtj­e pa leje dhe grup i strukturua­r kriminal. Megjithatë asnjë prej tyre nuk e ka pranuar akuzën, duke u deklaruar të pafajshëm. Në atë atentat mbeti i vdekur disa ditë pas plagosjes shoferi i prokurorit, Andi Maloku, kurse dy të tjerët mbijetuan.

Kreu i grupit parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, njëkohësis­ht kryetar në detyrë i selisë blu, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas krimit të rëndë që ndodhi mëngjesin e e kësaj së premte në Shkodër ku një person u ekzekutua me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. “Pushka krisi prapë e krimi vazhdon i patrazuar të terrorizoj­ë shqiptarët gjithnjë e më të pambrojtur nga shteti e qeveria. E kjo histori që prej ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Shqiptarëv­e u kujtohet se si kur shpërtheni­n minat nëpër makina dhe kur vriteshin qytetarë në rrugë nga bandat, Edi Rama lante duart si Ponz Pilati. Sot dëshmitarë­t po flasin dhe po u tregojnë shqiptarëv­e, dhe më e rëndësishm­ja drejtësisë, lidhjen e ngushtë simbiotike të qeverisë me krimin e organizuar dhe që vazhdojnë të jenë në aleancë sëbashku...”, tha ndër të tjera ai

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania