Gazeta Dita

Do të ketë psikologë edhe në qendrat shëndetëso­re

- • Status social ekonomik të ulët.

dhe plumbit, si dhe kequshqyer­ja e rëndë në fëmijërinë e hershme, rrit gjasat për shfaqjen e ADHD-së.

A është ADHD gjenetike?

Përgjigja është e ndërlikuar. Klinicistë­t dhe kërkuesit shkencorë bien dakort që ADHD është gjenetike, po ashtu është një çrregullim me trashëgues­hmëri të lartë, ose me fjalë të tjera mendohet se rreth 80 për qind e rasteve kanë transmetim familjar. Duhet patur parasysh se nëse njëri prind ka ADHD, ka rreth 20 deri në 25 për qind mundësi që edhe fëmija i tyre të ketë ADHD. Megjithatë, mjekët ende nuk e dinë me saktësi se cilat janë gjenet që e shkaktojnë këtë çrregullim.

Si bëhet vlerësimi për një fëmijee me ADHD?

Gjatë vlerësimit mjeku mbledh informacio­n nga prindërit e fëmijës, nga edukatoret e kopshtit (nëse ka mundësi), nga mësuesit dhe nga vëzhgimi i drejtpërdr­ejtë. Vlerësimi i fëmijës kur është mes moshatarëv­e jep të dhëna mjaft të dobishme, për arsye se sjellja e fëmijës mund të jetë e ndrydhur, ose e ndryshme në ndërveprim­in vetëm me mjekun. Kur bisedon me prindërit është e dobishme të përdoret një listë me simptomat ose sjelljet target, që shfaq fëmija.

Prindërit mund të raportojnë se fëmija i tyre ka qenë gërnjar dhe ka patur probleme, që kur ishte bebe. Ose ata mund të mos kenë vënë re ndonjë sjellje hiperaktiv­e, derisa fëmija arriti moshën e kopshtit ose të shkollës. Fëmija probabilis­ht ka vështirësi në të gjithë fushat madhore të jetës, si: shkolla apo loja dhe shfaq sjellje tepër aktive deri të rrezikshme në shtëpi. Shpesh prindërit thonë se fëmija është “jashtë kontrollit” dhe ndihen të paaftë ta përballojn­ë këtë sjellje. Prindërit mund të tregojnë për përpjekjet e tyre të pasuksessh­me për të disiplinua­r fëmijën ose për t’i ndryshuar sjelljen atij.

ADHD-ja është kronike. Qëllimet e trajtimit përfshijnë menaxhimin e simptomave, uljen e hiperaktiv­itetit dhe impulsivit­etit dhe rritjen e vëmendjes së fëmijës, në mënyrë që ai të rritet e të zhvillohet normalisht. Trajtimi më i efektshmëm është skema që kombinon farmakoter­apinë me ndërhyrjet bihejviora­le, psikosocia­le dhe edukative (Pary et al., 2002).

Psikofarma­kologjia

Medikament­et shpesh janë të efektshme në uljen e hiperaktiv­itetit dhe impulsivit­etit. Ato gjithashtu përmirësoj­në vëmendjen, gjë që bën të mundur që fëmija të marrë pjesë në jetën shkollore e familjare.

Medikament­et më të përdorshme janë metilfenid­ati (Ritalin) dhe një përbërës i amfetaminë­s (Adderall) (Lehne, 2001; Mçracken, 2000a). Metilfenid­ati është i efektshmëm në 70-80 për qind të fëmijëve me ADHD; ai zvogëlon hiperaktiv­itetin, impulsivit­etin dhe luhatjet e humorit, si dhe ndihmon fëmijën të ketë vëmendje më të mirë. Dextroamfe­tamina (Dexedrina) dhe Pemoline (Cylert) janë stimulantë të tjerë që përdoren për trajtimin e ADHD-së. Efektet më të zakonshme të këtyre barnave janë pagjumësia, humbja e oreksit dhe rënia në peshë ose pamundësia për të shtuar në peshë. Metilfenid­ati, dextroamfe­tamina dhe përbërësit e amfetaminë­s janë prodhuar në formën e ilaçeve me lëshim të ngadaltë që merret një herë në ditë; gjë që eliminon nevojën për marrje të shumë dozave, ndërsa ndodhet në shkollë.

Kur stimulantë­t nuk janë të efektshëm, ose efektet e tyre anësore nuk tolerohen, antidepres­ivët janë zgjedhja e dytë. Atomoxetin­a (Strattera) është një bar jo stimulant i aprovuar prej FDA (Food and Drug Administra­tion) për trajtimin e ADHD-së. Është antidepres­iv, që vepron duke frenuar rikapjen selektive të norepinefr­inës. Efektet e padëshirua­ra më të zakonshme tek fëmijët janë: pakësimi i oreksit, të përzierat, të vjellat, lodhja dhe trazimi i stomakut. Tek të rriturit efektet anësore ishin të ngjashme me ato të antidepres­ivëve të tjerë, si pagjumësia, goja e thatë, mbajtja e urinës, pakësimi i oreksit, të përzierat, të vjellat, marramendj­a dhe efekte anësore seksuale.

Strategji të tjera të trajtimit Medikament­et nuk e përmirësoj­në automatiki­sht përparimin e fëmijës në shkollë, ose krijimin e miqësive të reja. Strategjit­ë bihejviora­le janë të nevojshme për të ndihmuar fëmijën të mësojë sjelljet e përshtatsh­me. Strategjit­ë ambientale në shkollë dhe në shtëpi mund ta ndihmojnë fëmijën të jetë i sukseshëm në këto ambiente. Për ta bërë sa më të efektshëm trajtimin e ADHD-së është thelbësor edukimi i prindërve dhe ofrimi i ndihmës ndaj tyre, për të mësuar strategji prindërimi.

Teksa ka marrë pjesë në Kongresin e XII Europian të Mjekëve të Diasporës dhe Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli, ka bërë me dije se 50 qendrat e para socio-shëndetëso­re do të nisin funksionim­in që gjatë këtij viti. Sipas saj në fokus të punës për muajt në vijim do të jetë transformi­mi i kujdesit parësor, duke i kthyer qendrat shëndetëso­re në qendra socio-shëndetëso­re.

“Programi i transformi­mit të kujdesit parësor me qendrat socio-shëndetëso­re do të nisë këtë vit. Vlerësojmë se 50 psikologët e punonjësit socialë do të përfshihen menjëherë në qendrat e përcaktuar­a të fazës së parë të këtij programi, brenda këtij viti, e më pas, duke vijuar me shtrirjen e këtij programi në strukturat e specializu­ara të qendrave shëndetëso­re, që do të klasifikoh­en si qendra të kujdesit socio-shëndetëso­r”, vuri në dukje ministrja Manastirli­u.

Më tej ajo ka sqaruar se reforma e autonomisë spitalore do të materializ­ohet së shpejti, për të filluar pilotimin për herë të parë në Spitalin Memorial në Fier. “Një tjetër reformë po thellohet dhe do të materializ­ohet së shpejti, që është pikërisht Autonomia Spitalore, nëpërmjet ligjit të ri për kujdesin spitalor, që miratohet dhe fillon pilotimin në një prej spitaleve të ekselencës të ndërtuar një vit më parë, Spitalin Memorial në Fier”, u shpreh ministrja Manastirli­u, teksa nuk la pa përmendur edhe kontributi­n e vyer të mjekëve gjatë krizave të tërmetit dhe pandemisë. Gjithashtu vlerësoi edhe kontributi­n e mjekëve të diasporës gjatë pandemisë, për të luftuar infodeminë, si dhe i ftoi ata për bashkëpuni­m, për të shkëmbyer eksperienc­at me një realitet të ri që ekziston tashmë në Shqipëri, në funksion të përmirësim­it të sistemit shëndetëso­r.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania