Gazeta Dita

La Liga nuk ndalet, denoncon në UEFA klubet e sheikëve dhe Juventusin

-

LaLiga hidhet në sulm kundër parregulls­ive financiare të klubeve të mëdha në Evropë. Institucio­ni i drejtuar nga Javier Tebas është gati të ngrejë një padi kundër PSG-së, por përveç kësaj, presidenti i LaLigas tashmë ka bërë edhe dy të tjera në UEFA-s. Siç ka mësuar AS, bëhet fjalë për padinë kundër Manchester City-t dhe Juventusit.

Qëllimi është të mbrohen klubet spanjolle dhe evropiane nga konkurrimi në kushte inferiore kundër të tjerëve, që shkelin rregullat dhe, përveç kësaj, vënë në rrezik ekosistemi­n e futbollit.

Ankesa më e njohur është ajo që do të bëhet para UEFA-s dhe autoritete­ve të tjera franceze. Ajo e shpallur nga LaLiga kundër PSG-së u komunikua sapo u zyrtarizua rinovimi i Mbappesë:

“Është skandaloze që një klub si PSG, i cili sezonin e kaluar humbi më shumë se 220 milionë euro, pasi kishte akumuluar humbje prej 700 milionë eurosh në sezonet e fundit (duke përfshirë deklarimin e të ardhurave nga sponsorizi­met me një shumë të dyshimtë), me një kosto staf prej rreth 650 milionë euro për këtë sezon (‘21-’22), mund të përballet me një marrëveshj­e të këtyre karakteris­tikave. Këto lloj negociatas­h kërcënojnë qëndrueshm­ërinë ekonomike të futbollit europian”.

Por rasti Mbappé nuk ka qenë i vetmi që ka shkaktuar alarm në selinë e LaLiga-s. Ankesa ka edhe për Manchester City-n.

“Do të doja të dija se si e bënë operacioni­n. Mino Raiola kërkoi një komision të madh…”, – tha presidenti i LaLiga-s këtë të mërkurë. Nënshkrimi i Haalandit ka qenë pika derdhi një gotë që ishte mbushur. La

Liga i kishte denoncuar sponsorizi­met e City-t para shpalljes së marrëveshj­es me Haalandin.

Manchester City dhe PSG konsideroh­en si klube shtete dhe nuk respektojn­ë Planin e Drejtë Financiar të UEFA-s. Tani do të jetë Ceferín ai që duhet të zbatojë rregullat. Për më tepër, problemi është i madh: nëse nuk respektojn­ë kontrollin aktual ekonomik, do ta kenë më të vështirë të përshtaten me rregullat e reja, pasi është shumë më e vështirë.

Në rastin e Juventusit, klubi i tretë i denoncuar nga LaLiga para UEFA-s, reagimi erdhi për shkak të hetimit që filloi nëntorin e kaluar në Itali kundër skuadrës bardhezi për mashtrim.

Prokuroria i akuzon për fitime kapitale fiktive në disa transferta. Nga LaLiga është kërkuar që edhe UEFA ta hetojë këtë çështje.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania