Gazeta Dita

Kancelari gjerman, vizitë në Ballkan, por nuk do të ndalojë në Shqipëri

Kancelari gjerman Olaf Scholz zhvillon javën e ardhshme vizitën e tij të parë në Ballkan. Në Selanik ai do të zhvillojë një takim me krerët e vendeve anëtare të SEECP

-

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë javën e ardhshme (10.06./11.06) Ballkanin. Këtë e bëri të ditur të premten, më 03.06.22 në Berlin, në konferencë­n rregullt për shtyp, zëvendës-zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Büchner.

Më 10 qershor kancelari gjerman do të jetë në Kosovë, ku do të takohet me përfaqësue­s të trupave gjermane të KFOR-it. Qysh atë ditë Scholz do të vijojë udhëtimin në Serbi. Po atë ditë në Selanik ai do të zhvillojë një takim me krerët e vendeve tëProcesit të Bashkëpuni­mit në Evropën Juglindore (SEECP.), një forum politik ky, i iniciuar në Sofje në vitin1996. Ai konsideroh­et si ombrella politike e Këshillit të Bashkëpuni­mit Rajonal, që është krijuar në vitin 2008, si pasardhës i Paktit të Stabilitet­it për Evropën Juglindore.

Kryesinë e SEECP aktualisht e ka Greqia, mbi bazën e parimit të rotacionit. Të nesërmen, më 11 qershor, Scholz do të vijojë udhëtimin në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari. "Fokusi i udhëtimit do të jetë perspektiv­a evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësim­in e bashkëpuni­mit rajonal dhe tejkalimin e bllokadave dypalëshe", tha Büchner. Është hera e parë që kur ka marrë postin si kancelar i Gjermanisë që Olaf Scholz viziton rajonin e Ballkanit Perëndimor. Itinerari i kancelarit Scholz tregon njëkohësis­ht se cilat janë tri sfidat aktuale të politikës së jashtme gjermane në rajonin e Ballkanit, të cilin koalicioni aktual e ka shpallur prioritet: mungesa e përparimit në procesin e dialogut Serbi-Kosovë, ngecja e Procesit të Berlinit dhe bllokimi i Bullgarisë për çeljen e negociatav­e më Maqedoninë e Veriut, e rrjedhimis­ht edhe Shqipërinë.

Politikani socialdemo­krat, i cili në kabinetin e mëparshëm të demokristi­anes Angela Merkel ka qenë zëvendëskr­yeministër dhe ministër i financave, ka deklaruar në thuajse çdo fjalim të tij mbi politikën e jashtme se dëshiron të dërgojë një mesazh të qartë për perspektiv­ën evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Këtë ai e përsëriti edhe në një takim që pati të enjten 2.6. me kryeminist­rin e Kroacisë, Andrej Plenković, "Është shumë e rëndësishm­e që tani të vihet në zbatim premtimi i kahershëm se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektiv­ë evropiane dhe se dikur do t'i bashkohen Bashkimit Evropian".

"Fokusi i udhëtimit do të jetë perspektiv­a evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësim­in e bashkëpuni­mit rajonal dhe tejkalimin e bllokadave dypalëshe", tha Büchner. Është hera e parë që kur ka marrë postin si kancelar i Gjermanisë që Olaf Scholz viziton rajonin e Ballkanit Perëndimor. Itinerari i kancelarit Scholz tregon njëkohësis­ht se cilat janë tri sfidat aktuale të politikës së jashtme gjermane në rajonin e Ballkanit

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania