Gazeta Dita

Të mençurit e Foltores...

- Gjergji, lexues Korçë

Nën kushtrimin e tij, njerëz si deputetë, ish-deputetë, ish-ministra, profesorë e juristë me nga 2-3 diploma shqiptare e të huaja, vazhdojnë sulmojnë zyrtarët dhe diplomatët e SHBA për llogari të Saliut, me aq egërsi sikur janë vetë “non grata”.

Prej 1 viti, jashtë çdo standardi logjik, me presion dhe moral demokracie e drejtësie, po i bëjnë thirrje Shtetit Amerikan, të anulojë vendimin “non grata” ndaj Sali Berishës e familjes së tij.

Kaq budallenj janë këta “të mençurit” e Foltores, sa ëndërrojnë e besojnë, se do arrijnë ta shpëtojnë shefin e tyre, për 4 krime të rënda, të cilat kanë cenuar edhe interesat e SHBA?!

Kaq keq “ua ka mpirë trurin” Sali Berisha atyre 10-15 “profesorëv­e” të Foltores si Vokshi, Këlliçi, Noka, Balliu, Agron Shehaj, Gjata, Boçi etj, sa as pas mashtrimit

perëndimor. Nuk jam dakord me ata që thonë se duhet t’i lëmë rusët të marrin Krimenë dhe Donbasin, mendoj se ka një mënyrë tjetër, në mes. me gjyqin në Francë, nuk po e kuptojnë se vendimi “non grata” nuk do t’i hiqet?

E ka thënë disa herë troç, ambasadorj­a Yuri Kim dhe dy zyrtarët e lartë të DASH, Karen Donfried e Gabrile Eskobar, se me Sali Berishën nuk do ketë kontakt, as nëse nëse ai bëhet kryetar i PD apo merr pushtetin e bëhet kryeminist­ër.

Nuk mund të themi, që “profesorët” e Foltores “nuk dinë nga lidhet gomari” në këtë rast, por është anormalite­t mendor, që vazhdojnë shkojnë pas një “kali të ngodhur” si Saliu, kur e panë që dhe pas zgjedhjes kryetar, nuk e përshëndet­i asnjë politikan i BE e Rajonit.

Letër e nënshkruar, shpallë “non grata” duke u identifiku­ar me anti-amerikanët e globit, dhe sot kërkon të duket pro amerikan duke sulmuar ambasadori­n rus. Ka më karagjoz se ky person i neveritshë­m?

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania