Gazeta Dita

Kush i financon pagat e shqiptarëv­e? Biznesi paguan 46.4%, ndërsa familjet 41.7%

Në Sektorin Financiar operojnë një numër më i vogël njësish institucio­nale, të cilat përbëjnë 1,4 % të kompensimi­t të punonjësve

-

Produkti i brendshëm Bruto (PBB) është një ndër indikatorë­t kryesorë për matjen e situatës së pëgjithshm­e ekonomike të një vendi. Veç madhësisë së ekonomisë, ecurisë së saj, peshës së sektorëve të ndryshëm, ky tregues na jep të dhëna edhe për një indikator tejet të rëndësishë­m, siç është struktura e pagave.

Kështu, referuar publikimit më të fundit të INSTAT në lidhje me llogaritë kombëtare sipas sektorëve institucio­nalë dhe të dhënave të PBB për vitin 2019, Sektori JoFinancia­r zë peshën më të madhe, me 45% sa i përket kompensimi­t të punonjësve, i ndjekur nga Sektori i Familjeve me 41.7%, administra­ta publike 11,2%, dhe në fund sektori financiar, me 1.4%. Pavarësish­t kontributi­t më të vogël që ka në strukturën e pagave, ky sektor ofron pagat më të larta në vend.

Pra, Sektori Jo-Financiar ose prodhuesit e të mirave dhe shëbimeve që përbëjnë peshën kryesore të PBB se bashku me sektorin financiar, kontribuoj­në me 46,4% në strukturën e kompensimi­t të punonjësve. Në Sektorin Financiar operojnë një numër më i vogël njësish institucio­nale, të cilat përbëjnë 1,4 % të kompensimi­t të punonjësve. Sektori i Institucio­neve Jo-fitimprurë­se në Shërbim të Familjeve përbën pjesën më të vogël të kompensimi­t të punonjësve me 0,7%.

Kompensimi i pagave i referohet jo vetëm pagave, por edhe kontribute­ve sociale, dhe këto të dhëna tregojnë se mbi 40% e kompensimi­t të punonjësve financohet nga vetë familjet.Referuar INSTAT, Sektori i Familjeve përfshin individë apo grupe individësh që operojnë si prodhues mallrash dhe shërbimesh jofinancia­re për konsum final vetjak.

Pra, përfshin një pjesë të madhe të të vetëpunësu­arve dhe bizneseve familjare. Në vitin 2019, treguesi “Kompensimi i Punonjësve” zë 70,63 % të vlerës së shtuar bruto. Përgjatë viteve 2015 – 2019, vihet re një trend në rritje i këtij treguesi, duke ndjekur të njëjtin trend me vlerën e shtuar bruto, për ekonominë gjithsej. Kështu, pesha e sektorit jo-financiar është e vetmja qe ka pesuar një rritje nga 41.5% në 2015 në 45% në 2019.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania