Gazeta Dita

Banka e Shqipërisë bleu mbi 13 milionë Euro javën e kaluar

-

Në datë 3 qershor, Banka e Shqipërisë zhvilloi ankandin e saj të tretë vjetor të blerjes së valutës për qëllimet e menaxhimit të rezervës valutore.

Sipas të dhënave nga tregu, në ankand u blenë gjithsej 13.2 milionë Euro ose pothuajse e gjithë shuma e ofruar nga pjesëmarrë­sit në to.

Shuma e parashikua­r për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 5 dhe 8 milionë eurove dhe Banka e Shqipërisë vendosi të blejë të plotë vlerën e sipërme të intervalit prej tetë milionë Eurosh. Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte në intervalin mes 120.29 dhe 120.41 Lekëve.

Kursi mesatar i ponderuar rezultoi 120.37 Lekë. Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 5.2 milionë eurosh, me kursin mesatar prej 120.37 Lekësh.

Në kalendarin vjetor të ndërhyrjev­e në tregun valutor, të hartuar në fund të vitit 2021, Banka e Shqipërisë kishte planifikua­r 15 ankande të blerjes së valutës. Bazuar në vendimin e Komitetit të Zbatimit dhe Këshillimi­t të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë parashikoh­ej që për vitin 2022 të blihet në tregun e brendshëm valutor një shumë në intervalin midis 140 dhe 200 milionë eurosh.

Por, në fillim të muajit mars, kursi i këmbimit kaloi një moment destabiliz­imi, të lidhur kryesisht me kërkesën e lartë të OSHE për valutë dhe me një valë paniku që përfshiu tregun në vijim.

Pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, tregu u stabilizua dhe Leku filloi të rifitonte sërish terren ndaj Euros. Pozitat e forta të Lekut në kursin e këmbimit kanë bërë që Banka e Shqipërisë të rifillojë programin normal të blerjes së Euros për nevojat e administri­mit të rezervës valutore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania