Gazeta Dita

Të ardhurat tona të paqëndrues­hme, mbi 60% raportojnë “goditje”, vendi i parë në rajon

Ky studim tregon se norma e individëve të prekur nga kriza nga pandemia në vendin tonë është më e larta mes vendeve të tjera të marra në analizë

-

Më shumë se gjysma e shqiptarëv­e raportojnë se kanë pësuar një goditje të rëndësishm­e të të ardhurave në familjen e tyre gjatë vitit të pandemisë, atë 2020, përgjatë 12 muajve paraardhës. Këto të dhëna dalin në pah nga raporti më i fundit periodik për tremujorin e dytë të këtij viti nga Banka Qendrore e Austrisë.

Ky studim që vjen në formën e një ankete tregon se norma e individëve të prekur nga kriza e shkaktuar nga pandemia në vendin tonë është më e larta mes të gjithave vendeve të tjera të marra në analizë. Maqedonia e Veriut ndjek në ven të dytë pas Shqipërisë, me një normë prej më pak se 40%. Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se individët shqiptarë nuk janë gjendur në këtë situatë vetëm si pasojë e pandemisë. Mesatarja e viteve 2015-2019 për vendin tonë zbret në diçka më pak se 30%, pra thuajse dy herë më pak se viti pandemik. Por, sërish mbajmë vendin e parë mes shteteve të marra në analizë. Pra, edhe përtej krizave, në periudha normale, gati 30% e individëve në Shqipëri raportojnë goditje të forta në të ardhurat e familjeve të tyre, çka sinjalizon paqendrues­hmëri. Të dyja normat janë ndjeshëm mbi mesataren e vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore.

Por, ndërkohë që më shumë se gjysma e shqiptarëv­e raportojnë goditje të rëndësishm­e në të ardhurat e familjeve të tyre si pasojë e pandemisë, thuajse 65% e tyre raportojnë një goditje çfarëdo, pra jo domosdoshm­ërisht të fortë. Kjo është gjithashtu norma më e lartë ndër vendet e marra në analizë nga Banka Qendrore e Austrisë. Rreth 10% e individëve shprehen se kanë pësuar një tkurrje të pagës së tyre, ndërkohë që rreth 5% shprehen se kanë humbur vendin e tyre të punës. Në drejtim të uljes së pagave dhe vendeve të humbura të punës, shqiptarët nuk janë të parët ndër vendet e marra në analizë. “Katapultim­i” në vend të parë i Shqipërisë sa i përket goditjes në të ardhura, ndërkohë që goditjet në tregun e punës nuk kanë qenë mbi mesataren, sinjalizoj­në edhe njëherë varësinë e lartë të familjeve shqiptare nga burimet alternativ­e të të ardhurave, siç janë remitancat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania