Gazeta Dita

Akuzë e re për kirurgun Edvin Prifti, GJKKO e pezullon edhe për 3 muaj të tjerë

-

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK-ut mbi kallëzimin e depozituar nga djali i një pacienteje që kardiokiru­rgu kishte operuar kohë më parë, ku dyshohet për korrupsion. Prokuroria konfirmon se ka çelur hetimin e tretë ndaj mjekut, pas arrestimit vitin e kaluar për korrupsion dhe sekuestros së rreth 1 mln eurove, pjesa më e madhe e të cilave iu gjetën në zyrën e tij, në QSUT. Prifti rifitoi pak muaj më parë edhe të drejtën e rikthimit për dhënie mësimi në auditore

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsion­it zgjati dje me tre muaj afatin e pezullimit nga ushtrimi i profesioni­t, për mjekun kardiokiru­rg Edvin Prifti. SPAK ka çelur një çështje të re hetimore për kardiologu­n, e cila do të hetohet nga prokurori Sotir Kllapi. Hetimi ka nisur pas denoncimit nga djali i një pacienteje, e cila ndërroi jetë disa kohë pasi u operua nga mjeku Prifti.

Kardiokiru­rgu u vu në hetim për korrupsion dhe pastrim parash vitin e kaluar, pasi ra në ‘rrjetën’ e përgjimeve, teksa SPAK po hetonte rastet e korrupsion­it në Gjykatën e Krujës, për lirimin e të dënuarve për vrasje, operacion gjatë të cilit u vu në pranga edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha, bashkë me 9 të dyshuar të tjerë, të gjithë të dënuar.

Sekretarja e këtij institucio­ni fliste për ryshfet për operacioni­n e nënës së saj dhe për para që do t’i jepte Priftit. Për këtë arsye, mjeku u pezullua fillimisht nga detyra dhe më pas u vu në pranga.

Gjetja e më shumë se gjysmë milioni euro në shtëpi dhe zyrë, këqyrja e telefonit dhe e lap-topit i bëri prokurorët e SPAK që të zgjeronin hetimet dhe të ngrinin dyshimet për përfshirje­n e mjekut në të tjera veprimtari të dyshimta. Mjeku tha se të ardhurat vinin nga aktivitete­t e biznesit të bashkëshor­tes dhe shitjet e subjekteve, por prokurorët e hetuan deri në fund.

Mjeku arriti të fitonte lirinë e përkohshme dhe më pas kthimin e të drejtës për të dhënë mësim në auditore si pedagog i mjekësisë, por tashmë do të pezullohet për 3 muaj të tjerë nga drejtësia, për shkak të një dosje të re penale, po në lidhje me profesioni­n. Prifti e cilësoi ndalimin e tij nga SPAK si një sulm të qëllimshëm dhe politik, teksa Prokuroria tha se në zyrë i gjetën zarfe me para që dyshoheshi­n se vinin nga familjarë të pacientëve që operoheshi­n. Po ashtu u gjetën në çantë dhe kasafortë mbi 25 mln lekë të reja, përfshi dhe valutë, po të dyshuara nga aktiviteti korruptiv me operacione­t. Nën hetim bashkë me të u morën edhe një infermiere dhe sekretarja, që kishin dijeni për gjithçka.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania