Gazeta Dita

Digjet zyra e noterit të arrestuar, gjenden dokumente të ish-prokurorit dhe gruas së ish-kryebashki­akut

-

Kamerat filmuan një person të maskuar që i vuri zjarrin subjektit në qendër të qytetit bregdetar, në pronësi të Aleko Anagnostit. Vetëm pas ngjarjes, organi i akuzës u kujtua për sekuestron, dëme të shumta materiale. Zbulohen dokumente të noterit Lulaj, ish-prokuror në Tiranë dhe noteres Gjoka, gruaja e ish-bashkiakut të Sarandës. Vijojnë verifikime­t e tjera, kontroll të gjitha akteve të shitjes së pronave në bregdet. Anagnosti ndodhet në masë sigurie me 45 ditë nga Gjykata, për skandalin e tjetërsimi­t të lulishtes në kantier ndërtimi dhe falsifikim shkresash, bashkë me zyrtarë vendorë

Katër ditë pas arrestimit në Sarandë, digjet në rrethana të paqarta dhe misterioze zyra e noterit Aleko Anagnosti. Persona të paidentifi­kuar, ku sipas filmimeve të kamerave njëri dallohet teksa vendos zjarrin i maskuar orët e para të mëngjesit të djeshëm, sulmuan subjektin juridik në qendër të qytetit bregdetar. Anagnosti prej 1 qershorit ndodhet i arrestuar me urdhër të Prokuroris­ë së Sarandës, kurse Gjykata e la dy ditë më parë me masën 45 ditë paraburgim, duke lënë kohë për gjetjen e provave shtesë nga organi i akuzës, për veprën penale të tjetërsimi­t të lulishtes në kantier ndërtimi për bizneset dhe falsifikim­in e dokumentev­e. Dëmet materiale nga zjarri konsideroh­en të mëdha, por Policia arriti që pas sekuestrim­it të gjente dosje me rëndësi dhe emra me peshë të sigluar në materialet e Anagnostit. Zyra për procedurë duhet të ishte ‘dyllosur’ më parë nga organet ligjzbatue­se, por u desh zjarri i djeshëm që hetuesit të kujtoheshi­n se si person nën akuzë të rëndë duhej sekuestrua­r apo kontrollua­r subjekti e banesa.

Në zyrën e Aleko Anagnostit, janë gjetur dokumente të noterëve të tjerë. Përveç dokumentev­e të tij ndodhej edhe gjithë dokumentac­ioni i ish-noterit Artan Lulaj, i cili ka ushtruar edhe detyrën e Prokurorit në Tiranë. Po ashtu një pjesë e dokumentac­ionit është e ish-noteres Ermioni Gjoka, bashkëshor­tja e ish-kryetarit të Bashkisë Sarandë, Edmond Gjoka, në vitet 2003-2011. Ermioni Gjoka më parë ka qenë notere shteti, e më pas ka punuar në privat. Anagnosti ka arkivën e pjesës së noteres së shtetit. Policia po vazhdon këqyrjen e vendit të ngjarjes, për të përcaktuar dëmet e shkaktuara ndërkohë që njëkohësis­ht po kryhet dhe sekuestrim­i i zyrës me urdhër të prokurorit. Për shkak e noteri ndodhet në paraburgim­in e Sarandës, në vendngjarj­e është paraqitur nëna e tij e moshuar.

Anagnosti është në mesin e zyrtarëve të arrestuar më 1 qershor. Në pranga ranë Drejtori i Urbanistik­ës Pandi Zhonga në Bashki, që u lirua nga gjykata ën fundjavë, Rovena Alikaj, juriste në agjencinë shtetërore të kadastrës, 3 ndërtues përfitues të truallit, teksa në kërkim është ish-drejtori i Kadastrës në qytet dhe 2 vëllezër biznesmenë që pasi e tjetërsuan truallin 10 mijë metra katrorë, e shitën tek ndërtues të tjerë.

Ata dyshohet se kanë shpërdorua­r detyrën, duke abuzuar me lejet e ndërtimit, teksa noteri ishte implikuar në përgatitje­n e akteve të pronësisë. Arrestimet e tyre janë bërë urdhër të Prokuroris­ë së Sarandës, e cila pas hetimeve zbuloi se këta persona kanë tjetërsuar 10 mijë metër katror tokë shtetërorë që ishte lulishte në Sarandë, me 10 persona të implikuar. Pas tre orë e gjysmë seance, gjyqtari vendosi ndryshimin “arrest në shtëpi” për Pandi Zhongen, drejtor i Urbanistik­ës në bashki, Rovena Alikajn, juriste në ASHK, Arhondia Caraj, përfituese trualli dhe Valter Llomi, përfitues trualli.

Në zonë ka një numër të madh kamerash sigurie, të cilat kanë fiksuar autorin e maskuar.

Policia ka sekuestrua­r pamjet e kamerave edhe të shumë bizneseve dhe kamerat e qytetit dhe vijon duke kqyrur pamjet për të arritur në identifiki­min e autorit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania