Gazeta Dita

Nuredin Dumani hap ‘kutinë dytë të pandorës’. Zbërthen krimet në Belgjikë, Holandë dhe Itali

- Kriminale, ish-prokurori thotë

SPAK po grumbullon të dhëna për ngjarje të tjera kriminale, përveç atyre 17 që tashmë i ka zbardhur dhe lëshuar 32 fletë-arreste, për 8 grupe të organizuar­a. Letër-porosi me homologët e shteteve partnere, kërkon arrestimin e të implikuarv­e. Ish-prokurori Eugen Beçi shpjegon favoret dhe disfavoret e një të penduari, sa i duhet besuar dhe procedurat që ndiqen kur jep prova. Thotë se faktet e reja që ka rrëfyer, kërkojnë kohë dhe staf profesiona­l, për të mos dështuar

Ipenduari Nuredin Dumani, ka rrëfyer detaje për krime të reja në lidhje me dosjen e bujshme të SPAK, “Plumbi i artë”. Së bashki me ‘ushtarin’ e tij Henrik Hoxhaj, të penduarit e drejtësisë kanë hedhur dritë mbi disa nga ngjarjet kriminale më të rënda të dy dekadave të fundit. Mësohet se Dumani ka dhënë dëshmi për vrasjen e disa eksponentë­ve të krimit në Belgjikë, Holandë dhe Itali.

Ish-prokurori Eugen Beçi, i ftuar në studion e “Abc Live”, u shpreh dje se kjo dëshmi do ta vonojë hetimin dhe do të duhen prova konkrete nga vendet e përmendura nga Dumani, pra nëpërmjet hetimit të përbashkët dhe me letër-porosi.

“Do na duhen prova nga Italia, Belgjika për të përcaktuar se si janë këto deklarime që ky person ka dhënë. Letër-porosia do kohën e vet dhe me mbërritjen e atyre provave hetimi do kërkojë shumë më tepër kohë. Rezulton se do kemi shumë surpzira në botën e krimit. Komunikimi i sigurt nëpërmjet aplikacion­eve nuk është më i sigurt, pasi vetë autoritete­t blege kanë dhënë deklarime që po ecin në zbardhjen e këtyre ngjarjeve”, tha ish-prokurori. Beçi sqaroi edhe procedurën për të arritur deri te statusi i të penduarit të drejtësisë. Në gjykimin e tij, duhet treguar kujdes, pasi bërja publike e të dhënave dhe emrave të personave që marrin statusin e të penduarit të drejtësisë, mund të cenojë dhe sekretin hetimor. “Nga një prej autorëve të kryerjes së veprës penale, prokurori dëgjon të dhënat që jep ky person. Nëse këto të dhëna jenë shumë më tepër, që mbështeten në prova dhe shërbejnë për të provuar një çështje kriminale, prokurori lidh marrëveshj­en dhe personi merr statusin e të penduarit të drejtësisë. Kjo është një marrëveshj­e që realizohet gjatë hetimit paraprak. I parashtroh­en këtij personi përfitimet që do te ketë nga bashkëpuni­mi me drejtësisë dhe duke dëgjuar nga ana tjetër se çfarë është i gatshëm të japë ky person. Nëse ky person është i gatshëm të japë të dhëna që çojnë në zbulimin e ngjarjeve të tjera, atëherë shikon se çfarë shikon ti dhe çfarë shikoj unë. Me ketë person duhet treguar kujdes i jashtëzako­nshëm. Duhet ruajtur një ekuilibër mes asaj që duhet t’i japësh publikut dhe asaj që duhet të ruash për sekretin hetimor. Nuk duhen bërë publike emrat e këtyre personave dhe atyre që kanë bashkëpunu­ar. Të bësh publikë emrat e personave të arrestuar është tjetër gjë dhe të thuash janë të penduar të drejtësisë, është tjetër gjë. Duhet të tregosh shumë kujdes. Këta persona duhet të trajtohen si të arrestuar, por jo të thuash që janë të penduar. Duhet ruajtur sa më shumë sekreti, aq më shumë kur kemi të bëjmë me bashkëpunë­torë drejtësisë”, u shpreh Beçi.

Por sa besim mund të kesh te deklaratat që ata thonë? Beçi shprehet: “Këtu ka një problem proceduria­l që ka të bëjë me fazën e parë të marrëveshj­es që lidh. Personi duhet të tregojë pa rezerva gjithçka që di. Nuk është i mjaftueshë­m deklarimi i një personi. Duhet që ky deklarim të shoqërohet me prova dhe indicie. Nxjerrja e detajeve, të dhënave dhe personazhe­ve, bën që provat mos jenë më objektive. Çdo person që merr dijeni përgatit alibinë e tij. Nëse një person që është i implikuar dëgjon ngjarjen, ai përgatit alibi”. Kurse për implikimin e emrave të zyrtarëve të lartë dhe policëve në ngjarje

se duke llogaritur këtë gamë, bëhet më i vështirë hetimi. “Kjo e bën të vështirë, sepse krimi i organizuar prandaj është specifik, kërkon të rekrutojë në radhët e tij njerëz të policisë. Duke pasur në radhët e tij njerëz që mund të prishin prova, hetimi bëhet më i vështirë. Por stoku i dosjeve nuk ka shumë lidhje me krimin e organizuar. Ka mangësi në gjyqtarë, prokurorë. Në parimin e ligjit çështja nuk mund të jetë me prioritet, duhet të marrë kohën dhe rëndësinë e duhur. Drejtësia duhet të jetë gjithnjë brenda disa afateve. Në fazën ku jemi po ndodh shumë shpesh që po shkelen afatet, për shkak të mungesës së madhe pa arsye të heqjes së prokurorëv­e dhe gjyqtarëve dhe për shkak të ngarkesës së madhe. Duhet që shteti të marrë masa dhe të sigurojë që çdo hetim të shkojë deri në fund pa cenuar elementin kohë”, thotë ai.

SPAK po koordinon me hetuesit e huaj për të verifikuar të dhënat e Dumanit për ngjarjet kriminale. Nga ana tjetër SPAK i ka kërkuar policisë që të kryejë kontrolle për kapjen e personave në kërkim.

Dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe HenrikHoxh­ajt, nga qelia, zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuar­a kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022, plotë 12 vrasje dhe 17 vepra penale të rënda. Ka 32 persona në dosjen penale, nga të cilët 18 tashmë të arrestuar dhe 14 ende në kërkim, anëtarë të 8 grupeve kriminale të rrezikshme, që paguanin për të eleminuar njëra-tjetrën tek killeri Dumani, i cili kishte dhe skuadrën e vet. Dumani zbuloi ekzekutimi­n e Ervis Dedej nga Talo Çela për llogari të vëllezërve Qoli në Durrës, e më tej i preu futin nënës nënës së viktimës Fatmira, kur nisi të kërkonte drejtësi për të birin. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonime­t, “Lala” dhe “Bubi”, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e mni 6 mln milionë eurove të humbura, për të cilat nisën hakmarrjen dhe shkaktuan 6 viktima në seri, në vitet 2020-2021.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania