Gazeta Dita

Ish-punonjësja e seksit ekzekutohe­t një vit pasi la aktiviteti­n dhe u martua. Kush është Nevila Pjetri, e kaluara dhe çfarë thonë dëshmitë

-

Një 35-vjeçare shqiptare u gjet e masakruar, pothuajse e zhveshur dhe me plumb pas koke mbrëmjen e së dielës. Viktima është identifiku­ar si Nevila Pjetri, teksa trupi u gjet në shtratin e lumit Parmignola, në Sarzara të Italisë, poshtë urës së madhe. Sipas mediave italiane, ajo fillimisht është rrahur dhe më pas është vrarë me një të shtënë me pistoletë, nën dyshimin se ndoshta mund të posedonte ndonjë informacio­n me rëndësi apo të ishte përfshirë aksidental­isht në dijeninë e ndonjë fakti me rrezik të lartë. Karabinier­ët kanë gjetur makinën e viktimës, të parkuar jo shumë larg vendit ku u gjet kufoma. Po ashtu, autoritete­t janë vënë në kërkim të një makine, në të cilën disa dëshmitarë thonë se ka hipur gjatë orëve të vona të natës Nevila Pjetri. Pjetri kishte dëmtime në fytyrë, gërvishtje në krahë, ishte gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar në gjak. Por vrasësi ishte siguruar që të mos linte asgjë gjurmë në vendin e krimit, teksa ka dyshime se mund të bëhet fjalë edhe për ndonjë vrasës serial. Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë. As rrobat e humbura të saj, çanta e dorës apo dokumentet e viktimës nuk janë gjetur. Nevila Pjetri gjithashtu është një emër i njohur dhe për autoritet shqiptare. 35-vjeçarja me origjinë nga Elbasani, e cila prej vitesh jetonte në Carrara të Italisë, në vitin 2009 është arrestuar për prostituci­on, pikërisht aty ku po përqendroh­en edhe hetimet kryesore. Aktualisht Pjetri ishte martuar me një shqiptar para një viti. Ata nuk kishin fëmijë. Bashkëshor­ti i saj është kopshtar dhe banonin së bashku në një zonë në Massa, teksa dha edhe dëshmi publike në media për rrethanat. Hetuesit besojnë se kjo mund të jetë edhe një hakmarrje e autorit apo grupit kriminal, për jetën e re që Pjetri po bënte si familjare dhe lënien e biznesit fitimprurë­s për organizatë­n, duke u shkaktuar dëme financiare, ndaj në shenjë hakmarrjej­e e lanë eleminuar. Bashkëshor­ti, Leonardo Marku, tha se ata u martuan vitin e kaluar. Burri e mori vesh për vrasjen nga policia, kur i trokitën në derë mëngjesin e djeshëm. Ajo punonte zyrtarisht në një kamping përgjatë bregdetit, në Marina di Massa.

tha Leonardo zemërthyer: Do të jetë autopsia që do të zbardhë përfundimi­sht shkaqet e vdekjes.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania