Gazeta Dita

Zyrtari rus kërcënon Ballkanin me sulm bërthamor: Raketa jonë s’do të kërkojë leje të fluturojë mbi ta

-

komunikim dhe me gjasë diçka ka arritur, mirpo përballë kryeminist­rit të Kosovës ka patur një mur moskuptimi bipartizan që lidhet me disa shkaqe, pavarësish­t nevojës së dy partive për financim të fushatave nga votues shqiptaro-amerikanë të pasur. Gjithë politikanë­t e përtejdeti­t,- dinë apo s’dinë shumë rreth Kosovës- kanë patur para syve skedat e përgatitur­a nga Departamen­ti i Shtetit, i cili e takoi Kurtin në Prishtinë, por jo në SHBA.

Pragmatizm­i i tyre (mbështetja elektorale nga shqiptarët), mund t’ i shërbejë eventualis­ht Kurtit dhe Kosovës, që njerëzit me ndikim të Kongresit dhe Senatit, të “rrethojnë” Shtëpinë e Bardhë dhe Departamen­tin e Shtetit të armatosur me leximin e Vetvendosj­es për situatën ballkanike.

Ky objektiv ngjan legjitim, por gati sizifian, ama i natyrshëm për një politikan filozof si Kurti, që beson tek cilësitë e Mbinjeriut.

Kjo perspektiv­ë “rrethimi ideor” të Shtëpisë së Bardhë nga Kongresi dhe Senati, mbështet mbi premisën se qasja politike e Kurtit, pavarësish­t rreshtimit të tij 100% kundër Rusisë, megjithatë është e ndryshme nga Shtëpia e Bardhë (sa i takon dialogut me Serbinë). Kështu u duk së paku nga mesazhet e zonjës Karen Donfreed në Prishtinë.

Në bilanc të fundit, “arratisja nga jorrëmuja dhe rrëmeti i Kosovës”, për të cituar pjesërisht Nolin, – edhe Kurti si Rama pretendon hise se i ngjan atij në ligjërim- ka patur shumë vlera të sigurta për Kurtin dhe disa pjesërisht të sigurta për të dhe publikun.

Është parimi natyror: frytet e asaj që mbjell, duan kohë të prodhohen, nëse janë kultivuar mirë.

Anulimi i vizitës dy ditore të shefit të diplomacis­ë ruse Sergei Lavrov në Serbi pasi shtetet Ballkanike nuk lejuan avionin e tij mbi hapësirën ajrore e ka acaruar mjaft Rusinë. Ndërkohë që Lavrov e cilëson këtë një situatë të papreceden­të, nuk kanë munguar edhe kërcënimet për sulme ndaj këtyre shteteve.

Shefi i Agjencisë Hapësinore të Rusisë Dimitri Rogozin tha se Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Rumania kishin tradhtuar historinë e përbashkët të sllavëve duke u sjellë ashtu si edhe suedezët në raport me Rusinë, shkruan abcnews.al.

Më tej ai flet edhe për ndëshkimin e këtyre shteteve: “Sarmat (raketa ruse sh.r) nuk kërkon leje për të fluturuar mbi qiellin e tyre”.

Ky është një kërcënim i hapur për sulm bërthamor nga Rusia ndaj vendeve të Ballkanit pasi ndaluan shkuarjen e Lavrovit te vëllezërit serb dy ditë më parë.

Raketa “Sarmat” është ndër më të fundit të testuara nga Rusia dhe tashmë është bërë e modës që ushtarakë dhe politikanë rusë të kërcënojnë me sulm shtete të ndryshme. Në fillim ishin Anglia, Franca dhe Gjermania që u kërcënuan me një sulm me “Sarmat”, dhe tashmë është radha e Ballkanit.

Rusia fajësoi perëndimin për anulimin e një vizite të ministrit të saj të Jashtëm, Sergey Lavrov në Beograd, pasi vendet përreth Serbisë mbyllën hapësirën ajrore për avionin e ministrit rus

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania