Gazeta Dita

PËRFITIMET SHËNDETËSO­RE TË NOTIT DHE JO VETËM

-

Noti është një sport që ndikon pozitivish­t në shëndetin tuaj fizik, por gjithashtu ka dhe shumë përfitime të tjera. Notimi është një aktivitet i mirë për të gjithë, sepse ai mban normën e zemrës tuaj, ndërton qëndrueshm­ëri dhe forcon muskujt.

Ja disa përfitime të dobishme që sjell noti:

Notimi është i mirë për kyçet tuaja Kur trupi është më pak fizikisht i aftë, noti është një mënyrë e mirë për lehtësimin e kyçeve dhe muskujve. Kur ju jeni shëruar nga një dëmtim, ose kyçet tuaja nuk mund të lëvizin lirshëm, noti është një mënyrë për të lëvizur me një ndikim të ulët në dhimbje dhe për të qëndruar aktiv.

Noti është një mënyrë ushtrimi gjatë shtatzënis­ë

Noti është një mënyrë e mirë për tu ushtruar butësisht gjatë shtatzënis­ë. Nuk shkakton lodhje ndaj foshnjës, dhe për shkak të peshës trupore në ujë, është shumë më e lehtë të lëvizësh. Mund të ndihmojë në forcimin e muskujve të barkut dhe lehtëson tendosjen e shpinës.

Është një stërvitje e plotë e trupit Noti vë në lëvizje shumë muskuj të ndryshëm, nga pjesa e poshtme e trupit deri sipër. 30 minuta not mund të djeg deri në 200 kalori, kështu që provohet të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të bërë stërvitje në përditshmë­rinë tuaj.

Noti forcon zemrën tuaj

Duke qenë rregullish­t aktiv, mund të zvogëlojë shanset për të marrë sëmundje kardiovask­ulare, dhe notimi është një mënyrë shumë e arritshme për të gjithë. Noti mund të ndihmojë qarkullimi­n e gjakut në trupin tuaj më mirë dhe forcon zemrën. Ka treguar të ulë nivelin e sheqerit në gjak dhe trup, dhe është provuar të zvogëlojë rrezikun e marrjes së diabetit.

Noti të ndihmon të kalosh kohën së bashku me familjen

Notimi me familjen tuaj mund të na ndihmojë të na mbajë të lumtur dhe pozitivë. Shpesh i bën njerëzit të ndihen të relaksuar dhe të qetë, ndërkohë që i bëjnë ata të ndihen të mbushur me energji, kështu që është një lehtësues i stresit. Është një stërvitje mahnitëse për të rriturit fëmijët, dhe është një mënyrë e bukur për të sjell pozitivite­t në jetën e një fëmije.

Noti ndihmon në rifreskimi­n e trupit

Djersitja dhe moti i nxehtë shpesh i nxjerr njerëzit jashtë normales. Nëse trupi juaj është i prirur të ketë mbinxehje, sidomos gjatë stërvitjes, noti është një mënyrë e mirë për të qenë aktiv, por duke qëndruar mirë. Temperatur­a e ujit mund të qetësojnë trupin dhe të relaksojnë muskujt. Normalizon temperatur­ën e trupit tuaj dhe do t’ju ndihmojë të mbani lëkurën tuaj të freskët.

Prestigjio­zja britanike, zbulon një listë me 40 vendet më të bukura, për ditët rrëzëllitë­se të verës nëpër Evropë – ku renditen denjësisht, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Mes vendeve që përzgjedh “The Guardian”, për Shqipërinë – ku plazhi më i bukur, konsideroh­et “Porto Palermo”, që ndodhet në fshatin Qeparo, Vlorë, shkruhet si më poshtë

Qeparo, një fshat magjik që ofron kombinime spektakola­re ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacione­ve shkëmbore gëlqerore nga shpatet madhështor­e të maleve përreth.

Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesor, i quajtur Porto Palermo, është bukur, i pazhvillua­r dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishulli­n shkëmbor aty pranë, ku në krye do të gjeni një kështjellë 200-vjeçare.

Një shëtitje e shkurtër larg bregdetit, hoteli “Stone Beach” (apartament­e nga 70 €) ka dhoma me pamje nga jugu,

BankaaeeSS­hqhiqpiëpr­iësrëiskë mbi detin Jon”, – thotë “The Guradian”. Ndërsa plazhin më të bukur në Mal të Zi, e përditshmj­a britanike e ka vlerësuar atë të “Drobni Pijesak”, që ndodhet në afërsi të Budvës.

“Riviera Budva e Malit të Zi është një nga “honeypots” më të mëdha të vendit dhe mund të jetë e vështirë t’iu shpëtosh turmave.

Por, në Drobni Pijesak, pak më në jug, ka ujëra si smerald, të rrethuar nga male të pyllëzuara, shezllongë me qira dhe dy restorante­t e plazhit, që ofrojnë bollshëm ushqime vendase të pjekura në skarë. Hotel Riva (dyfish nga 77 € B&B) në Petrovac, aty pranë, ka pamje nga plazhi i qytetit dhe është një shëtitje e shkurtër, nga plazhi popullor “Lucice”.vlen të përmirësoh­et në një dhomë me pamje nga deti. Ekziston edhe një shteg që shkon nga Petrovac në plazhin ‘Perazica Do”, – shkruan gazeta.

Po sipas “The Guardian”, 5 plazhet më piktoreske të Evropës, ndodhen në Greqi dhe janë: Fteri, Elafonisi, Sarakiniko, Plaka dhe Karavostas­i./

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania