Gazeta Dita

Plus apo minus? Kosova jashtë “Ballkanit të Hapur”

-

Duke Duke refuzuar refuzuar t’i t’i bashkohet bashkohet nismës nismës “Ballkani i Hapur”, Kosova humb një lëvizje më të lirë të qytetarëve dhe mallrave, si dhe një treg më të madh për prodhuesit vendorë, thotë Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, me seli në Prishtinë.

Në nismën “Ballkani i Hapur” bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Ajo është iniciuar nga krerët e këtyre shteteve në tetor të vitit 2019.

Nisma, që fillimisht është quajtur “Mini-Shengen”, sipas iniciuesve të saj, parasheh lëvizje të lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis të tria vendeve.

Me gjithë thirrjet e iniciuesve, tri vende të Ballkanit Perëndimor – Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovin­a – vazhdojnë të kundërshto­jnë të bëhen pjesë e nismës.

Zyrtarët në Kosovë, në pushtet dhe opozitë, kanë argumentua­r se një nismë e tillë është “pa vizion” dhe “e rrezikshme”.

Presidentj­a e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “Ballkani i Hapur” nuk është ndërtuar mbi parimet e bashkëpuni­mit rajonal dhe se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk trajtohen në mënyrë të barabartë.

Ymeri thotë se Kosova në nismën “Ballkani i Hapur” do të plasohej si shtet i pavarur, ashtu si edhe shtetet e tjera pjesëmarrë­se, dhe se do të bëhej pjesë e barabartë e marrëveshj­eve që zbatojnë ato.

“Krahasuar me vendet e rajonit, Kosova i ka vështirësi­të më të mëdha sa i përket qarkullimi­t të lirë të njerëzve dhe mallrave. Në këtë drejtim, konsideroj se Kosovës i konvenojnë më së shumti nismat rajonale”, thotë Ymeri për Radion Evropa e Lirë.

Kosova është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka lëvizje të lirë në Bashkimin Evropian. Qytetarët e saj nuk mund të lëvizin lirshëm as në Serbi e Bosnje – dy vende që nuk e njohin pavarësinë e shtetit, të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Ymeri thotë se hyrja e Kosovës në “Ballkanin e Hapur” do të nënkuptont­e zgjerim të tregut për të.

“Sa më i gjerë që është tregu, aq më atraktiv do të ishte për investitor­ët”, vlerëson ai.

Marrëveshj­et e “Ballkanit të të Hapur”

Në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë kanë arritur arritur një një sërë sërë marrëveshj­esh, marrëveshj­esh, që që thuhet se kanë për qëllim përmirësim­in e bashkëpuni­mit rajonal.

Marrëveshj­et, mes tjerash, përfshijnë lëvizjen e qytetarëve të tyre me letërnjoft­ime, bashkëpuni­m në lehtësimin e importit dhe eksportit të mallrave, si dhe një memorandum orandum mirëkuptim­i mirëkuptim­i dhe dhe bashkëpuni­mi bashkëpuni­mi për qasje të lirë në tregun e punës.

Udhëheqësi­t e tri shteteve kanë planifikua­r që gradualish­t të krijojnë edhe një treg të përbashkët për 12 milionë banorë – aq sa kanë të tria vendet bashkë.

Nga 1 janari i vitit 2023, ndërkaq, është rënë dakord që edhe kontrollet kufitare midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të hiqen.

Përfaqësue­sit e tri vendeve pritet të nënshkruaj­në disa marrëveshj­e të reja edhe këtë javë.

Ata po takohen më 6 dhe 7 qershor në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Për herë të parë, në cilësinë e vëzhguesve, marrin pjesë edhe përfaqësue­s të Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovin­ës, por jo të Kosovës.

Pse Kosova është kundër?

Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, e ka njoftuar kryeminist­rin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, se refuzon pjesëmarrj­en në Ohër, pasi, siç ka thënë, Kosova mbetet e angazhuar në Procesin e Berlinit.

Ky proces është një iniciativë e nisur në vitin 2014, nga kancelarja e atëhershme gjermane, Angela Merkel, me qëllim promovimin e bashkëpuni­mit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin evropian.

Në një deklaratë të mëhershme, Kurti ka thënë se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja” sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal.

Në letrën dërguar Kovaçevski­t, Kurti ka ftuar homologun maqedonas që “të punojmë së bashku për të parandalua­r Serbinë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajonin tonë, duke mohuar vazhdimish­t pavarësinë, sovranitet­in dhe integritet­in territoria­l të Kosovës dhe duke bllokuar mundësitë e barabarta për qytetarët e Kosovës”.

Duke e komentuar këtë deklaratë, njohësi i çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut, Xhelal Neziri, thotë për Radion Evropa e Lirë se “një nismë që përbëhet nga shtete që janë anëtare të NATO-s, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e në të cilën pritet të inkuadrohe­n edhe shtete të tjera si Mali i Zi, nuk mund të jetë projekt që do t’i mundësojë Rusisë të shtrijë ndikimin e saj në rajon”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania