Gazeta Dita

Muzeu i së shkuarës

Një sherrnajë false

-

Letër e nënshkruar, Lexues, Lezhë pse u ngrit një “sagë” e tillë debati dhe sherri të pretenduar mes Berishës dhe Metës, për firmosjen e një dekreti, të cilin Presidenti s’mund ta shmangte për shkak se e lejonte Kushtetuta dhe s’kishte ku e argumenton­te zvarritjen e tij, si dhe për faktin se Begaj ishte ngritur në detyrën më të lartë të FA bashkë me gradën gjeneralma­jor me firmën e vetë Metës?! E vërteta e kulluar është se Meta dhe me dakordësin­ë e vetë aleatit të tij Berisha, këtë radhë u la “pushim” në përplasjen e radhës me kreun e mazhorancë­s Edi Rama. Do të ishte një përplasje e panevojshm­e dhe pa asnjë përfitim, pasi të gjitha faktet i kishte kundër, dhe për më tepër asgjë nuk mund të ndikonte në bllokimin e zgjedhjes së Presidenti­t të ri

Nuk është në pushtet Ylli Bufi, Fatos Nano, as Pandeli Majko, por kryeminist­ër i vendit është Edi Rama.

Ndryshimi mes tyre, vendosmëri­a që ka Rama për të mos u kthyer dhe thyer ndaj çdo presioni. Po ta shikosh dhe ndjekësh me kujdes “opozitën” që po bën sot Sali Berisha, është e njëjtë me atë të 1992, 1998 deri në 2005, apo dhe pas saj.

Deklarata presionist­e, akuza dhe denoncime pa “doganë”, shpikje dhe shpifje ndaj atij që ka pushtetin, dhe nxitje të protestave të dhunshme. Këto të fundit në fakt nuk “pinë ujë” as kur ishte Basha kryetar partie, dhe Berisha e di mirë se, Edi Rama nuk ka gjasa të tërhiqet nga e tija.

Por le të kthehemi paksa te Berisha kryetar partie sot. Ai drejton me të njëjtët njerëz, me të njëjtën praktikë dhe të njëjtin mentalitet që drejtoi për 20 e kusur vjet, atë parti. Ai drejton me të njëjtat mendime, nuk i ndahet procesit të “rrëzimit të qeverisë me rrugë të dhunshme”, nuk rresht së akuzuari kryeminist­rin çdo 4-5 orë me deklarata shtypi apo përmes zëdhënëses së tij, nuk i ndahet shpirti nga “garda e vjetër”. Ata i mori në Këshillin Kombëtar, në kryesi, në zyrat e partisë, ata ka ndërmend ti ketë “kamikazë” për të organizuar protestat, akuzat, denoncimet, avokatinë e tij, etj..

Por pavarsisht se Berisha u bë si të thuash “kryetar i Partisë Demokratik­e”,gjykatat do të jenë “vula” e çdo veprimi ligjor dhe antiligjor që ka bërë ai deri sot.

Më kryesore është se, Berisha nuk mund të pengojë më asgjë në proceset zhvillimor­e të vendit, në proceset reformuese të politikës, ekonomisë, kulturës, turizmit, marrëdhëni­eve ndërkombët­are, etj…Ai do të mbetet “muzeu” i të shkuarës

Letër e nënshkruar, Artur, lexues Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania