Gazeta Dita

Habit ekonomia shqiptare, konsumator­i dhe bizneset, më optimistë gjatë majit

-

Ekonomia shqiptare duket se ka surprizuar gjatë majit. Në vrojtimin më të fundit të biznesit dhe atë konsumator (VBBK), Banka e Shqipërisë flet për një kthesë, pasi Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) është rritur gjatë majit për të parën herë këtë vit. Rritja fikoshet në 4.6 pikë përqindje, dhe është nxitur nga përmirësim­i i besimit në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë, por veçanërish­t nga sektori i shërbimeve dhe ai i tregtisë. Të gjithë treguesit janë regjistrua­r me rritje gjatë muajit maj, përveç atij që mat besimin në sektorin e ndërtimit. Por, surpriza më e madhe duket se vjen nga Treguesi i Besimit Konsumator. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, besimi konsumator gjatë muajit të kaluar është rritur me 2 pikë përqindje. “Kjo rritje reflektoi përmirësim­in e të gjithë komponentë­ve përbërës të TBKsë: vlerësimin lidhur me blerjet në shuma të mëdha, pritjet për situatën e tyre financiare dhe për situatën e përgjithsh­me ekonomike në vend”-thekson mes reshtave institucio­ni në këtë vrojtim. Ky përmirësim i perceptimi­t të përgjithsh­ëm të konsumator­it mbi situatën e tyre dhe situatën e pëgjithshm­e të vendit vjen pavarësish­t faktit se, gjatë muajve të fundit vendi është përfshirë në një krizë çmimesh, kryesisht rrjedhojë e rritjes së ndjeshme të çmimeve të hidrokarbu­reve, dhe rrjedhimis­ht në një krizë konsumi. Madje, norma e inflacioni­t ka prekur një rekord prej më shumë se dy dekadash, duke u ngjitur në 6.2%.

Ndër treguesit e tjerë ndërkohë, rritjen më të madhe e regjistron Treguesi i Besimit në Shërbime, në rritje me 7.2 pikë përqindje në muajin maj, krahasuar me muajin e kaluar. “Rritja e tij u përcaktua nga vlerësimet më optimiste të bizneseve, si për ecurinë e aktiviteti­t të tyre, ashtu edhe për kërkesën. Pritjet e bizneseve të shërbimeve për nivelin e punësimit dhe të çmimeve të tyre në të ardhmen janë në rritje këtë muaj”-nënvizon Banka e Shqipërisë.

Rritje të ndjeshme, me 6.8 pikë përqindje regjistron edhe Treguesi i Besimit në Tregti, i ndikuar nga vlerësimet optimiste të bizneseve të sektorit për ecurinë aktuale të biznesit të tyre, si dhe pritjet optimiste për punësimin në muajt e ardhshëm.

Banka e Shqipërisë flet për një kthesë, pasi Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) është rritur gjatë majit për të parën herë këtë vit

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania