Gazeta Dita

Detyrimet e prapambetu­ra arritën në 122 mln euro në mars, u zgjeruan me 10% në 3 muaj

Pavarësish­t luhatjeve qeveria po mban në mënyre konstante detyrime të prapambetu­ra, që luhaten në 130-150 milionë euro në këto dy vitet e fundit

-

Pavarësish­t se të ardhurat buxhetore janë rritur me ritmet më të larta të dy dekadave të fundit, rendimenti i mirë fiskal nuk po e pengon rritjen e detyrimeve të prapambetu­ra buxhetore.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në fund të marsit 2022 detyrimet e prapambetu­ra arritën në 14,65 miliardë Lekë lekë (122 milionë Euro) me zgjerim 10% nga fundi i vitit 2021.

Detyrimet sipas zërave janë, 4,6 miliardë lekë për infrastruk­turën, të cilat zunë 38% të totalit dhe zëri “detyrime të tjera (kryesisht pushteti lokal)” me 9 miliardë lekë ose 62% e totalit. Zëri i detyrimeve ndaj punimeve në infrastruk­ture u zgjerua me 18% në krahasim me fundin e vitit, ndërsa detyrimet e tjera me 5%.

Ministria e Financave e ka bërë praktikë që të akumulojë detyrime të prapambetu­ra në fillim të vitit dhe një pjesë të tyre ta shlyejë në fund të vitit, nëpërmjet hapësirës së deficitit buxhetor të pashfrytëz­uar. Pavarësish­t luhatjeve qeveria po mban në mënyre konstante detyrime të prapambetu­ra që luhaten në 130-150 milionë euro në këto dy vitet e fundit.

Por, institucio­net e specializu­ara të auditit ngrenë dyshime se llogaritë e detyrimeve të prapambetu­ra janë më të mëdha se raportimet e qeverisë në tabelat fiskale. Psh në këto detyrime ende nuk është kontabiliz­uar një detyrim i madh që rrodhi nga gjykata e Strasburgu­t ndaj çështjes “Becchetti” me një shumë rreth 100 milionë euro.

Dy vite më pare, një raport i auditit të brendshëm të qeverisë hodhi alarmin për shumën e madhe të detyrimeve të prapambetu­ra në llogarite e qeverisë. Ekspertë nga Ministria e Financave thanë se këto detyrime krijohen nga prokurimet për punë dhe shërbime jashtë programit buxhetor afatmesëm dhe atij vjetor.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka gjetur në auditet rutinë se entet publike e kanë kthyer në rutinë thyerjen e udhëzimeve për përdorimin e parave publike, pasi një përqindje e madhe e tenderëve bëhen duke mos pasur fonde të programuar­a në dispozicio­n ose me vlera mbi limitin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania