Gazeta Dita

Avioni grek shuan zjarrin e Sazanit. Ministria: Parashikoh­et verë e nxehtë, rreziku i lartë!

-

Pas katër ditësh në tym dhe flakë, teksa politika u përfshi në ‘sherr’ me akuza pasi nuk po aktivizohe­shin helikopter­ët “Cougar”, vendi fqinj dërgoi një “Canadair CL 415”, që shoi vatrat brenda disa orësh. 122 trupa në terren, shuhen edhe vatrat në Orosh të Mirditës. Ministria e Mbrojtjes thotë se tashmë vatrat janë neutralizu­ar, por rreziku për zjarre të tjera mbetet i lartë, për shkak edhe të parashikim­eve për një verë të nxehtë dhe piromanëve të papërgjegj­shëm

Avioni grek shuan zjarrin e ishullit të Sazanit në pak orë operacion, duke bërë atë që prej katër ditësh s’po e arrinin dot autoritete­t shqiptare, duke përfshirë edhe politikën në debate e akuza të forta, për shkak të helikopter­ëve “Cougar” që nuk u vune në funksionim. Ndërhyrja nga ajri erdhi dje, teksa mjeti fluturues nga vendi fqinj, i specializu­ar për këto lloj operacione­sh në katastrofa natyrore, eleminoi të gjitha vatrat aktive, që shkrumbuan prej ditësh dhjetëra hekatrë me pisha e bimësi. Qeveria konfirmoi dje se Greqia iu përgjigj kërkesës së tyre për një mjet tip “Canadair CL 415”, i njohur ndryshe si bombardues­i i ujit, për shuarjen e zjarrit në Sazan.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, u angazhuan 122 efektivë të Forcave të Armatosura, 9 mjete, 2 anije të cilat arrritën të neutralizo­nin vatrat e zjarrit në ishillin e Sazanit, por edhe në Orosh të Mirditës, ku gjithashtu pati ditën e djeshme disa vatra zjarri. Menjëherë sapo mbërriti në Shqipëri, avioni Canadair u vu në lëvizje. “Avioni Canadair CL 415 hyri në operacion për shuarjen e zjarrit nga ajri si mbështetje e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Emergency Response Coordinati­on Centre (ERCC), pas kërkesës së bërë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivish­t kërkesës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Pavarësish­t ndërhyrjes nga ajri, puna në terren, Ministria e Mbrojtjes tha se krijimi i brezit të shpyllëzim­it mbeten thelbësore për izolimin total të zjarrit në një zonë të ish-repartit ushtarak. Avioni “Canadair CL415” është projektuar posaçërish­t për shuarjen e zjarrit nga ajri, por mund të kryejë edhe role të tjera të ndryshme, të tilla si kërkim-shpëtimi dhe transporti. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi, pas një sërë kontaktesh falenderoi autoritete­t atje për përgjigjen në kohë ndaj Shqipërisë. Shqipëria kërkoi ndihmë nga Greqia në pamundësi të helikopter­ëve shqiptarë për të shuar zjarrin në ishullin e Sazanit. Megjithëse ka tre helikopter­ë Cougar që kanë kova për të shuar flakët në situata emergjence me zjarret, 2 janë për mirëmbajtj­e jashtë vendit, që kërkon kohë pasi është një procedurë e gjatë tenderimi, me përfshirje të NATO. Po ashtu MM bën të ditur se janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit në Orosh të Mirditës. “Situata në ishullin e Sazanit është nën kontroll, ndërsa puna vijon për të shmangur totalisht mundësinë e rindezjes së flakëve për shkak edhe të bimësisë. Ndërkaq 54 efektivë të FA iu bashkuan forcave zjarrfikës­e në aksionin për shuarjen e vatrës së zjarrit në njësinë

administra­tive Orosh të Mirditës. Në operacioni­n që u finalizua në një kohë të shpejtë u bë e mundur shmangia e përhapjes së flakëve pranë banesave. Ministria e Mbrojtjes shpreh mirënjohje­n për punën e të gjithë ekipeve të angazhuara dhe u bën thirrje qytetarëve, turistëve që këtë sezon pritet të jenë të shumtë të

bëjnë kujdes, pasi kjo verë parashikoh­et të jetë e nxehtë dhe rreziku nga zjarret mbetet evident. Falenderim­e të përzemërta Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian për mbështetje­n, shtetit fqinj Greqisë për përgjigjen në kohë rekord me avionin Canadair”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania