Gazeta Dita

Festohet 25-vjetori i “Aleancës së Sigurisë”, ministrja italiane Lamorgese: Keni gjithnjë mbështetje­n tonë

-

“Shqipëria gjithmonë mund të mbështetet në miqësinë dhe mbështetje­n e Italisë”. Kjo ka qenë deklarata e ministres së Brendshme italiane, Luciana Lamorgese, në fjalën e saj në ceremoninë e organizuar dje në Teatrin e Operas në Tiranë, për të festuar 25-vjetorin e nënshkrimi i Memorandum­it të Mirëkuptim­it ndërmjet Ministrisë së Brendshme italiane dhe asaj shqiptare, lidhur me këshillimi­n dhe asistencën për riorganizi­min e policisë shqiptare, nënshkruar më 17 shtator 1997. “Ky protokoll ‘shënjoi’ fillimin e aleancës sonë së sigurisë. Sot mund të them me krenari se nënshkrimi i atij akti përfaqësoi vetëm hapin e parë në një proces të gjatë bashkëpuni­mi mes autoritete­ve të dy vendeve, të cilat me një ndjenjë të lartë detyre kanë kontribuar në krijimin e hapësirave të lirisë dhe zhvillimit”, tha ajo. Për ministrin e Brendshëm shqiptar, Bledi Çuçi, në 25 vjet “ka pasur një parakalim epokal, nëse mendojmë për Shqipërinë që po eksportont­e probleme te fqinjët tanë, ndërsa sot bashkërend­ojmë punën për të përballuar sfidat e sigurisë”. Dhe në fakt, jo vetëm në bisedimet e zhvilluara mes dy ministrave, por edhe në takimin që Lamorgese pati me kryeminist­rin Edi Rama, ishte rasti “për të nisur projekte të reja dhe për të rënë dakord për forma më të strukturua­ra bashkëpuni­mi”. I pranishëm ishte edhe kryepolici Gledis Nano, teksa u zhvilluan edhe aktivitete të ndryshme, akte demonstrim­i dhe donacione të makinës inteligjen­te operaciona­le “Lambroghin­i” dhe një roboti antieksplo­ziv, që çaktivizon valët telefonike për të shmangur shpërthime­t nga distanca të bombave. Lamorgese dhe Çuçi vlerësuan rezultatet e shkëlqyera të bashkëpuni­mit policor italo-shqiptar të kryer nën kujdesin e Departamen­tit të Sigurisë Publike dhe i shprehur nëpërmjet Zyrës Ndërlidhës­e të Interforca­ve Italiane (UCI) me detyra bashkëpuni­mi hetimor dhe trajnimit dhe analizave. Një ekspert për sigurinë e Policisë së Shtetit punon pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë, i ndihmuar nga një staf ndërforcue­s, Eksperti i Guardia di Finanza, ndërsa Njësia e Kufirit Detar të Guardia di Finanza ka seli në Durrës dhe Vlorë. Me rëndësi strategjik­e janë projektet e financuara nga Komisioni Evropian, IPA dhe EU4LEA, që synojnë rritjen e standardev­e të sigurisë së Shqipërisë.

“LAMBROGHIN­I” INTELIGJEN­T QË SHPËTON JETË

DHE ROBOT QË ÇAKTIVIZON VALËT E BOMBAVE

Forca të ndryshme nga Policia, forca të karabienie­rëve, Guardia di Finanza, forcat speciale “Nocs”, një numër ushtarësh nga Roja Bregdetare, një njësi qensh kundër drogës, forca anti eksploziv janë ‘transferua­r’ dje në kryeqytet, për të ekspozuar ‘arsenalin’ më modern të forcave të sigurisë së vendit fqinj. Policia Rrugore italiane prezantoi për publikun shqiptar Lamborghin­i Gallardo, Arma dei Carabinier­i grupin e Biodiversi­tetit, Guardia di Finanza një ekspozitë të Njësisë Qendrore të Sigurisë Operaciona­le të Policisë së Shtetit (Nocs) dhe fluturimin e helikopter­it të Guardia di Finanza. Kjo makinë e poseduar nga policia italiane, ka shpëtuar shumë jetë. Një detyrë themelore e saj është kujdesi shëndetëso­r. Për këtë qëllim, bagazhi i përparmë i makinës strehon një pajisje speciale frigorifer­ike për transporti­n urgjent të organeve për transplant­im. Për shpëtimin emergjent të njerëzve, pajisja përfshin gjithashtu një defibrilat­or, i cili është në gjendje të shpëtojë jetë duke rivendosur rrahjet normale të zemrës përmes goditjeve elektrike të synuara në rast të aritmisë së fortë kardiake ose fibrilacio­nit ventrikula­r. Në shesh ka pasur edhe një robot, që është në dispozicio­n të policisë shqiptare, i cili përveç aftësisë së bërjes së çaktivizim­it të bombave dhe hapjen e pakove të dyshimta si bomba, bën edhe bllokimin e valëve deri në 1 kilometër, me qëllim parandalim­in e aktivizimi­t të bombës me celular apo telekomand­ë nga distancë në momentin kur po bëhet çaktivizim­i. Komandohet në distancë dhe është i aftë të kalojë disa lloj pengesash, tepër i manovruesh­ëm.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania