Gazeta Dita

Vrasja për gërvishtje­n e makinës dhe për rrahjen, çohet në gjyq dosja. Leonard Bashaliu ekzekutoi fqinjin me armë pas përleshjes

-

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njoftoi dje se ka mbyllur hetimet për Leonard Bashaliun, i cili akuzohet për vrasjen e Ylber Xhahysës, pas një konflikti për parkimin dhe gërvishtje­n e makinës në Peqin. Bashaliu akuzohet për veprat penale të “vrasjes me paramendim”, “prishje e qetësisë publike” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe municionit”. Në përfundim të hetimeve, çështja është çuar në Gjykatën e Elbasanit, që nëse do e shpallë fajtor gjatë procesit, do të japë dhe dënimin për të pandehurin. Leonard Bashaliu është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes dhe është hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”. Hetimet për këtë procedim penal u kryen në bashkëpuni­m me Policinë Elbasan dhe prokurori i çështjes është Petref Asllani. Sipas dosjes hetimore, ngjarja ndodhi më 8 qershor 2021, në fshatin Gjoçaj të Peqinit, ku është vrarë Ylber Xhahysa. Autori dhe viktima kanë qenë të përfshirë në një konflikt 5 vite më parë, pasi Xhahysa i ka gërvishtur makinën Bashaliut. Viktima dhe autori u konfliktua­n fillimisht verbalisht, por që më pas degradoi edhe në përdorimin e dhunës, ku ata e goditën njëri-tjetrin me karrige e gota. Më pas Leonard Bashaliu ka nxjerrë armën duke qëlluar mbi Ylber Xhahysën dhe duke e lënë atë të vdekur. Në dëshminë e tij i akuzuari ka deklaruar në gjendje të rënduar psikologji­ke se konflikti me Xhahysën nisi pasi e kishte qëlluar me grushte 5 vite më parë. Ky konflikt i vjetër mes bashkëfsha­tarëve dyshohet se ka çuar në hasmëri mes familjeve, ku tashmë shënohen dhe 3 viktima.

DURRËS

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania