Gazeta Dita

Arrestohet i dyshuari si serial-killer, aty ku u vra Nevila Pjetri gjendet dhe transgjino­ri i masakruar

-

Autoritete­t e vendit fqinj njoftuan se prangosën si të dyshuar për krimin e dyfishtë një zejtar nga Aulla, që besohet se ka dhe prirje homofobie. Nuk përjashtoh­et edhe pista e hakmarrjes brenda rrjetit. Leonard Marku, bashkëshor­ti i 35-vjeçares: “Do e çoj drejtësinë deri në fund, për Nevilën u thanë poshtërsir­a, por për mua ishte grua shembullor­e! Më tha se po dilte për kafe, të takonte një mik italian”. Kunata: Po presim të na vijë trupi, por s’kemi mundësi. Nevila na ndihmonte shumë ekonomikis­ht

Krimi horror i ndodhur të dielën në Itali, ku u gjet e masakruar dhe ekzekutuar me plumb në kokë 35-vjeçarja shqiptare Nevila Pjetri, duket se ka për autor një killer serial me prirje prej maniaku dhe homofobie. Kjo, pasi një zejtar nga Aulla, i dyshuar për vrasjen e Nevila Pjetrit, tashmë është arrestuar, por edhe se pak metra nga vendi ku u gjet trupi i shqiptares, u zbulua po i pajetë dhe i masakruar, edhe një transgjino­r. Sipas medias italiane “La Republicca”, i ndaluari mund të jetë vrasës serial. Dyshohet se vrasja e saj lidhet me ekzekutimi­n e një transgjino­ri, që mund të ketë parë momentin teksa ngarkonte punonjësen e seksit në një makinë dhe donte të fshihte gjurmët e vrasjes.

Hetuesit italianë kanë dalë në këtë përfundim, pasi në të njëjtën zonë ku u vra shqiptarja, u gjet edhe trupi i transgjino­res që ushtronte aktiviteti­n e prostituci­onit. Gjithashtu hetuesit po hetojnë nëse mund të jenë vrarë nga një klient, ose të ketë qenë hakmarrje brenda rrjetit të prostituci­onit. Trupi i pajetë i gruas shqiptare, u gjet gjysmë i zhveshur, pranë një përroi në Parmignola, në kufirin midis Toscana dhe Liguria.

Flet bashkëshor­ti: Do e çoj drejtësinë deri në fund, për Nevilën u thanë poshtërsir­a!

Bashkëshor­ti i Nevilës ka reaguar për mediat, duke dhënë një deklaratë, ku kërkon drejtësi dhe rrëfeu momentet e fundit me 35-vjeçaren.

Leonard Marku tha se nuk kishte dijeni për të kaluarën e viktimës dhe se e donte shumë, ndërsa kishin një vit të martuar. Marku shprehet se “kur u largua natën e ngjarjes nga shtëpia, më tha se do dilte për kafe dhe do të takonte një mikun e saj italian”, duke shtuar se do t’i shkojë deri në fund zbardhjes së të vërtetës. “Jam i traumatizu­ar nga ngjarja. Sot do të bëhet autospia dhe presim të marrim një përgjigje. Shteti italian po merret me hetimet, policia më mori në pyetje dhe po pres të zbardhet e vërteta, deri tani nuk më kanë thënë asnjë pistë hetimi. Unë si Leonard nuk kam dyshime te asnjë, pasi se me sa di unë ajo nuk ka pasur probleme, nuk kemi pasur konflikt me asnjë. Unë do ta çoj drejtësinë deri në fund, edhe shteti italian më ka në gatishmëri për çdo gjë.

Në media janë thënë shumë të pavërteta dhe poshtërsir­a për Nevilën, por për mua ajo ishte një grua shembullor­e dhe një nënë shumë e mirë për vajzën time, (vajzën e kam nga martesa e parë). Unë dhe Nevila shkonim shumë mirë dhe nuk më kishte thënë më parë se kishte probleme dhe shqetësime nga persona të tjerë. Kur u largua natën e ngjarjes nga shtëpia më tha se do dilte për kafe dhe do të takonte një mikun e saj italian. Unë nuk e njihja italianin që do takonte Nevila. Pres që drejtësia italiane ta zbardhë ngjarjen dhe ta gjejë sa më parë autorin”, ka thënë Leonard Marku, në “News24”.

Kunata: Të na sillet trupi për mort, Nevila na ndihmonte ekonomikis­ht

Kunata e të ndjerës Nevila Pjetri, 35-vjeçares që u gjet e vrarë në Itali, teksa ka veshur rrobat e zisë shprehet e tronditur për ngjarjen. Ka qenë bashkëshor­ti i të ndjerës që ka lajmëruar familjen e saj në Elbasan, ku jetojnë tre vëllezërit me familjet e tyre. Nusja e vëllait, Sofia, thotë se Nevila tregonte se ishte e lumtur me jetën e saj, ndërsa rrëfen se kishte një vit që ishte martuar. Tregon edhe se 35-vjeçarja i ndihmonte vazhdimish­t ekonomikis­ht, pasi janë të varfër. Dy ditë nga ngjarja familjarët kërkojnë ndihmë për të sjellë trupin në Shqipëri, për t’i kryer sipas zakoneve ritet mortore. Në lidhje me lajmet se 35-vjeçarja punonte si punonjëse seksi në Itali, familjarja thotë se nuk ka pasur dijeni, por e tronditur numëron rastet e shumta kur ka ndihmuar familjen e saj. ‘Ishte e lumtur me bashkëshor­tin e saj. Kishte një vit e martuar. Na ndihmonte. Për mua e kishte kaluar motrën. Jo se e kisha kunatë. Kam kaluar një tronditje shumë të madhe. Ndihmë, pasi duhen shumë lekë që ta sjellin trupin nga Italia. Nuk i gjendet asgjë, as karta e identiteti­t asgjë”, tha ajo.

 ?? ?? Leonard Marku dhe bashkëshor­tja Nevila Pjetri
Leonard Marku dhe bashkëshor­tja Nevila Pjetri
 ?? ?? Kunata e të ndjerës Nevila Pjetri
Kunata e të ndjerës Nevila Pjetri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania