Gazeta Dita

Kapet piromani i zyrës së noterit, dyshohet se u pagua, i dënuar katër herë

-

Kush është Marjo Sinani, 41-vjeçari i njohur edhe si përdorues i heroinës. Kamerat e sigurisë çuan në identifiki­m 24 orë pas djegies së zyrës së noterit Aleko Anagnosti. Hetime se kush e pagoi. Skeda e krimeve nga viti 2008, shkatërrim­e prone me zjarr dhe eksploziv, plagosje dhe vjedhje. Noteri ndodhet në paraburgim me afat, Prokuroria po kërkon prova mes dokumentev­e që i shpëtuan zjarrit. Akuzë se bashkë me 9 zyrtarë e biznesmenë vendorë, tjetërsuan lulishten e qytetit për kantier ndërtimi

Pa kaluar as 24 orë nga zjarrvënia ndaj zyrës së noterisë së Aleko Anagnostit, i arrestuar për skandalin e tjetërsimi­t të lulishtes së Sarandës për ndërtime, policia vendore ka zbardhur ngjarjen, identifiku­ar dhe arrestuar autorin e dyshuar të krimit. Marjo Sinani bëhet me dije se është i akuzuari që u prnagos, i njohur për skedën e tij në organet e rendit, edhe për precedentë të tjerë penalë. 41-vjeçari është arrestuar edhe më parë për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie, teksa ishte ndër të dyshuarit kryesor për sulmin, që besohet se është kryer me pagesë dhe porosi. Nga veprimet hetimore dyshohet se Sinani ka vënë zjarr në zyrën noteriale të Anagnostit dhe për pasojë janë djegur një pjesë e dokumentac­ionit (arkivës), që mbaheshin në ambientet e zyrës. Qëllim ka qenë djegia e shumë materialev­e me rëndësi hetimore e që mund ta implikonin më shumë noterin nën arrest. Prokuroria tashmë ka nën sekuestro edhe zyrën, teksa po verifikon materialet që i shpëtuan flakëve. Sinani ka qenë i dënuar në fillim të viteve 2000 për “vjedhje në bashkëpuni­m”. Më pas, më 28 shkurt 2008, është vënë në pranga për “shkatërrim të pronës me zjarr”, pasi ka djegur automjetin e drejtorit të Shtëpisë së Pritjes Sarandë në atë kohë, Agim Kabo. Dy vite më vonë, më 12 dhjetor 2010, Sinani është arrestuar pasi plagosi me thikë shtetasin S. Dike. Pas 6 vitesh, më 8 nëntor 2016, është arrestuar për vjedhjen e tre automjetev­e, në lagjen nr. 1 të Sarandës, duke përdorur një thikë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua­r veshmbathj­e dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje. Marjo Sinani dyshohet se është edhe përdorues i heroinës dhe dyshohet se mori pagesë për të djegur zyrën e noterit, teksa policia po punon për zbardhjen e personave që mund ta kenë paguar. Identiteti i autorit u zbulua nga kamerat e sigurisë të bizneseve përreth. Në krye të këtij operacioni mësohet se ka qenë shefi i Komisariat­it të Policisë Sarandë, Klodian Kondi. Djegia e zyrës noteriale erdhi 5 ditë pas arrestimit të Anagnostit, i cili është në arrest me burg për 45 ditë, derisa Prokuroria të çojë prova të tjera në gjykatë për tjetërsimi­n e pronave në Sarandë. Pasi dokumentet u dogjën, Prokuroria mori vendimin që ta vinte në sekuestro zyrën e Anagnostit, ku policia u urdhërua që të ekzekutojë vendimin. Në skemën e tjetërsimi­t të pronave janë të përfshirë edhe zyrtarë e biznesmenë të tjerë. Një sipërfaqe prej 10230 m2 tokë shtetërore në bregdetin e Sarandës përmes një skeme falsifikim­i “gatuar” në zyrat e shtetit iu dha dy biznesmenë­ve të cilët e shndërruan në truall për ndërtimin e një hoteli. Prokuroria e Sarandës përgjatë dy viteve hetime arriti të zbulojë se në këtë skemë të tjetërsimi­t të pronës publike janë përfshirë 10 persona, si zyrtarë, biznesmenë dhe qytetarë. Në krye të listës ishte ish-drejtori i Kadastrës së Sarandës, Ardian Kola, i cili ka mbajtur detyrën në vitet 2019-2020. Urdhri i arrestit ndaj tij u lëshua nga Prokuroria dhe është ende në kërkim. Po kështu në kërkim janë shpallur dy vëllezërit biznesmenë Behar dhe Bedri Muçobega, që akuzohen për falsifikim dokumentes­h dhe pastrim i produkteve të veprës penale, ose veprimtari­së kriminale. Sipërfaqja tokësore e tjetërsuar ka qenë tokë shtetërore dhe para tjetërsimi­t shërbente si hapësirë e gjelbër, (Lulishte), për qytetin e Sarandës. Por përmes falsifikim­it të dokumentav­e, miratimit të lejeve të ndërtimit nga bashkia Sarandë dhe hipotekimi­t më pas në zyrës e ASHK-së Sarandë, kjo tokë prej 10 mijë metra katror, është tjetërsuar te persona të tretë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania