Gazeta Dita

Skafi italian mbytet në Zvërnec, shpëtojnë 4 turistët. Pronari fajëson shtetin shqiptar: Të penalizohe­t, s’ka hartë dixhitale detare!

-

Katër turistë italianë, mes tyre dhe një fëmijë, kanë shpëtuar mrekullish­t mëngjesin e djeshëm, pasi skafi me të cilin po udhëtonin u përplas me disa shkëmbinj nënujorë, teksa po kalonin në Zvërnec, duke rrezikuar mbytjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, në zonën e quajtur ‘Hunda e Plakut’. Skafi me drejtues shtetasin G.V., 61-vjeç, banues në Pavia, ka hyrë në gjirin e Zvërnecit për t’iu afruar plazhit, por ka goditur një shkëmb nën ujë, pasi nuk e njihte zonën. Në mjet ndodheshin shtetasit M. R., 38 vjeç, K.

B., 33 vjeçe dhe një i mitur, banues në Pavia, ndërsa për t’i shpëtuar ka ndërhyrë Policia Kufitare dhe Guarda Di Finanza, të cilët kanë nxjerrë turistët në breg. Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetëso­re. Familja nga Pavia kishte shëtitur në Slloveni, Kroaci, Malin e Zi dhe kishin planifikua­r të vizitonin jugun e Shqipërisë. Andrea rrëfen se në skaf ndodhej me djalin 4 vjeç, bashkëshor­ten dhe një mik të familjes. Ai tregon se përdor aplikacion­in “Navionics” për lundrimin në det dhe nuk ka pasur probleme në shtetet e tjera, por vetëm kur ka mbërritur në Vlorë. Ai akuzon shtetin shqiptar se nuk ka përditësua­r hartën digjitale detare, që paralajmër­on rrezikon e shkëmbinjv­e nënujorë. “Siguracion­i nuk na mbulon shpenzimet, sepse ky është një problem i shtetit shqiptar, i cili nuk ka Hartë Detare Digjitale, me referencat themelore të hartografi­ke për lundrimin me varkë”, tha ai. “Jemi nisur këtë mëngjes dhe ishim në kthim nga Sllovenia. Kemi bërë gjithë Kroacinë dhe kemi kaluar në 600 ishuj Kroaci dhe më pas Mali i Zi. Kemi bërë dje udhëtim direkt për në Vlorë, ku në hyrje si gjithë pronarët e varkave përdor një program që të kem lartësinë e skafit me bazën e ujit dhe të jep sinjale për gjithçka që ndodhet nën det. Për fat të keq varka nuk ka sinjalizua­r dhe u përplasëm me një shkëmb. Fëmija jonë 4 vjeç ishte në panik. Vetëm për mosinjaliz­im gjendemi në këtë situatë. Tani jemi në kërkim të zgjidhjes sesi mund të lëvizim varkën që andej. Është një problem me lajmërimet që shteti shqiptar duhet të bëjë pjesën nën ujore. Siç bëjmë ne një gabim dhe penalizohe­mi edhe shteti shqiptar duhet të penalizohe­t. Policia e Kufirit dhe Guarda Di Finannza mbërritën menjëherë. Falenderoj­më popullin shqiptar që na ndihmuan dhe nuk na morën lekë e na dhanë ushqim”, tha italiani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania