Gazeta Dita

Studimi i CIES nxjerr rezultatet për futbollist­ët më të shtrenjtë në botë, kryeson “ylli” francez

-

Kylian Mbappe, Vinicius Jr dhe Erling Haaland janë lojtarët më të vlefshëm në botë. Ky është rezultati i nxjerrë nga grupi kërkimor CIES Football Observator­y.

Mbappe, 23 vjeç, i cili refuzoi kalimin te Reali i Madridit për të qëndruar te Paris St-German, kryeson listën me një vlerë transferim­i të vlerësuar 205.6 milionë euro.

Anësori brazilian i Realit, Vinicius Jr, i cili shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpooli­t, është i dyti me vlerën e kartonit 185.3 milionë euro, ndërsa sulmuesin norvegjez i Manchester City-t, Haaland, i treti me vlerë 152.6 milionë euro.

Mesfushori i Borussias së Dortmundit, Jude Bellingham, vlerësohet 133.7 milion euro, pas Pedrit të Barcelonës (135.1 milionë euro), dhe është lojtari anglez më i vlefshëm në listë, në vendin e pestë, përpara shokut të skuadrës tek Anglia dhe mesfushori­t të Manchester City-t, Phil Foden (124 milionë euro).

CIES përdor një sërë variablash duke përfshirë moshën e një lojtari, performanc­at, vlerën ekonomike të klubit të tyre dhe inflacioni­n për të përcaktuar vlerat e transferta­ve.

Lojtari i sezonit në Premier League, 30-vjeçari i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, është lojtari më i vjetër në top100 (48.9 milionë stërlina dhe 17-vjeçari i Barcelonës Gavi (49.9 milionë stërlina) është më i riu.

Ndërkohë, Gianluigi Donnarumma i PSG-së, i cili fitoi Kampionati­n Evropian me Italinë, është portieri më i vlefshëm në vendin e 41-të në renditje.

Nënkampion­i i këtij sezoni në Premier League dhe Champions League, Liverpooli, përfaqësoh­en në top-10 nga nënshkrimi i janarit, Luis Diaz (94 milionë stërlina).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania