Gazeta Dita

Vuçiç: “Ballkani i Hapur” është ide e imja, Zaevit dhe Ramës. Rama ka treguar fuqi të madhe lideri

-

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mohuar deklaratat e ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov se “Ballkani i Hapur” është mbështetur nga Moska.

Në konferencë­n e përbashkët në samitin e Ohrit, Vuçiç kujtoi se ideja e kësaj nisme ishte e tij, ish-kryeminist­rit maqedonas Zoran Zaev dhe Edi Ramës. Presidenti serb theksoi se ai nuk turpërohet nga marrëdhëni­et e mira që kanë me Rusinë, por përjashtoi çdo ndikim të mundshëm të Kremlinit në nismën “Open Balkan”.

“Në takimin e parë ka qenë Zorani, unë dhe Rama. Nuk ka qenë asnjë ministër i jashtëm. Nuk kam turp për politikën që bën Serbia. Nuk iu turpërohem marrëdhëni­eve të mira që kemi me Federatën Ruse. Por asnjë tjetër përveç nesh s’kishte asnjë ide. Kjo është ideja jonë. Ardhmëria është në bashkëpuni­m.

Kjo është ideja e njerëzve që fermerët do të jenë shumë më të kënaqur sepse kanë ku të eksportojn­ë. Të kenë shumë më tepër qytetarë serb që të vinë në bregdetin shqiptar. Të mendojmë si ta bëjmë diçka të përbashkët. Ideja është e Zoran Zaev, Edi Ramës dhe e imja. Askush tjetër nuk ka marrë pjesë në këtë ide”, tha Vuçiç. Gjatë fjalës së tij, ai pati një falënderim të veçantë për kryeminist­rin e Shqipërisë, Edi Rama. Sipas tij, Rama ka treguar fuqi të madhe lideri, pasi nisma “Ballkani i Hapur” ka pasur gjatë rrugëtimit të saj presione të shumta. Vuçiç shtoi se pa Ramën kjo iniciativë nuk do të mund të mbijetonte.

“Duhet të vazhdojmë të bisedojmë të thjeshtëzo­jmë procedurat e kufijve. Çdo herë ja i pakënaqur me veten time dhe rezultate që arrijmë. Megjithatë kemi arritur

DIPLOMATI

shumë. Nuk kemi çështje bilaterale të hapura mes tre vendeve tona. Këto janë çështje të mëdha. Sot në Ohër dëshiroj tu them që ne nga Serbia asgjë nuk kërkojmë, as nga Maqedonia, vetëm dëshirojmë të kemi marrëdhëni­e vëllazëror­e.

Një falënderim të madh për zotin Rama. edhe kur kemi qenë në presion nga anë të ndryshme. Edi Rama ka treguar fuqi të madhe të liderit. Ka treguar vendosmëri. Si kryetar i Serbisë i kam borxh të madh se pa fuqinë e tij Ballkani i Hapur nuk mund të mbijetojnë. Besojmë që të gjithë këtë që kemi nënshkruar sot do të kontribuoj­më shumë. Jam shumë krenar”, tha Vuçiç.

Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Christophe­r Hill ndoqi nga afër samitin dy ditor në Ohër I pyetur lidhur me deklarata e bëra nga Minsitri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se “Ballkani i Hapur, është një nismë serbe dhe se ai e mbështet atë, Hill tha se kjo është një deklaratë sarkastike dhe dashakeqe. Sipas tij Lavrov nuk është një mbështetës i “Ballkanit të Hapur”, ndaj deklarata e tij shpreh vullnet negativ. “Nuk mendoj se ai mbështet “Ballkanin e Hapur”, u shpreh ambasadori Hill.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania