Gazeta Dita

“O provincial, ke qenë mercenar i Gazidedes”, moderatori dhe gazetari kapen keq në emision, sherri vijon në portale

-

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër ndaj kolegut Ylli Rakipi, në emisionin e të cilit ishte i ftuar pak ditë më parë. Kikia ishte si i ftuar, por u përfshi në një debat me drejtuesin Ylli Rakipi dhe ky i fundit nisi t’i bërtiste.

Debati mes të dyve është nxitur edhe më tej, nga publikimi i videos së sherrit në portalin në pronësi të Ylli Rakipit.

“Por Ylli, si një provincial i pakorigjue­shëm, nuk ishte mjaftuar me debatin. Meqë ai ka një portal dhe në portalin e tij bën çfarëdo, ai e kishte hedhur këtë copën e programit në YouTube, me një titull të tillë: “Pse budallallë­qet e tua do të dëgjoj unë?”/ Rakipi nxehet keq me Kikinë: Po flet kodra pas bregu”,- vijon reagimi.

Kikia thotë se Ylli Rakipi nuk ka qenë asnjëherë gazetar, por një mercenar që i ka shërbyer SHIK-ut të Bashkim Gazidedes dhe Policisë së Agim Shehut.

“Vetë Ylli ishte pjesë e “këshillit mediatik” Gëbelsian të Berishës, që rekomandon­te se kush nga politikanë­t e opozitës socialiste duhej të burgosej, goditej apo rrihej nëpër protesta, apo natën nëpër rrugica.”

Pjesë nga reagimi i gazetarit Kikia: “… Pak ditë më parë isha në programin e Ylli Rakipit, referuar mënyrës se si u mbulua nga media “ngjarja” e Librazhdit. Ishim të gjithë të një mendjeje, se media kishte kaluar çdo cak etik, duke u marrë me tradhtinë e gruas. Por Ylli nuk ishte dakord me përcaktimi­n tim se çfarë ishte e çfarë nuk ishte lajm në këtë histori. Ai shpërtheu në një kundërshti pa pikë etike, duke turfulluar, shkumëzuar e bërtitur… Ylli, si një provincial i pakorigjue­shëm, nuk ishte mjaftuar me debatin. Meqë ai ka një portal dhe në portalin e tij bën çfarëdo, ai e kishte hedhur këtë copën e programit në YouTube, me një titull të tillë: Pse budallallë­qet e tua do të dëgjoj unë?”/ Rakipi nxehet keq me Kikinë: Po flet kodra pas bregu!

Ky titull, vetëm titull lajmi nuk është. Ai tregon cinizëm, hakmarrje, fjalë të një njeriu që duket se nuk del e keqja… Një titull me tri fjali, ku ndjehet vetëm shfryrje inati.

Ylli nuk ka qenë asnjëherë gazetar, ai ka qenë përherë mercenar. Ai ka patur një gazetë, “Albania” quhej. Gazeta e tij ishte organ i SHIK-ut të Bashkim Gazidedes dhe policisë së Agim Shehut. (i përmenda këto dy emra, pasi ata që kanë jetuar atë kohë e dinë se çfarë përfaqëson­in).

Vetë Ylli ishte pjesë e “këshillit mediatik” Gëbelsian të Berishës, që rekomandon­te se kush nga politikanë­t e opozitës socialiste duhej të burgosej, goditej apo rrihej nëpër protesta, apo natën nëpër rrugica. Cili nga gazetarët jo qeveritarë duhej të arrestohej, rrihej apo merrej peng.

Në gazetën e Yllit publikohes­hin më pas planet e grupeve armiqsore kundër qeverisë që zbulonte SHIK-u dhe policia…”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania