Gazeta Dita

Dy burra që ikën

- Abdurahim Ashiku, Athinë

Si dënohet Saliu

Letër e nënshkruar, Spartak, Tiranë

Nuk mund t'i kërkohet pushtetit gjyqësor shqiptar penalizmi i Saliut. Pse? Këtu del kjo pyetje: Përse nuk e denoncuan përpara pushtetit gjyqësor në Prishtinë Thaçin ndërkombët­arët, por e paraqitën denoncimin kundër tij në Hagë? Sepse, gjithkush nga gjyqtarët e Prishtinës do t'i ndruhej rastit, kanë frikë. As Saliu nuk mund të gjykohet nga SPAK. Kjo është arsyeja se përse amerikanët nuk e kanë sjellë ende denoncimin e tyre kundër Saliut në SPAK. Por, a do të gjykohet Saliu?sigurisht që po. Ashtu si Thaçi. Denoncimin duhet ta bëjnë organet ligjore amerikane në një prokurori dhe gjykatë ndërkombët­are për gjykimin e krimeve që kanë kryer krerët e politikës shqiptare që kanë qenë në pushtet. Por, dhe kjo gjykatë, duhet të ngrihet jashtë Shqipërisë, nga Parlamenti i Shqipërisë, me ligj të veçantë. Njëlloj siç u bë edhe në Kosovë.

Një e vërtetë historike

Letër e nënshkruar, Vladimir, ish-ushtarak

Shenjat po tregojnë se Putinin do ta likuidojnë. Ose do të likuidohet Putini, ose do të shkatërroh­et Rusia me një dëm kolosal ekonomik. Në fakt ky nuk është rasti i parë në histori kur krerët si Putini kanë prekur stabilitet­in e shtetit dhe tregun. Veprimet me psikikë të shregullua­r nga një president absolut në një shtet, i trembin bashkëpunë­torët e tij të ngushtë me frikën e tyre të sëmurë. Kjo frikë i detyron që këta të shkojnë deri në vrasjen e presidenti­t të tyre. Dhe dihet si fakt historik se, në një periudhë lufte, këtë e bëjnë gjeneralët e ushtrisë. Kjo është një e vërtetë historike.

Vërtet si ikin burrat e mëdhenj të Dibrës kur pemën e tyre e kanë mbushë me fryte?

Si iku Qerim Sula, dy metër burrë që mbushte skenën me hijeshinë e maleve të Dibrës tek këndonte trimëritë shekullore të dibranëve...

Oh, medet Qerim për ty!

Si iku Përparim Tomçini, nota më e lartë në pentagrami­n e këngës dibrane?

Oh, medet Përparim për ty!

Herën e fundit që u takuam, 1 nëntor 2015, u bëmë bashkë, në një fotografi, në Bulevardin e Blinjve, në atë bulevard që bashkë me bilbilat e majit kënduat edhe ju, hodhët në pentagram shpirtin tuaj...

Oh, medet Qerim për ty!

Oh, medet Përparim për ty!

Ikët për të na lënë këngën, atë këngën studentore Përparim që aq shumë e kemi dashur, aq shumë e ka dashur rinia: “Na bashkoi kënga popullore”!...

Oh sa mall kam, oh sa bukur këndonit! Desha të të imitoj Përparim ndaj një ditë bashkova këtu në mërgim valën e këngës labe me furinë e çiftelisë në një ansambël jetëshkurt­ër “Na bashkoi isoja dhe çiftelia”...

Eh, vështirë ti bashkosh, si vështirë të bashkosh kombin...

Por jo vetëm kur ishe i ri...

Edhe kur u rrite, kur u poqe, kur u fute në meloditë e papërsërit­shme të një treve që thoshit se “sapo i është hapur thesi”...

Oh sa melodi e këngë nxorët nga ky “thes”!

Sa i mblodhët dhe paraqitet në festivalet folklorike që nga fshati më i largët i Dibrës e deri në festivale kombëtare!

Sa shumë dhatë vëllezër për Dibrën, sa shumë!

Ikët të rinj, ikët atëherë kur kënga dibrane u donte më pranë se kurrë, kur malet e Dibrës kishin nevojë për male shpirtëror­e që lart ti ngrenë e bukur ta ndërtojnë folenë...

Ikët njeri pas tjetrit, njeri në fund të majit e tjetri në fillim të qershorit. Ikët në pranverë kur piqet qershia e molla rrit frytet, kur bjeshkët mbushen me lule e kur malet mbledhin e përcjellin teposhtës drejt Drinit të Zi lotët e dëborës.

Nuk e di, nuk kam fjalë dhimbjen ta shpreh e ngushëllim­in ta përcjell...

Nuk kam...

Dhe as do të kem ndonjëherë... Dhimbjen dhe mallin as fjalë, as fjali, as këngë, as poemë, as roman nuk e mban, nuk e shpreh dot deri në fund.

Por Dibra një fjalë e ka gjete... Dhimbja...

I ra pemës dhe e thau...

I ra gurit dhe e çau...

I ra njeriut dhe e ...

O zot si do ta mbajë kënga, melodia e jetës suaj...

Aq e madhe sa mbetet përgjithmo­në... Ju ikët...

Unë ju kam me vete...

Në një fotografi...

Në një kujtim të bukur...

Do të desha që në Bulevardin e Blinjve dy statuja të shihja për ju, BURRA TË DIBRËS, rënduar nga frytet e këngës dhe muzikës dibrane...

Letër e nënshkruar,

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania