Gazeta Dita

Hidhen në erë me eksploziv “Shisha” dhe butiku i Noizy, dyshimet bien mbi Cllevio

-

Pa kaluar as 24 orë nga video e përleshjes, ku Rigels Rajku godiste Kleviol Ahmetin dhe u proceduan të dyja palët, vjen sulmi me tritol. Hetime dhe verifikim të kamerave për autorët, disa të shoqëruar. Fqinjët rrëfejnë tmerrin, dëme të shumta materiale te lokali “R&R” dhe butiku “Illyrian” në Currila të Durrësit. Pista kryesore hakmarrja për konfliktet mes bandave kontrovers­e muzikore. Si lindën armiqësitë dhe kush është Cllevio Serbian, që theu masën e Gjykatës për t’u zënë me Noizy të hënën

Pa kaluar mirë as 24 orë nga incidenti i ndodhur në Durrës dhe marrja nën procedim nga Policia e reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, për dhunën e ushtruar ndaj reperit tjetër të pretenduar Cllevio, Kleviol Ahmeti, ka ardhur kundërpërg­jigja si në ‘lojërat aventuresk­e’ të reperave amerikanë të muzikës tekno të viteve 90-të. Rreth 100 gramë tritol shpërtheu në bizneset e Noizy mëngjesin e djeshëm, në lokalin e tij “R&R” dhe butil “Illyrian” në qytetin bregdetar. Dëmet materiale ishin të mëdha në dyqanin e veshjeve dhe lokalin që ndodhen në katin e parë të e të dytë, të një pallati pranë zonës bregdetare të Durrësit, në “Currila” dhe për fat të mirë nuk pati të lënduar. Lënda plasëse është vendosur në murin e jashtëm të biznesit dhe është ndezur me fitil përcjellës, thanë burimet e policisë. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit tregojnë banorët e pallatit, të cilët kanë pësuar dëme materiale. Autorët mbeten ende të panjohur, teksa policia nisi menjëherë hetimet dhe po analizon pamjet filmike të kamerave të sigurisë në vendngjarj­e. Pista e parë është hakmarrja nga grupi kundërshta­r i reperave dhe fansave të Cllevio (dy grupe tepër kontrovers­e dhe agresive, që muzikën duket se e lidhin me shprehjen e dhunës), teksa po bëhen edhe shoqërime të rastit. Cllevio pretendoi pas agresionit se kishte mpiksje gjaku nga goditjet e Rajkut, që u publikuan në rrjetet sociale nëpërmjet një video, duke thënë se i rrezikohej edhe jeta. Dy reperat kishin konflikte të hershme mes tyre, teksa Cllevio ka qenë i akuzuar më parë për trafik droge, në ngjarjen e bujshme të avionit italian me drogë që u rrëzua në plazhin e Divjakës, në vitin 2014. Policia bën të ditur se ambientet e butikut “Illyrian” dhe të lokalit “Rigels Shisha Lounge” janë marrë me qira nga Bashkim Rajku, babai i Noizy, edhe ky nën procedim për dhunën ndaj Cllevio.

Burime nga Policia e Durrësit thonë se nuk kanë arritur të zbulojnë element të rëndësishë­m për hetimin, pasi Noizy është treguar i rezervuar gjatë marrjes në pyetje, duke thënë se s’ka probleme me askënd dhe se nuk e dinte kush mund të ishin armiqtë. Reperi ka deklaruar se ishte në gjumë kur ndodhi shpërthimi dhe nuk e ka drejtuar gishtin tek askush.

Dy ditë më parë Noizy dhe babai i tij u vunë në qendër të vëmendjes mediatike, pas një konflikti që patën ndaj, Serbiano, një personazh i njohur kryesisht për videot në rrjetin social “Tik-Tok” që gjithashtu merret

Cllevio

me muzikë. Video teksa Noizy grushtonte të riun përpara lokalit të tij në zonën e Currilave, u publikua në rrjetet sociale, dhe policia i vuri në hetim në gjendje të lirë, babë e bir. Sipas asaj që ka shkruar reperi në Instagram, gjithçka ndodhi pasi Cllevio me emrin e vërtetë, Kleviol Ahmeti , i ofendoi familjarët. Por teksa zihej me Noizyn, Kleviol Ahmeti duhej të ishte në shtëpi, pasi Gjykata e Lushnjës kishte caktuar ndaj tij masë arresti shtëpiak për posedim të lëndëve narkotike dhe armë të ftohta pa leje. Ai është vënë në pranga menjëherë pas sherrit për thyerje të masës së sigurisë, ndërsa do të hetohet edhe për përplasjen me Noizyn. “Dëgjuam një krismë, u trembëm shumë. Pata dëmtim në derën e jashtme të ballkonit. Më është thyer edhe xhami i makinës”, u shpreh një nga banorët pranë bizneseve dhe zonës së shpërthimi­t.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania