Gazeta Dita

Nga dënimi për avionin e Divjakës, te thyerja e masës së Gjykatës dhe përleshja me Noizy. Kur reperi i priste rrugën babait të Rajkut

-

Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin virtualo-social si Cllevio Serbiano, 36-vjeçari tashmë personazh në konfliktin me Noizy, nuk është i njohur vetëm për këngët. Në vitin 2014, emri i Cllevios, u përfshi në historinë e avionit Piper që u rrëzua në Divjakë teksa transporto­nte drogë dhe armë. Bashkë me pilotin italian Giorgio Riformato, i dënuar me 15 vite burgim dhe disa shqiptarë të tjerë, Cllevio u hetua dhe u dënua me 10 vite burg, por përfitoi ulje me 1/3 e dënimit, pasi iu pranua gjykimi i shkurtuar, duke u liruar në vitin 2020. Në momentin kur u sulmua nga Noizy tre ditë më parë, ai është arrestuar pasi theu masën e arrestit në shtëpi dhe u përfshi në sherr me reperin. Pas lirimit nga burgu për avionin e Divjakës, ai merrej me projektet muzikore. Ai ishte arrestuar sërish në mars të vitit 2021 nga policia në Lushnjë, pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit “u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale dy doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe tre armë të ftohta (thika)”. Pas kryerjes së dënimit prej 13 muajsh, Cllevio u lirua nga burgu në prill të vitit 2022. Kleviol Ahmeti ishte shumë aktiv në rrjetet sociale dhe në një prej videove që u bë para një viti, ndoqi babain e Noizy, Bashkim Rajkun. Cllevio e ndaloi për ta përshëndet­ur dhe pasi u largua, porositi shoferin e tij që të shoqëronin të atin e reperit Noizy deri në shtëpi.

Ndër të tjera flet me fjalë të mëdha për Noizyn, duke e cilësuar si reper që ka shkruar historinë, por më vonë u përfshinë në sherr. “O xhaxh, po të përshëndes për qejf, edhe unë jam një nga ata që djali jot nuk e ka qejf, por ti je baba edhe e ke kampion djalin, pavarësish­t se ne në rrugë, unë jam Cllevio Serbiano, respekte, gjujts nga Amerika. Kupto ti ore Noizy. Ishte king edhe babi jot. Edhe unë e kam king babin. Ky jam unë, pantera që të gjej. Hape krahun të kalojë babai i Noizyt dhe unë do e ndjek eskortë, është në besën time deri te shtëpia jote se mos i ndodh gjë rrugës. Ec se do e shoqërojmë. Se mos thuash më preu në besë, më kapi babin. Jo, as nga ty nuk kam gjë, seriozisht. Të takon respekti se je reper që ke shkruajtur historinë. Kjo ishte thjesht rastësi”, thotë Cllevio.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania