Gazeta Dita

KPA shkarkon kryegjyqta­rin Dritan Banushi, KPK konfirmon prokurorin Hysni Mulaj

-

Verdiktet e radhës në Drejtësi për magjistrat­ët. Kreu i Gjykatës së Apelit Gjirokastë­r u rrëzua në shkallën e dytë, pas ankesës së Komisioner­it Publik, kurse KPK e kishte konfirmuar në detyrë. Shkak pasuria e pajustifik­uar dhe asetet, avokati e kundërshto­i. KPK gjen të drejta të dhënat financiare të prokurorit të Tiranës, pritet nëse ONM dhe Komisioner­i do e kundërshto­jnë Mulajn në KPA

Organet e Vettingut japin verdiktet e radhës në Drejtësi për dy magjistrat­ë, një prokuror që u konfirmua dhe një kryetar gjykate që u shkarkua me formë të prerë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të shkarkojë me formë të prerë, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm të KPK-së, për kryetarin e Gjykatës së Apelit të Gjirokastr­ës, Dritan Banushi, për pamundësi financiare në krijimin e pasurisë së tij. Banushi ishte konfirmuar më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it më 28 janar të vitit 2020, por vendimi u kundërshtu­a nga Komisioner­i Publik, me arsyetimin se KPK nuk kishte vlerësuar drejt pasurinë e subjektit. Debati gjyqësor në këtë çështje u fokusua në tre elementë, që përfshinin kursimet në vite të gjyqtarit dhe mënyrën si ato ishin deklaruar, shpenzimet e jetesës dhe një apartament të blerë në Gjirokastë­r nga babai i gjyqtarit, për të cilin u pretendua se nuk ka pasur burime. Subjekti dhe avokati i tij Viktor Gumi i kundërshtu­an qëndrimet e komisioner­es. Ata vërejtën se analiza financiare kishte gabime matematiko­re dhe se zërat e shpenzimev­e ishin bazuar në të dhëna jo zyrtare. Vlerësimi i ankimit ndaj Banushit u shqyrtua nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtylla dhe anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.

Kryesuesja Mulaj sqaroi gjatë shpalljes së vendimit se pas vlerësimit të gjithë shkaqeve të ankimit për pasurinë, si dhe akteve të depozituar­a është konkluduar se gjyqtari Banushi është gjetur në pamundësi për krijimin e disa pasurive. Sipas Mulajt, subjekti gjendet në pamundësi për blerjen e një automjeti tip Audi në vitin 2007, si dhe për riparimin e tij. Po ashtu, ka rezultuar në pamundësi për krijimin e një depozite 3 milionë lekë në emër të tij dhe të bashkëshor­tes në vitin 2014. Kolegji konkludon se ka rezultuar pamjaftues­hmëri financiare dhe për krijimin e dy depozitave në emër të subjektit, njëra në shumën 2 milionë lekë dhe tjetra 700 mijë lekë. KPA konstaton balancë negative për krijimin e depozitave në emër të vajzës në shumat rreth 100 mijë lekë dhe 3500 euro. Banushi është gjetur në pamundësi dhe për krijimin e gjendjes cash. Ndërsa për apartament­in në Gjirokastë­r ku subjekti jeton, është konkluduar se është blerë dhe përfunduar nga babai i tij në shumën e përcaktuar në kontratë. Për rrjedhojë, Kolegji vlerëson se subjekti ka kryer deklarim të saktë për këtë pasuri.

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Hysni Mulaj

Po dje, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, ka shpallur vendimin për prokurorin e Tiranës, Hysni Mulaj, duke e konfirmuar në detyrë me 3 vota pro. Vendimi duhet të shpallej rreth një muaj më parë, por u riçel hetimi për pasuritë. Në hetimin paraprak, u konstatuan probleme ekonomike të familjes së prokurorit. Pasi u shanë shpjegimet dhe provat për blerjen e apartament­it me të ardhurat nga puna në bujqësi e babait që kanë shërbyer si burim huaje, u ricel hetimi. Hysni Mulaj nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997. Fillimisht punoi në Prokurorin­ë e Bulqizës dhe që prej vitit 2007, ushtron funksionin në Prokurorin­ë e Rrethit Tiranë. Tashmë do pritet edhe konkluzion­i i Komisioner­it Publik dhe ONM, nëse do kërkojnë në KPA konfirmim apo rrëzim të këtij vendimi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania