Gazeta Dita

I arrestuari e mohon, hetuesit kërkojnë prova. Nevila u qëllua me dy plumba në kokë

-

Zbulohet rezultatri i ekspertizë­s mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së shqiptares Nevila Pjetri. Një plumb në ballë dhe një pas veshit. Kamerat e filmuan teksa hipte në kamionin e bardhë të të dyshuarit zejtar, Daniele Bedini, i dënuar më parë për grabitje. Babai i tij kishte deklaruar të humbur pistoletën që dyshohet se u përdor. Tre km larg shqiptares u gjet e vrarë me dy plumba, me të njëjtën mënyrë, edhe transgjino­rja Camilla. Motivi i krimit dhe dy pistat: Serial-killer homofob, ose larja e hesapeve për braktisjen e prostituci­onit

Një plumb në ballë dhe tjetri nga pas veshi nuk i kanë lënë aspak dyshime hetuesve italianë se ekzekutimi i shqiptares Nevila Pjetri është bërë nën nxitjen e një motivi të fortë urrejtjeje. Por dyqimi i ekspertëve qëndron në faktin nëse i arrestuari Daniele Bedini, 32 vjeç, zejtar i dënuar më parë për krime të rënda, ka vepruar për homofobi si serial-killer apo në shenjë hakmarrjej­e për prishjen e aktiviteti­t të prostituci­onit, nga i cili 35-vjeçarja ishte larguar prej një viti, duke u martuar dhe krijuar familje të rregullt. Mediat e vendit fqinj raportuan të dhëna të tjera nga hetimi i ngjarjes, duke konfirmuar se Bedini është ndaluar nga policia si autori i dyshuar i vrasjes së 35-vjeçares shqiptare Nevila Pjetri, por edhe i transgjino­rit që u gjet pranë urës ku u ekzekutua shqiptarja, po të njëjtën ditë. Ai është pronar i një kamioni të bardhë, ashtu si makina në të cilën Pjetri u pa të hipte të shtunën mbrëma, përpara se të zhdukej. Sipas ekspertizë­s, Nevila Pjetri u vra me dy plumba në kokë, fillimisht u godit në ball dhe më pas, mori një plumb pas veshit të majtë. Arma e përdorur, e cila nuk u gjet, mund të ishte pistoletë e kalibrit 22. Pas vdekjes së Nevila Pjetrit, u gjet e vdekur edhe Camilla, transgjino­re. Trupi i pajetë i Camilla u gjet nga agjentët e selisë së policisë së Spezias, më pak se tre kilometra larg vendit ku ishte gjetur Nevila, shkruajnë mediat italiane.

Bedini, i marrë në pyetje për orë të tëra, por ka mohuar akuzat duke thënë se nuk kishte lidhje me krimet. “I vetmi element që ka shtyrë hetuesit të ndalojnë klientin tim është kallëzimi i vjedhjes së pistoletës në pronësi të babait të tij, i cili kishte raportuar vjedhjen e armës së ndaluar rregullish­t, e cila ende nuk është gjetur dhe për momentin është e përputhshm­e vetëm me plumbat e gjetur pranë kufomave”, tha avokati i tij. “Unë jam i pafajshëm, s’kam lidhje me asnjë nga vrasjet që më akuzoni”, ka thënë i riu pas ndalimit. Ai ka qenë i dënuar më parë për grabitje dhe i skeduar si person me agresivite­t dhe lidhje në botën e krimit. Pista kryesore mbetet vrasja e Pjetrit për shkak të homofobisë së autorit ndaj transgjino­rëve dhe prostituta­ve. Familja e shqiptares e ka mohuar që ajo ishte pjesë e aktiviteti­t të prostituci­onit. Ndërkohë vijojnë hetimet për dy krimet. Nevila u vra me dy plumba, ndërsa edhe Camilla u ekzekutua me një ose 2 plumba. Policia ka sekuestrua­r kamerat e sigurisë në zonë. Trupi i pajetë i gruas shqiptare, u gjet gjysmë i zhveshur, pranë një përroi në Parmignola, në kufirin midis Toscana dhe Liguria. Ekspertët besojnë se bëhet fjalë për një serial-killer që urrente femrat që ushtronin prostituci­on.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania