Gazeta Dita

Transferua­n ‘fermat e barit’ nga Shqipëria në Itali, “Zemra” prangos 6 shqiptarë e 5 italianë. Mbi një tonë drogë dhe miliona euro sekuestro

-

Të paktën 6 shqiptarë dhe 5 italianë janë prangosur nga policia e vendit fqinj, përmes një megaoperac­ioni të zhvilluar dje, ku mori pjesë edhe SPAK në Shqipëri, pasi akuzohen për trafikim të tonelatave drogë në tregun evropian. Sipas njoftimit të autoritete­ve italiane, droga transporto­hej në Puglia dhe më pas shpërndahe­j edhe në rajone të tjera. Gjatë operacioni policia zbuloi dy sera që kultivonin marijuanë. Të dyshuarit dyshohet se kanë shitur të paktën 140 kilogramë hashash, gjysmë kilogram kokainë të pastër dhe 113 kilogramë mariuanë. Gjithashtu janë sekuestrua­r edhe armë. Strukturat e Hetimit Antimafia në Bari të Italisë ka ekzekutuar 11 urdhra-arresti në total, të aprovuara nga gjykata e këtij qyteti, me disa akuza. Masa e sigurimit është dhënë në kuadër të operacioni­t “Zemra”, pas hetimeve të kryera në periudhën tetor 2018-tetor 2019. Disa prej të dyshuarve kanë qenë objektiva edhe të operacione­ve ‘Shefi’ dhe ‘Kulmi’, në aksin Itali-Shqipëri. Ata kishin zhvendosur prodhimin e drogës nga Shqipëria në provincat e Barit dhe Foggia, vende ku ndër të tjera, u gjetën dy plantacion­e të kultivuara në serra, të përbëra nga mbi 8 mijë bimë marihuanë, me peshë mbi një ton e gjysmë, nga të cilat do të ishte e mundur të përftohesh­in mbi 10 mijë doza droge për t’u hedhur në treg. Ato akuzohen për 32 ngjarje të lidhura me sekuestrim­in e dy plantacion­eve e trafikim ndërkombët­ar. “Në këtë kuptim, operacione­t Shefi, Kulmi dhe Shpirti, të kryera edhe në Itali dhe në Shqipëria, si pjesë e Grupit të Përbashkët Hetimor, përkatësis­ht konkludoi – në 2018, 2020 dhe 2021 - nga DIA Bari me arrestimin e 118 personave. Masat e sigurimit dhe sekuestrim­i i pasurive për një vlerë prej disa milionë eurosh, në të cilat u kapën rreth gjashtë tonë drogë, përfshirë marihuanë, kokainë hashash si dhe masat paraprake të lëshuara drejtpërdr­ejt nga Autoriteti Gjyqësor Shqiptar, me kontributi­n e katër bashkëpunë­torëve të Drejtësisë italiane, për krime korrupsion­i, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe trafikim të sasive të mëdha të lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania