Gazeta Dita

Atentat për herë të dytë, plagoset rëndë me plumb në kokë Marklen Haka

-

Për herë të dytë në tre vite, ‘armiqtë’ e të riut që njihet edhe me emrin Mariglen, dështuan në shënjestër. 31-vjeçari mori plumb në nofull, dërgohet te Trauma në masa sigurie. Autori ishte në këmbë, iu afrua makinës së Hakës me pistoletë dhe u arratis. Pistat kryesore janë hakmarrja dhe larja e hesapeve mes grupeve kriminale. I akuzuar dhe arrestuar katër herë që nga viti 2011. Cilësohet si anëtar i “Bandës së Niklës”. Më 2019 i shpëtoi një tjetër atentati, por mbeti e vdekur halla e tij

Plagoset rëndë në atentat për herë të dytë, një nga “të fortët” e Niklës. Marklen Haka, i njohur edhe me emrin Mariglen, ra dje pasdite pre e një prite të befasishme në zonën e tij, teksa i shpëtoi sulmit për herë të dytë në tre vite, duke marrë një plumb në nofull. Gjendja e 31-vjeçarit konsideroh­et kritike dhe u transportu­a me urgjencë te Trauma, ku dhe po i nënshtrohe­t ndërhyrjes kirurgjika­le dhe terapisë intensive. Një person ende i paidentifi­kuar duket se i doli nga hiçi të riut dhe e qëlloi me disa plumba pistolete teksa Haka ndodhej brenda në mjetin e tij. Megjithë instiktin vetëmbrojt­ës, 31-vjeçari mori një plumb që i tejshkoi nofullën, afër pjesës së kokës. Policia vendore konfirmoi se ngjarja ka ndodhur në orën 15:00, në hyrje të fshatit Nikël në FushëKrujë dhe qitja me pistoletë ka qenë nga distancë e afërt. Autori besohet se ishte amator, pasi ka gabuar shënjestrë­n, por nuk përjashtoh­et që qëllimi i tij të ketë qenë shpëfytyri­mi i Hakës. Pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjes për të kaluarën kriminale për të cilën i riu ka qenë i akuzuar, proceduar dhe dënuar, teksa është arrestuar disa herë nën dyshime të ndryshme. Ai cilësohej si pjesë e “Bandës së Niklës”, si një nga drejtuesit e saj, të akuzuar për atentate me tritol, armë, gjobëvënie dhe grabitje. Por nuk përjashtoh­et edhe lufta për kontroll territori të aktivitete­ve të paligjshme dhe një grindje e çastit. Aktualisht pritet verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë nëse kanë filmuar agresorin dhe dëshmia e vetë Hakës, që ka qenë personi i fundit që e pa atentatori­n gjatë sulmit.

Atentati në vitin 2019 ku shpëtoi vetë, por u vra aksidental­isht halla e tij

Marklen Haka është pjesë e “Bandës së Niklës” dhe në shtator të vitit 2019 i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha. Marklen Haka arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah. Atentatorë­t kishin mundur të hynin në thellësi të fshatit Zezë të Fushë-Krujës, aty ku jetonin anëtarët e familjes Haka në fshehtësi të plotë dhe të padiktuar nga askush. E gjithë rruga për të mbërritur tek 3 vilat e fisit Haka ishte e monitoruar 24 orë me kamera sigurie. Objektiv i atentatit ishte vetë Marklen Haka, ndërsa halla e tij dyshohet se ishte qëlluar aksidental­isht. Ajo kishte hapur derën e jashtme të shtëpisë, në momentin kur ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri. Haka ishte në oborr kur filluan të shtënat. Në vendngjarj­e u sekuestrua­n më shumë se 100 gëzhoja të qëlluara nga katër armë të ndryshme automatike.

GRABITJA E BANKËS NË KOPLIK

Gjykata e Shkodrës la dje në masën “arrest me burg” tre të dyshuarit kryesorë të grabitjes së armatosur të degës së BKT-së në Koplik, më 9 maj të këtij viti, ku u morën nën kërcënimin e armës dhe me maska, rreth 15 mijë euro. Bekim Gurra, 22 vjeç dhe vëllezërit Admir dhe Armir Shaba, 25 dhe 19 vjeç, duket se kanë pranuar autorësinë gjatë rrëfimeve, kurse seanca u mbajt me dyer të mbyllura dhe masa të larta sigurie. Armir Shaba dhe Admir Shaba kanë mohuar akuzat ndaj tyre si autorë, por ai që i ka ‘tradhtuar’ ishte pikërisht personi që mbante maskën e “Scary Movie” gjatë sulmit, Bekim Gurra. Ky i fundit nuk foli në seancë, pasi ka lënë avokatin e tij Ndue Pjetra. Por sipas Prokuroris­ë, dëshmia e tij zbardhi detaje me rëndësi dhe prova, ku palombarët e RENEA-s gjetën dhe një kallash në ujërat e liqenit të Shkodrës gjatë zhytjeve. Në dëshminë e tij Bekim Gurra, i cili është personi kryesor në grabitjen e bankës në Koplik, ka treguar detaje duke thënë se familja e tij është në vështirësi ekonomike. Ai ka thënë se paratë e grabitura sipas tij i ka shpenzuar në Shkodër dhe Tiranë, në klube të ndryshme me shoqërinë dhe se familjes i ka dhënë një shumë prej 500 mijë lekësh të vjetra. Ai sqaroi hetuesit se qëllim nuk kanë pasur të lëndonin askënd, por kishin nevojë për para. Këto lekë janë ndarë në mënyrë të barabartë mes tyre. Më 5 qershor Policia e Malësisë së Madhe dhe Shkodrës, bashkë me Prokurorin­ë, bënë operacioni­n e arrestimev­e të tre të dyshuarve të grabitjes, që lanë edhe prova e gjurmë pas ngjarjes. Në kërkim është ende një person i katërt.

RRËFIMI I BEKIM GURRËS PËR HETUESIT:

“Unë jetoj me dy prindërit dhe dy vëllezërit. I vetmi krah pune në familje është babai dhe jemi në vështirësi ekonomike për të siguruar jetesën. Duke qenë në këto kushte mua më ka lindur mendimi që të grabisja filialin e bankës Koplik. Këtë gjë e kam biseduar me Admir Shaba dhe Armir Shabaj. Me këto dy persona kam lidhje të largët. Takohesha shpesh me to dhe më thanë se do të mbështesim për këtë punë. Unë i thashë se do gjej një mjet në zonën e Kosanit, sepse aty lëvizin shumë mjete pa targa dhe një muaj përpara kam vjedhur aty mjetin tip GOLF 3. Pas një muaji kemi shkuar bashkë me Admirin dhe Armirin drejt bankës dhe kemi bërë 6 xhiro dhe më pas e kam fshehur sërish makinën tek i njëjti vend në pyll. Më pas kemi folur për maskat dhe armët. Unë kam pasur prej kohësh një pushkë njëzetëshe karabinë dhe një armë zjarri automatik i shkurtër. Me datë 9 kam shkuar tek shtëpia e Armirit dhe

Admirit për ta realizuar atë ditë vjedhjen e bankës dhe ata më thanë se kanë edhe një shokun e tyre të besuar. Unë i thashë se do futemi në bankë vetëm për të marrë lekët dhe se armët nuk do përdoreshi­n dhe se nëse policia do vinte do dorëzohesh­im.

Nuk kishim ndonjë plan konkret, por do vepronim sipas situatës. Kemi shkuar rreth orës 14:00 dhe jemi futur brenda bankës dhe ata u frikësuan. Armiri shkoi dhe mori vlerat monetare ndërsa Admiri qëndroi në rolin e shoferit. Kemi ikur dhe tek rrethrrotu­llimi i Bajzës u futëm shumë shpejt duke rrezikuar jetën dhe aty na u ça goma. Kemi zbritur dhe unë kam djegur makinën me benzinë. Më pas kemi ndal makinat e rastit, mjeti i parë që i drejtuam armën nuk u ndal ndërsa mjeti i dytë po. Më pas kemi shkuar drejt Sheganit dhe aty kemi zbritur. Unë mora rrugën në Shegan i vetëm ndërsa Admiri, Armiri dhe personi tjetër në drejtime të ndryshme. Unë kam marrë armën, çantën e rrobave dhe kam shkuar në vendin e quajtur Shegan poshtë. Lekët i kanë patur tre të tjerët. Armët i hodha në ujë në vendin e quajtur Hurdllana, ndërsa çantën e kam djegur. Shkova në shtëpi bëra një dush dhe dola në lagje. Pas dy orësh shkuam në një kodër të katërt dhe ndamë paratë. Kanë qenë 10 mijë euro, 4-5 milionë të vjetër dhe 300-440 dollarë. Pasi ndamë paratë jemi shpërndarë. Jemi takuar më pas, por kemi bërë biseda të zakonshme nga frika se na dëgjon kush. Unë i kam shpenzuar lekët duke dalë me shoqërinë në Shkodër dhe Tiranë. 500 mijë lekë të vjetër ia dhashë prindërve, por pa i thënë se ku i kam gjetur. Kam qenë në Tiranë disa herë nën shoqërinë e një vajze”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania