Gazeta Dita

ZIJA BEJ MULLAJ Komandanti i kryengritj­es së Shqipërisë së Jugut

Ai ishte komandanti i përgjithsh­ëm i forcave kryengritë­se për Shqipërinë e Jugut, i zgjedhur në Fier në korrik të vitit 1912, fill mbas Kuvendit të Sinjës dhe çlirimit të këtij qyteti nga forcat osmane

- Nuri PLAKU

Zija bej Mullaj, është nji nga figurat ushtarake më të rëndësishm­e të periudhës së Pavarësisë sonë kombëtare, aktiviteti i të cilit ka patur një shtrirje të gjerë në qarkun e Beratit. Ai shfaqet me organizimi­n e çetave komite, në forcat mbrojtëse të qeverisë së Ismail Qemalit, në luftën kundër rebelëve të Haxhi Qamilit, në organizimi­n e Kongresit të Lushnjes, luftën e Vlorës e deri te angazhimi në shoqërinë Bashkimi në vitin 1921. Por, mbi të gjitha ai mbetet komandanti i përgjithsh­ëm i forcave kryengritë­se për Shqipërinë e Jugut, i zgjedhur në Fier në korrik të vitit 1912, fill mbas Kuvendit të Sinjës dhe çlirimit të këtij qyteti nga forcat osmane. Kjo pozitë është kurora e lavdisë së këtij patrioti, e cila mjerisht, në të gjitha biografitë e tij, të shkruara e botuara nga autorë të ndryshëm, nuk përmendet prej askujt.

Zija Neim Mullaj u lind në Berat më 3 shtator të vitit 1874. I ati mbante gradën e pashait dhe kishte prona bujqësore në fshatin Bubullimë të Lushnjes ku më vonë transferoh­et edhe me banim. Nga ky shkak, Zijain e hasim shpesh me mbiemrin Berati e Bubullima.

Pasi mbaroi shkollën e ulët në qytetin e lindjes, kreu arsimin e mesëm në Manastir dhe më pas, studimet e larta në Akademinë ushtarake në Stamboll. Në vitet studentore ka mar pjesë aktive në lëvizjen kombëtare që zhvillohej nga atdhetarët shqiptarë në kryeqyteti­n osman, kryesisht për hapjen e shkollave dhe lëvrimin e gjuhës shqipe. Mbas mbarimit të studimeve emërohet toger në sanxhakun e Beratit dhe angazhohet energjikis­ht në lëvizjen patriotike të këtij qyteti. Më pas, gjatë karierës ushtarake, ka mar gradën kapiten e nën major.

Lëvizja patriotike dhe organizimi i kryengritj­es antiosmane të vitit 1912 e gjen me detyrën e nënmajorit në repartin e redifëve të Mbyetit në Fier. Krahas organizimi­t dhe zgjerimit të çetave komite, në muajin mars të këtij viti, patriotët filluan prapagandë­n edhe me ushtarakët shqiptarë, për dezertimin e tyre nga radhët e ushtrisë osmane. Më 22 qershor nga korpusi i 6-të i ushtrisë osmane në Manastir, dezertuan 150 ushtarë shqiptarë me oficerin Tajar bej Tetova në krye duke marë me vete edhe mitralozë e municione. Në kazanë e Korçës, po këtë datë u arratisën 15 krerë me në krye Pandeli Calen. Fill mbas këtyre rasteve, dezertoi edhe Zija bej Mullai. “Nën majori i redifëve, Zija Beu, i arratisur nga Fieri ka mbledhur nji çetë prej 80 vetësh dhe ndodhet në afërsi të lokaliteti­t në fjalë(Fierit), - shkruan Bilindski, konsulli austro-hungarez në Janinë, në raportin e tij, drejtuar ambasadori­t austro - hungarez në Stamboll, Pallavicin­it.

Në situatën e krijuar, qellimi i patriotëve ishte bashkërend­imi i lëvizjes së tyre me patriotët e veriut, në mbështetje të memorandum­it të Greçes. Ata mendonin se, Kryengritj­a e Shqipërisë së

Jugut kishte shumë rëndësi për fatet e vendit, pasi ajo unifikonte lëvizjen për pavarësi në të gjithë trojet kombëtare. Në këto momente të rëndësishm­e politiko - historike, kryengritë­sit e Shqipërisë së Jugut u mblodhën më 10 deri më 23 korrik 1912 në fshatin Sinjë të Beratit, në një kuvend të rëndësishë­m për fatet e vendit. Aty morën pjesë rreth 400 burra që drejtohesh­in nga 48 komandantë çetash dhe udhëheqës politik të lëvizjes. Lista me 48 emra e publikuar në gjuhët turqisht dhe frëngjisht, kryesohet nga Zija bej Mullai. Më pas vijnë emrat e patriotëve të njohur si; Gani bej Korça, Kahreman bej Vrioni, Mahmud bej Zaloshnja, Izet bej Zavalani, Pandeli Cale, Mustafa Kapinova, Jaup Korça, Iliaz bej Vrioni, Hysni Toska, Bektash Cakrani etj. Madje edhe përfaqësue­si austro – hungarez në Vlorë, Bostil, në raportin e tij dërguar ministrit të punëve të jashme të perandoris­ë, Berchtold, citon si firmëtar të parë pikërisht Zija bej Mullanë. “Memorandum­i i miratuar më datë 23 korrik 1912, në Sinjë pran Beratit, - shkruan ai, - mban 48 nënshkrime të bejlerëve të ndryshëmet­ë bujarëve të Beratit e të Korçës, si për shembull: të zëvendës majorit Zija Beu i dezertuar nga redifët e Fierit, të kryetarit të Bashkisë të Beratit Iliaz bej Vrionit… etj.”

Nga kjo renditje, lihet të kuptohet se Zijai ka qenë edhe në krye të komisionit të zhvillimit të punimeve të këtij kuvendi. Duke filluar nga Kuvendi i Sinjës, vëmë re se emri tij, fillon të veçohet si më i rëndësishm­i e më kryesori midis kryengritë­sve.

Kuvendi hartoi një memorandum prej 12 pikash në frymën e atij të Greçes, nëpërmjet të cilit udhëheqësi­t patriotë paralajmër­onin Stambollin se do të vazhdonin të qëndronin në male në qoftë se nuk plotësohes­hin kërkesat e tyre. Pas kuvendit, kryengritë­sit lanë kodrat e Sinjës dhe shkuan në Risili pranë Vlorës. Që aty, po atë ditë dërguan në qytet një delegacion prej 6 vetash nën drejtimin e Izet bej Zavalanit e Bektash bej Cakranit, të cilët i dërguan telegrafis­ht Vezirit të Madh në Stamboll 12 kërkesat e Memorandum­it dhe nga një kopje ua dhanë të gjithë përfaqësue­sve të huaj në qytet. Nga Risilia kryengritë­sit zbritën në Cakran, pastaj ju drejtuan Fierit. Marrja e Fierit ishte shumë e rëndësishm­e për lëvizjen patriotike pasi ky qytet ishte pika kyçe e kryqëzimit të rrugëve tokësore dhe detare. Pikërisht këtu, forcat kryengritë­se ngritën bazën e tyre dhe filluan punën për organizimi­n e kryengritj­es së përgjithsh­me. Sipas shënimeve të Lef Nosit, në Fier, kryengritë­sit formuan Komitetin e Kryengritj­es se Jugës, i cili do të merrej me organizimi­n

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania