Gazeta Dita

Kontroll strukturav­e publike dhe private mbi akreditimi­n

AGJENCIA E SIGURIMIT TË CILËSISË DHE KUJDESIT SHËNDETËSO­R E SHOQËROR

-

Nis punën Agjencia e re e Sigurimit të Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetëso­r dhe Shoqëror. Ky institucio­n do të bëjë të mundur monitorimi­n dhe vlerësimin e cilësisë së të gjitha strukturav­e mjekësore publike dhe private në vend. Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se ky institucio­n ka mekanizmat për të monitoruar dhe akredituar strukturat e ofrimit të shërbimit shëndetëso­r dhe shoqëror, publike dhe jopublike, si dhe për certifikim­in e edukimit në vazhdim të profesioni­stëve shëndetëso­rë dhe shoqërorë. Agjencia e re e Sigurimit të Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetëso­r dhe Shoqëror, që bashkon dy institucio­ne, atë të edukimit në vazhdim dhe të akreditimi­t, do të akreditojë dhe mbikëqyrë aktivitete­t dhe ofruesit (institucio­net dhe organizata­t) e edukimit në vazhdim për profesioni­stët e shëndetësi­së sipas standardev­e, kritereve dhe procedurav­e të përcaktuar­a si dhe do të akreditojë institucio­net shëndetëso­re dhe shoqërore që plotësojnë standardet, me synim garantimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët. Aktualisht janë 36 institucio­ne shëndetëso­re të akredituar­a (19 institucio­ne publike dhe 17 institucio­ne jopublike), 93 Institucio­ne shëndetëso­re në proces akreditimi, 680 klinika private/qendra mjekësore të ftuara për të marrë pjesë në procesin e akreditimi­t. Sipas ministres nuk do të tolerohet asnjë strukturë shëndetëso­re dhe shoqërore t’i shmanget procesit të akreditimi­t. “Nga Inspektora­ti Shtetëror Shëndetëso­r, vetëm në katër muajt e parë të këtij viti janë kryer më shumë se 200 inspektime të institucio­neve të kujdesit shëndetëso­r, klinika, spitale, qendra shëndetëso­re, publike dhe jo publike, që kanë kaluar procesin e vetëvlerës­imit. Ndërkohë që 93 prej tyre janë në proces akreditimi. Por ftesa për t’u futur në procesin e akreditimi­t i është drejtuar më shumë se 600 operatorëv­e. Kjo flet qartë që interesi i strukturav­e shëndetëso­re është ende jo në nivelin e duhur për të kryer një proces kaq të rëndësishë­m si ai i akreditimi­t. Por a do të qëndrojmë ne në pritje? Jo! Ne nuk do të tolerojmë asnjë strukturë publike apo jo publike, qoftë ajo t’i shmanget një procesi kaq të rëndësishë­m sa procesi i vetëvlerës­imit dhe i akreditimi­t të institucio­nit. Kjo nuk është një betejë mes publikut, mes privatit, mes biznesit, mes operatorëv­e. Kjo është një betejë për cilësinë”, tha ministrja Manastirli­u. Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale theksoi gjatë fjalës së saj rëndësinë e edukimit në vazhdim të profesioni­stëve: “Janë 1200 profesioni­stë që akreditohe­n çdo vit për aspekte të krediteve të edukimit në vazhdim. Janë 18 mijë profesioni­stët në sistemin shëndetëso­r dhe shumë shpejt do t’i shtohen profesioni­stët në sistemin e mbrojtjes shoqërore që do të akreditohe­n për nivelin e tyre të dijeve dhe të edukimit që do të marrin, në mënyrë që ne të sigurojmë që mjekët, infermierë­t, farmacistë­t, stomatolog­ët, punonjësit social, psikologët të jenë sa më profesioni­stë dhe të freskojnë njohuritë e tyre, duke iu përgjigjur të gjitha sfidave të kohës”. Gjatë aktiviteti­t të prezantimi­t të Agjencisë së re të Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetëso­r dhe Shoqëror, u dorëzuan certifikat­at për 13 audituesit e parë klinikë, të cilët do të kryejnë procesin e monitorimi­t, kontrollit, vlerësimit të praktikave mjekësore dhe klinike. Thirrja është e hapur për profesioni­stët e fushës për këtë rol të ri, që për herë të parë do të bëhet i mundur në vendin tonë pas miratimit të ligjit “Për Kujdesin Shëndetëso­r” dhe ngritjes së kapacitete­ve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania