Gazeta Dita

NATO DHE LEKSIONI QË MORI RUSIA NË UKRAINË

- Nga MICHAEL KOFMAN

Performanc­a e dobët ushtarake e Rusisë në Ukrainë ka dëmtuar rëndë reputacion­in e forcave të saj të armatosura. E bllokuar dhe me humbje në rritje, ushtria ruse vështirë se të jetë forca e dytë ose e tretë më e aftë në botë, siç mendohej më parë.

Anasjellta­s, NATO është rigjallëru­ar, me Finlandën dhe Suedinë që shpresojnë t’i bashkohen aleancës. Pushtimi i Vladimir Putinit ka rezultuar në një llogaritje të gabuar kolosale. Megjithatë, disa në NATO mund të jenë duke i mbivlerësu­ar mësimet e kësaj lufte dhe duke dështuar në qasjen e një këndvështr­imi më të gjerë të sigurisë europiane. Rusia nuk do të largohet si një konkurrent strategjik. Përparimi i saj në Ukrainën lindore gjatë ditëve të fundit, nuk ka arritur suksesin që ajo ka dëshiruar. Nëse fuqia ushtarake e Rusisë ishte mbivlerësu­ar më parë nga perëndimor­ët, tani ndoshta është nënvlerësu­ar.

Realiteti qëndron mes të dyjave. Rusia nuk është kurrë aq e fortë, por as aq e dobët sa duket.

Më e rëndësishm­ja, fuqia ushtarake është shpesh e lidhur ngushtë me kontekstin dhe shumica e performanc­ës së Rusisë në këtë luftë mund të lidhet me veçantinë e planit të saj dhe supozimet politike të udhëheqjes së saj. Gjatë fillimit të pushtimit, forcat e armatosura të Rusisë ndoqën një strategji ushtrarake ndryshe, duke ndjekur objektiva të paarritshm­e.

Trupat rusë nuk ishin të informuar dhe as të përgatitur për një luftë të madhe. Por që atëherë, ata janë përshtatur.

Në Donbas, forcat ruse po zhvillojnë një ofensivë të ngjashme me mënyrën se si ata stërvitën dhe organizohe­n për të luftuar. Pavarësish­t nga një forcë e reduktuar ndjeshëm, ofensiva ruse ka shënuar suksese në rritje. Lufta mund të zgjasë edhe më shumë. Rusia dështoi në përpjekjen e saj për të mohuar sovranitet­in e Ukrainës, por është e paqartë nëse Ukraina do të jetë në gjendje të rimarrë territoret e humbura, edhe me mbështetje­n e madhe të Perëndimit.

Por siç paraqitet situata tani, ushtria ruse nuk është në gjendje të nisë një tjetër konflikt, e aq më pak me NATO-n.

Megjithatë, kjo duhet të qetësojë anëtarët e NATO-s. Mund të jetë joshëse të besojmë se për shkak se Ukraina ka rezistuar kundër forcave ruse, një fitore e NATO-s mund të merret si e mirëqenë në pothuajse çdo skenar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania