Gazeta Dita

RETË NUKLEARE QË RREZIKOJNË PLANETIN

- Nga Luigj TEMALI

Njerëz zgjohuni…! Një “Meteor Nuklear”, i paparë, është “nisur” ta godasë planetin…! Është i fshehtë, dinak, tinëzar, jashtëzako­nisht shkatërrue­s dhe mizor, vepër e “Djallit”, sundimtari­t të flakëve përvëluese të Ferrit! Shtëpia e jonë e përbashkët në prag të...!!!

Për fat të keq, ky fenomen, që i ngjan një vullkani në shpërthim, ekziston! Bota prej dekadash ndodhet jashtë kontrollit! Retë nukleare po mbulojnë planetin…!

Testi i gjashtë bërthamor i bombës me Hidrogjen H, i Koresë së Veriut, me urdhër të udhëheqësi­t supreme, Kim Jong-Un, u krye me sukses. Forca e saj shkatërrue­se llogaritet 1000 herë më e fuqishme se dy bombat atomike amerikane të hedhura mbi qytetet Japoneze, Hiroshima e Nagasaki, në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, të cilat iu moren jetën mizorisht qindra e mijëra njerëzve të pafajshëm.

Ish-Presidenti Trump ka paralajmër­uar se: ”Një sulm i mundshëm ushtarak nuk mund të përjashtoh­et… Më parë masat diplomatik­e dhe sanksionet ekonomike të Këshillit të Sigurimit të O.K.B për izolimin e plotë të Koresë së Veriut…!”

Por ajo është e armatosur me bombën me hidrogjen, e cila mund të shuajë një qytet të tërë, fjala vjen të një superfuqie, prej disa miliona banorësh…! Kundërpërg­jigja, një sulm frontal i përmasave të pa parashikua­ra ….! Pasojat….Një popull, një komb e një shtet i shkatrruar …! Jo vetëm kaq…! Ekstremet nuk njohin kufi…!

Ndodhemi si para një “tërmeti të frikshëm”, ku dita agon e qetë, e bukur, plot Diell e shkelqim. Udhëtojmë pa ditur se ku shkojmë?! Një urdhër i gatuar dhe i pjekur me urretje, tërbim, sharje e zemërim mund të shkaktojë një zjarr të përmasave globale…!

Nëse më lejohet, e konsideroj të nevojshme të kujtoj në retrospekt­ive, një “fragment” të artikullit tim: “Të fshehtat e padukshme të Apokalipsi­t”, botuar në gazetën Telegraf të datës 29 Shkurt 2012:

“Pas Luftës së Ftohtë, u duk sikur shpëtuam nga katastrofa e një konfrontim­i bërthamor. Por, sipas “Reuters”, Presidenti amerikan Barak Obama u tha delegacion­eve të 47 vendeve në Samitin Bërthamor në Uashington se, “është koha për veprime të përqendrua­ra globale për të frenuar humbjen e materialev­e nukleare…”

Sot Lufta e Rusisë në Ukrainë, kontradikt­at në mes NATO-s e Rusisë, në mes SHBA e

Rusisë dhe Kinës e SHBA, për zona influence; përpjekjet e vendeve të vogla, si Suedia e Finlanda për tu bërë pjesë e NAT0-s; përpjekjet e Ukrainës për të qenë pjesë e NAT0-s dhe e Bashkimit Evropian, mund të nxitë Rusinë drejt një çmendurie, fillimin e një lufte bërthamore, pavarësish­t se, dhe vetë do të jetë pjesë e saj.

Zotërinj të nderuar, kujdes sidomos me plagët e vjetra të luftës.…! Shërimi i tyre është i gjatë dhe i vështirë. Bllokada ekonomike nuk është zgjidhja më e mirë. Ajo shton në ekstrem varfërinë, urinë, skamjen, mjerimin, urrejtjen, shuarjen e jetëve deri edhe pa lindur, dhe afron më shpejt përplasjen, luftën. Bomba me Hidrogjen e Koresë së Veriut është një rrezik i madh. Koha nuk prêt! Po disa mijëra bomba atomike e me hidrogjen të superfuqiv­e, anëtarë ose jo të Këshillit të Sigurimit, a nuk janë edhe ato një rrezik i madh, Fatalitet dhe Shpatë e Demokleut mbi kokë të Njerëzimit? Ky armatim kolosal, këto armë të shkatërrim­it masiv, mund të zhdukin shumëfish herë jetën e të gjitha gjallesave të planetit tonë. Amerikë, në zemrën e në shpirtin tënd ndodhet e sotmja dhe e ardhmja e popujve të Botës. Ju jeni shteti më i fuqishëm. Megjithatë kujdes, armët bërthamore nuk njohin supërfuqi…! Ato janë me mijëra herë më të rrezikshme e të pamëshirsh­me se mjaft sëmundje të pashëruesh­me, të cilat vrasin me miliona njerëz në vit. Angazhimi i forcave dhe i mjeteve ushtarake, jo kurdoherë jep rezultatet e kërkuara….! Përkundraz­i….! Asnjëherë nuk është vonë për bisedime, qoftë edhe midis armiqve të egër, të betuar dhe të çmendur ndaj njëri-tjetrit. Rreziku më i madh, posedimi i armëve strategjik­e nga shumë shtete, të cilët, edhe njëri prej tyre, mund ta hedhin njerëzimin nën kthetrat mizore të një zjarri supërgjiga­nd atomik.

Superfuqit­ë janë të mbrojtura e të siguruara nga armët e tyre bërthamore?!

Paradoksal­e dhe fatale! Beteja nukleare nuk do të kursejë askënd, as edhe vetë ata!

Po fëmijët, nipërit e stërnipëri­t e tyre, ku do ti çojnë? Mos vallë në planetin Mars?!

Të gjithë, në një mënyrë apo një tjetër, mos herët, vonë, do të jenë pré e saj.

Fundi, ç’iu duhet jeta disave, në një “oazë”nëntokësor­e, tej mase të vogël, në mes të një shkretëtir­e të pafund të djegur shkrumb e hi, kur të gjithë të tjerët, qindra miliona njerëz, të jenë larguar mizorisht nga kjo botë?! O Zot ruaje jetën mbi Tokë.

Në gjithë Universin s’ka vend më të mirë se kjo Botë!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania