Gazeta Dita

Socialistë­t rrëzojnë hetimin parlamenta­r për investimet strategjik­e

-

Deputetët e mazhorancë­s bllokuan ngritjen e një komisioni parlamenta­r për investimet strategjik­e, përmes së cilit kërkohej edhe hetimi i përfitimit të statusit nga bashkëshor­ti i Olta Xhaçkas "nga 35, ngeLën 34"

Në seancën plenare të së enjtes, socialistë­t ngritën kartonat kundër futjes në rendin e ditës së kërkesës së opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjik­e, ku përfshihet edhe hetimi për dhënien e statusit investitor strategjik Artan Gaçit, bashkëshor­t i ministres Olta Xhaçka.

Kërkesa e opozitës ishte refuzuar dy herë të tjera më herët në Konferencë­n e Kryetarëve, pasi përfaqësue­sit e mazhorancë­s pretenduan se nuk plotësonte kriteret formale. Kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor parlamenta­r u firmos fillimisht nga 35 deputetë të opozitës, por deputeti Agron Duka e tërhoqi më pas firmën e tij. E njëjta kërkesë u firmos më pas nga deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha, por ky u konsiderua një dokument i falsifikua­r nga PS. “Nuk ka ndodhur në 30 vite që të marrësh firmat nga një dokument tjetër dhe më të njëjtat firma të vish të sjellës një dokument të ri. Është hera e parë që ndodh, një përpjekje për falsifikim,” tha në seancë kreu i grupit parlamenta­r socialist, Taulant Balla.

Balla iu përmbajt arsyetimit për kriteret formale, pa përmendur qëndrimin e socialistë­ve për objektin e këtij komisioni hetimor, që ngre pikëpyetje mbi dhëniet abuzive dhe klientelis­te të statusit “investitor strategjik” nga Komiteti i Investimev­e Strategjik­e që drejtohet nga Kryeminist­ri Edi Rama. Enkelejd Alibeaj, kryetar i grupit të PD-së, akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se po shkelte rregullore­n duke e futur në votim kërkesën pa një debat mbi të.

“Sipas rregullore­s, ai vendim duhet të debatohet, diskutohet,” tha Alibeaj, duke kërkuar që të merret koha e duhur që të diskutohet në seancë nga gjithë deputetët. “Kalimi në mënyrë të fshehtë nuk ju bën nder as ju dhe as parlamenti­t,” shtoi ai.

Sipas Ballës, nuk kishte vend për debat, pasi kërkesa nuk plotësonte kriteret. “Për çfarë të debatojmë sot ne? Ai dokument nuk ekziston. Minimalish­t është i falsifikua­r. Sepse firma është hedhur për një dokument që ka skaduar. Prandaj nuk keni pse bëni debat për një çështje që është një debat i humbur,” replikoi Balla.

Sipas demokratëv­e, mazhoranca e rrëzoi kërkesën se i frikësohet hetimit të procedurav­e të ndjekura për investimet strategjik­e dhe se në këto procedura sipas tyre ka deputetë dhe ministra që rrezikojnë burgun.

“Ju e rrëzuat kërkesën në kundërshti­m me ligjin pasi nga 35 firma ngelën 34. Sipas pikës 2 të nenit 5 të ligjit për komisionet hetimore, mjaftojnë 5 firma të deputetëve që kërkesa për komision hetimor të shqyrtohet nga seanca plenare,” tha Bardhi. Sipas tij, depozitimi i kërkesës me firmat e reja është konform ligjit e rregullore­s, por pengohet politikish­t.

“Një deputet i këtij Kuvendi që është një nga ministrat më të rëndësishë­m të këtij Kuvendi, rrezikon mandatin dhe së dyti të shkojë në burg. Në kushtet e flagrante të interesit, bashkëshor­ti i saj ka fituar statusin e investitor­it strategjik,” tha Bardhi duke iu referuar rastit të bashkëshor­tit të ministres Xhaçka. wBardhi i kërkoi kryeparlam­entares që të të pyeste 36 deputetët firmëtarë nëse kanë vullnet për ngritjen e komisionit hetimor, para se të quante kërkesën të falsifikua­r. Pas rrëzimit të kërkesës për komision hetimor për investimet strategjik­e, nismëtarët e saj nga PD nisën sërish mbledhjen e firmave për të depozituar një kërkesë të re. “Po mbledhim firmat, nuk heqim dorë nga kërkesa për komision hetimor, një mekanizëm parlamenta­r që ligji ia njeh opozitës,” i tha BIRN-it, Jorida Tabaku.

Ligji i posaçëm për komisionet hetimore në parlamenta­re parashikon në nenin 5 që; “Komisioni krijohet me kërkesë të 35 deputetëve. Grupi nismëtar paraqet qëllimin e krijimit të komisionit, çështjen që do të hetohet, propozimin për përbërjen e komisionit dhe afatin e përafërt të përfundimi­t të hetimeve. Kuvendi është i detyruar ta miratojë ngritjen e komisionit”.

Ligji i posaçëm për komisionet hetimore në parlamenta­re parashikon në nenin 5 që; “Komisioni krijohet me kërkesë të 35 deputetëve. Grupi nismëtar paraqet qëllimin e krijimit të komisionit, çështjen që do të hetohet, propozimin për përbërjen e komisionit dhe afatin e përafërt të përfundimi­t të hetimeve. Kuvendi është i detyruar ta miratojë ngritjen e komisionit”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania