Gazeta Dita

Ilir Meta "thyen" izolimin, pas shumë vitesh shkel në Ambasadën Amerikane

-

Ilir Meta është pritur nga ambsadorja amerikane Yuri Kim në cilësinë e ish ministrit të Jashtëm në harkun kohor 29 korrik, 2002 – 18 korrik, 2003.

Në një darkë të organizuar me gjithë ish ministrat e Jashtëm, Meta ka mbërritur i pari ku është përshëndet­ur me shefen e diplomacis­ë.

Një vit më parë, kreu i shtetit adresoi akuza të forta ndaj Shteteve të Bashkuara ku veç të tjerash solli edhe një skenar ekzekutimi pranë "Malit me Gropa".

Gjithashtu në takim nuk kanë munguar Lulzim Basha, Ditmir Bushati, Tritan Shehu, Kastriot Islami, Olta Xhaçka, etj.

Sa i përket këtij eventi, ambasada amerikane njofton:

"Si pjesë e festimeve tona për 100 vjetorin e marrëdhëni­eve diplomatik­e midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Ambasadorj­a Yuri Kim pati nderin të ftojë të gjithë Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë që prej vitit 1991, për një darkë të veçantë në Shtëpinë Ryerson.

Ambasadorj­a Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontribute­t e dhëna nga secili prej Ministrave në zhvillimet dhe arritjet historike të Shqipërisë, përfshirë përparimin e tranzicion­it nga komunizmi në demokraci, rrugëtimin e Shqipërisë në NATO dhe drejt anëtarësim­it në Bashkimin Europian, kryesimin e OSBE-së dhe sigurimin e një vendi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Mbi të gjitha, ajo falënderoi Ministrat për rolin e tyre në forcimin e marrëdhëni­eve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke kujtuar se të gjithë ata – diplomatë amerikanë dhe shqiptarë – kanë fatin që të mund të ndërtojnë mbi punën e paraardhës­ve dhe detyrimin për të hedhur bazat për pasardhësi­t e tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania