Gazeta Dita

Kushtetues­ja i mbyll derën Luan Dacit, ish-magjistrat­it i mbetet vetëm Strasburgu

-

Gjykata që interpreto­n çështjet ligjore të proceseve gjyqësore, konstatoi se nuk ka kompetencë të marrë nën shqyrtim çështje të Komisionit të Pavarur të Apelimit, që bën Vettingun në drejtësi. Verdikti: “Vendimet e KPA-së, nuk shqyrtohen nga ne”. KPA zbatoi pas ndërhyrjes së ONM-së, vendimin e tre shkallëve të gjyqësorit, për dënimin e Dacit me një vit shërbim prove, me akuzën e falsifikim­it të dokumentev­e. Daci nuk u largua, por kolegët votuan shkarkimin vitin e kaluar. Paralajmër­oi se do e ndjekë deri në Strasburg

Gjykata Kushtetues­e nuk ka pranuar që të marrë në shqyrtim ankimimin e ish-gjyqtarit, Luan Daci, kundër vendimit të shkarkimit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit. Ish-magjistrat­i u shkarkua në dhjetor 2021 nga kolegët e tij si anëtar i KPA-së, pasi më herët u dënua nga drejtësia shqiptare me 6 muaj burg për falsifikim dokumentes­h, e deklarim të rremë, i kthyer në një vit shërbim prove, në të trija shkallët. Edhe pse ndaj Dacit kishte një dënim kolegët e KPA e anashkalua­n dhe ndërhyrja me 2 shkresa e Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t të procesit të Vettingut, i vuri ata në lëvizje për ta shkarkuar, duke e zëvendësua­r me një gjyqtar tjetër. Luan Daci, edhe pse kishte një vendim të drejtësisë shqiptare që e ka dënuar dhe një vendim të KPA që e kishte pezulluar ish-gjyqtarin, vijonte të shkonte në punë, duke i sfiduar këto vendime. Ai u dënua me 6 muaj burg, konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën Gjykatën e Posaçme kundër Krimit e Korrupsion­it dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikim­it të dokumentev­e, për të fituar postin e anëtarit të KPA. Kjo lidhej me fshehjen e një mase disiplinor­e nga KLD në vitin 1997, me denoncim të ish-ministrit të Drejtësisë së asaj kohe, për paaftësi.

Në dokumentac­ionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA, fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit. Daci paralajmër­oi se do e dërgonte çështjen në Kushtetues­e dhe shkalla madhore e interpreti­meve ligjore konstatoi se nuk ishte kompetencë e saj gjykimi i vendimeve që merrte KPA-ja. Në këtë mënyrë Dacit i ka mbetur të realizojë vetëm një procedurë juridike të paralajmër­uar më herët, dërgimi i çështjes në Strasburg. Më poshtë

disa nga pjesët e vendimit të Kushtetues­es:

“Për juridiksio­nin e Gjykatës:

14-Sipas neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i” dhe pika 2 të Kushtetutë­s, si dhe nenit 71 të ligjit nr. 8577/2000, çdo individ, person fizik ose juridik, subjekt i së drejtës private dhe publike, mund të vërë në lëvizje Gjykatën për gjykimin përfundimt­ar të ankesave kundër çdo akti të pushtetit publik ose vendimi gjyqësor që cenon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë.

15-Kolegji vlerëson se në kushtet kur objekt i ankimit kushtetues individual është vendimi i Komisionit Disiplinor të KPA-së, që ka vendosur shkarkimin e kërkuesit nga detyra e gjyqtarit të po atij organi, duhet të analizohet fillimisht juridiksio­ni i Gjykatës për shqyrtimin e këtij ankimi.

16-Neni 179/b, pika 5, i dispozitav­e kalimtare të Kushtetutë­s parashikon se gjatë periudhës kalimtare 9-vjeçare Gjykata do të funksionoj­ë me dy kolegje, një prej të cilëve është KPA-ja. Në mbështetje të këtij parashikim­i, dispozitat kushtetues­e kanë përcaktuar KPA-në si organin e vetëm gjyqësor që shqyrton ankimet e subjekteve që i nënshtrohe­n procesit të rivlerësim­it kalimtar kundër vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it (neni F i Aneksit të Kushtetutë­s), por edhe si organin që shqyrton shkeljet disiplinor­e të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetues­e, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, Prokurorit të Përgjithsh­ëm dhe Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë, si dhe ankimet për vendosjen e masave disiplinor­e ndaj gjyqtarëve, prokurorëv­e dhe inspektorë­ve të tjerë (neni 179, pika 7, i Kushtetutë­s).

17-Për sa më sipër, Kolegji thekson se kërkimet e paraqitura në lidhje me papajtuesh­mërinë me Kushtetutë­n të vendimit të KPA-së nuk hyjnë në kompetencë­n e kësaj Gjykate. Për rrjedhojë, kërkesa e paraqitur nuk plotëson kriteret ligjore për pranimin e saj për shqyrtim në seancë plenare.

PËR KËTO ARSYE,

Kolegji i Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë, në bazë të neneve 31 dhe 31/a, pika 2, shkronja “a”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimi­n dhe funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,

V E N D O S I:

Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania