Gazeta Dita

Përleshja e përgjakshm­e dhe plagosja e tifozit shqiptar, Gjykata liron 2 holandezët, akt-ekspertimi i favorizoi

-

Gjykata e Tiranës liroi dje nga qelia dy tifozët holandezë, që u përfshinë në përleshje tek ish-kafe “Europa”, një ditë para finales së Conference League. Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë, raporti konstaton se shqiptari nuk është në kufijtë e plagosjes së rëndë. Deri në përfundim të hetimeve nga arrest ne burg, do të kenë masën e detyrimit me paraqitjej­e tek OPGJ dhe bllokimit të pasaportav­e. Davery Boon dhe Denis Hovelingen u përfshinë në sherrin ku u godit me sende të forta një shqiptar 45-vjeçar, i cili mori dëmtime në kokë dhe përfundoi në spital. Holandezët e mohuan autorësinë, duke thënë se nuk e goditën ata me karrige, por shokët e tij. Nga pamjet filmike dallohet se ka pasur konfrontim fizik mes dy palëve dhe ka dyshime të forta se autorë të goditjes dramatike nuk janë tifozët e Fejnord, por Gjykata kërkoi nga Prokuroria vetëm ekspertimi­n mjekësor për plagët e të dëmtuarit. Kujtojmë se duke thënë se janë shumë të rinj, avokati i holandezëv­e, Arben

Grami, u shpreh pas seancës në Gjykatën e Tiranës, se nuk ishin ata që i dhanë goditjen e fortë në kokë shqiptarit 45-vjeçar, që përfundoi i shtrirë në tokë. Një dëshmi se holandezët nuk ishin ata që plagosën rëndë shqiptarin, dha edhe pronari i lokalit, kur ditën e ngjarjes u shpreh për median italiane “La Repubblica” se shqiptari ishte goditur gabimisht me karrige nga miku i tij, për shkak se veç tifozëve të huaj, në sherr u përfshinë edhe persona të tjerë ende të paidentifi­kuar nga autoritete­t, duke krijuar një situatë kaotike. Sipas pronarit të lokalit, shqiptari kishte përkrahur ekipin verdhekuq duke bërtitur “Roma, Roma...” në mesin e tifozëve holandezë, që kishin ardhur në kryeqytet për finalen mes Romës dhe Fejnord.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania