Gazeta Dita

S’ka liri për ish-ministrin Saimit Tahiri, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin

-

Ish-zyrtari i lartë socialist do vazhdojë të qëndrojë në Burgun e Fierit, deri në rishqyrtim­in e kërkesës së dytë që ka bërë po në GJL, për pafajësi. Kërkesa për pezullim të dënimit me 3 vite e 4 muaj burg nga Apeli i GJKKO, që prishi shërbimin e provës në vendimin e parë të po të njëjtit organ, nuk merret parasysh nga treshja e Kolegjit. Ish-ministri i Brendshëm u dënua për shpërdorim detyre, SPAK e akuzoi për lidhje me organizatë­n e narkotrafi­kut “Habilaj” dhe këmbëngul ende për gjykim e dënim në këto vepra të rënda

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahiri, për lirimin nga qelia dhe ndryshimin e dënimit që dha Apeli i GJKKO-së në muajin mars të këtij viti. Ish-zyrtari i lartë socialist kërkoi që të pezullohet ekzekutimi i dënimit të tij me burg, pasi deklaronte se vendimi i Apelit është marrë në kundërshti­m me ligjin, ndërsa theksonte se është i rrezikuar nga subjektet e krimit. Tre gjyqtarët që refuzuan lirimin dhe pezullimin e dënimit me burg të ish-ministrit Tahiri, janë Ilir Panda, Medi Bici dhe Sandër Simoni. Ndërkohë, Gjykata e Lartë ka një shqyrtim tjetër të ish-ministrit Tahirit, i cili kërkon edhe pafajësi, me shqyrtim për themel.

Ish-ministri i Brendshëm është dënuar për shpërdorim detyre, me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie dhe po vuan dënimin në Burgun e Fierit prej më shumë se tre muajsh, teksa bëri kërkesë në Gjykatën e Lartë për pezullimin e dënimit me burg. Më herët, po Apeli i GJKKO e kishte dënuar me shërbim prove me të njëjtën masë, teksa rishikimi nga Gjykata e Lartë në fazën e parë, që kërkoi rigjykim të dosjes nga shkalla e dytë e Gjykatës së Posaçme, bëri që masa të bëhej më e rëndë, po me të njëjtën akuzë. Pikërisht këtë pretendim juridik ka pasur edhe ish-ministri, pasi asnjë gjykatë nuk mund ta japë dënim më të rëndë nga e para, për më tepër i njëjti organ, nëse nuk ka prova të reja dhe nëse objekti nuk ishte për të njëjtën shkak. Pra SPAK kishte djegur afatet e ankimimit për dënimin e shpërdorim­it të detyrës, ndaj Apeli nuk mund ta kthente shërbimin e provës në burg, por vetëm të vlerësonte pafajësinë ose jo.

Kujtojmë se SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për Saimir Tahirin, ku kërkon përsëri dënimin për trafik narkotikës­h e korrupsion, me 12 vite izolim, në kuadër të organizatë­s “Habilaj”. SPAK kërkon prishje të vendimit të Apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, me një tjetër trup gjykuese. Tahiri ka marrë dy herë pafajësinë për këtë pretendim të prokurorëv­e. Saimir Tahiri u dënua për shpërdorim detyre, por sipas SPAK ish ministri ka kryer veprat penale të trafikimit të narkotikëv­e dhe grupit të strukturua­r kriminal duke u krijuar kushtet dhe lehtësira anëtarëve grupit kriminal të Moisi dhe Florian Habilajt. Në rekursin e SPAK thuhet se Moisi dhe Florian Habilaj ka pasur mbështetje­n e efektivëve të shtetit duke u krijuar lehtësira në kryerjen e trafikut të drogës. Këto lehtësira sipas SPAK është e faktuar në episodet e dokumentua­ra të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali. Gjithashtu SPAK thotë se është faktuar se mes Moisi dhe Florian Habilaj dhe punonjësve të ministrisë së brendshme dhe

MOTI I KEQ

Moti i keq me breshër, furtunë dhe rrufe qershori, jo vetëm solli përmbytje qytetesh dy ditët e fundit, por edhe viktima dhe dëme të shumta materiale. Një person ndërroi jetë si pasojë e goditjeve nga shkarkimet elektrike atmosferik­e në Malësinë e Madhe. Rrufeja në fakt goditi banesën që mori flakë dhe kjo shkaktoi më tej vdekjen e Arben Ivanajn, 51 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dedaj të Shkrelit, rreth orës 13:15 të pasdites. Zjarri më pas është përhapur me shpejtësi në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën Ivanaj, cili si pasojë e plagëve te marra, ndërroi jetë në spital. Viktima po qëndronte në banesën e komshiut të tij. Grupi hetimor i policisë është nisur drejt vendit të ngjarjes për të hetuar në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Shqipëria u përfshi dje nga një valë resh polare me rryma e shkarkesa që sollën përmbytje, sidomos edhe në Tiranë. Në Gramsh ka pasur përmbytje të dira rrugëve brenda lagjeve, por edhe në qendër të qytetit. Po ashtu, një pallat është goditur nga rrufeja në Sarandë. Mediat publikuan edhe momente të shkarkesës së rrufesë, por nuk u raportuan persona të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:25, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit J. A. “Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia vendore. policëve të Drejtorisë së Policisë Vlorë kanë pasur komunikime të vazhdueshm­e, që për SPAK është provë në marrëdhëni­en e tyre të aktiviteti­t kriminal.

Për 30 minuta mesatarish­t sot ka rënë sasi reshjesh e barabartë me 2 muaj. Sasia e reshjeve ka qenë 22 milimetra për metër katror. Për shkak të motit të keq që ka përfshirë pasditen e djeshme kryeqyteti­n, sidomos dalja e Lanës nga shtrati, operatori i sistemit të shpërndarj­es ka stakuar tre fidera me kërkesë të policisë si masë sigurie. OSSH bën me dije se është kufizuar furnizimi me energji elektrike në zonat “Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, “Rruga e Kavajës”, rruga “Myslym Shyri” etj. Pas verifikime­ve në terren për prani të ujit në kabina, ekipet e OSSH rikthyen pas 25 minutave energjinë elektrike për 2 fiderat. Moti i keq ka prekur edhe zonën e Librazhdit, ku ka pasur reshje të shumta shiu, megjithatë

Një ngjarje e rëndë është raportuar mesditën e djeshme në Vlorë, ku është gjetur në port dhe trupi i pajetë i një personi. Mësohet se viktima është identifiku­ar si Metlli Mehmeti, 74 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori” të qytetit. Nga sa raportohet në hetimet paraprake dhe këqyrja prej ekspertëve vendorë, trupi i tij mund të ketë disa ditë në det, teksa është dhe pjesërisht i dekompozua­r. Nuk dihen shkaqet e vdekjes së Mehmetit, por hetimet janë përqendrua­r në dy pista të mundshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e dhe po punon për zbardhjen e rrethanave e shkaqeve, e gjithashtu pritet dëshmia e familjarëv­e të të ndjerit, për të mësuar më shumë. Burime policore thanë se mund të ketë qenë një mbytje aksidental­e, si pasojë edhe e problemeve të viktimës, ose një flijim në gjendje depresioni. situata paraqitet nën kontroll. Deri tani pa asnjë problemati­k përsa i përket ndonjë sasi uji në rrugë apo përmbytje. Në Elbasan situata paraqitet e qetë deri në këto momente. Edhe kati i parë i spitalit rajonal të Beratit është përmbytur nga reshjet e shumta ditën e djeshme. Ndërsa pjesa para është një nivel me rrugën për efekt shpejtësie për shërbimin ndaj pacientëve.

Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro, tha se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, sipërfaqet e rrugës janë mbushur me ujë, teksa të gjitha ekipet e emergjenca­ve kanë dalë në terren për normalizim­in e situatës. Lana shkaktoi probleme përgjatë rrjedhës së saj në disa pika, si “Vasil Shanto” dhe “Pallati me shigjeta”. “Nuk kemi situatë alarmante apo për t’u nënvizuar, shirat kanë qenë të dendur në Tiranë, bashkia Kavajë dhe Rrogozhinë nuk kemi, në Vorë shumë pak, E rëndësishm­e është që të gjitha strukturat e emergjenca­ve civile dhe ndërmarrja e punëtorëve të bashkisë së Tiranës janë në punë. Situata do normalizoh­et shumë shpejt”, tha Qendro.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania