Gazeta Dita

RENEA rikthehet në Elbasan, kontroll në bazat e kokave të krimit. 10 të shoqëruar, mes tyre “Kel Çami”

- Elbasan janë në kërkim Suel Çela, Talo për vepra të tjera penale), ndërsa

SPAK dhe Policia e Shtetit dërgojnë specialet për kontrolle banesash sekrete, ku besohet se fshihen të kërkuar VIP si; Suel Çela, Talo Çela, Ervis Martinaj, Gentian Sharra apo Kamer Mehja. Dëshmi të reja të të penduarit Dumani, për krime shtesë dhe prova të fshehura. Mes të shoqëruarv­e edhe Kelmend Xhaferri, i dyshuar si person prezent në përleshjen ku u vra Pjerin Xhuvani, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Deri tani 32 fletë-arresti dhe ende 14 të kërkuar. U goditën 8 grupe kriminale dhe zbardhën 18 krime

Dy javë nga operacioni i bujshëm “Plumbi i artë”, me 8 grupe kriminale të goditura në trekëndësh­in Tiranë-Elbasan-Durrës, 32 fletë-arresti, 18 të arrestuar dhe 14 persona në kërkim, Policia e Shtetit dhe SPAK i rikthehen kontrollev­e për ndjekjen e kokave të krimit në arrati. Dëshmitë e reja të të penduarve Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, kanë rikthyer forcat speciale RENEA në qytetin e Elbasanit, aty ku janë të paktën 3 drejtues organizata­sh kriminale ende në arrati. Burime policore thanë se efektivët e RENEA-s kanë zbarkuar gjithashtu dhe në Peqin, por ende nuk jepen rezultatet e aksionit që po zhvillohet.

Deri në orët e mesnatës njoftohet se ka pasur të paktën 10 persona të shoqëruar, ndër të cilët edhe Kelmend Xhaferri, thirrur edhe si “Kel Çami”. Emri i tij është lakuar si prezent edhe në ngjarjen e rëndë të ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve të vitit 2021 në Elbasan, kur u vra Pjerin Xhuvani, por nuk jepen detaje për shkakun e shoqërimit apo ndalimit të tij. Dyshohet se Kelmend Xhaferri ka qenë i përfshirë në konflikt dhe u shpall atëherë në kërkim.

Objektivi i parë mësohet se janë bazat sekrete ku mund të fshihen të kërkuarit, por edhe gjetja e provave nga rrëfimet e të penduarve, që do ndihmojnë hetimet dhe prokurorët. Të penduarit kanë rrëfyer të paktën 18 krime të rënda, kryesisht 12 prej tyre janë vrasje me pagesë apo hakmarrje personale, të një dekade, nga viti 2011 deri në 2022. Në Çela, Kamer Mehja, Gentian Sharra dhe anëtarë të fisit Çapja. Kurse në Tiranë është Ervis Martinaj.

Sipas SPAK, dëshmia e Dumanit përputhet me provat e administru­ara në këto ngjarje kriminale, kryesisht ekzekutime mafioze të porositura nga persona me precedentë të theksuar kriminalë, apo grabitje. Për këtë arsye, shumë dosje do të rihapen për t’u shtuar prova të reja. Ndër akuzat më të rënda që Dumani zbuloi për herë të parë para drejtësisë, ishte ekzekutimi i Ervis Dedej nga Talo Çela, që më tej i preu fytin nënës nënës së tij Fatmira, kur nisi të kërkonte drejtësi për të birin.

Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër-arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar 14 janë ende në kërkim. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonime­t, “Lala” dhe “Bubi”, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit më 2019, për ndarjen e mbi 6 mln eurove, që në fakt u humbën teksa dyshohet se ua lanë në ruajtje vëllezërve Haxhia. Këta u shpjeguan se paratë humbën në servisin e dy punëtorëve të tyre. Çela e Dumani e nisën hakmarrjen ndaj personave që humbën paratë, duke i vrarë të katërt në muajt mars-prill 2020 në Durrës, teksa më vonë hynë edhe vetë në konflikte të ashpra. Armiqësia e tyre prodhoi dy të vrarë të tjerë, mes të cilëve vëllai i Talo Çelës, një i pafajshëm në ‘tsunamin’ e dy ish-miqve armiq.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania