Gazeta Dita

Thanas Sqepari

-

Sa herë vjen muaji qershor, nuk janë të pakët shqiptarët që kujtojnë me nderim Sejfulla Malëshovën, luftëtarin e madh antifashis­t dhe demokrat, i cili mbylli sytë në vetmi në një spital të Fierit më 11 qershor 1971, në moshën 71 vjeçare. Jeta e tij ishte një kalvar i pafund përpjekjes­h, luftërash e mundimesh, për të cilat e meriton të kujtohet e nderohet nga brezat e ardhshëm.

Kush ishte Sejfulla Malëshova?

Sejfulla Malëshova u lind më 19 korrik të vitit 1900 në fshatin Limar të Malëshovës së Përmetit.

Mësimet e para i mori në vendlindje, në Malëshovë, ndërsa ato të mesmet i vazhdoi në Kolegjin Shën Mitër Korona të Italisë, ku ka dhënë mësim edhe i madhi Jeronim de Rada. Pastaj vazhdoi universite­tin në Romë, Fakultetin e Mjekësisë, për të përfunduar në Moskë, ku mbaroi për filozofi në Universite­tin “Lomonosov”. Nisur nga rezultatet e shkëlqyera që siguroi, u mbajt pedagog. Pak më vonë u organizua një konkurs për vendin e dekanit të filozofisë, ku u ftuan studentët e shkëlqyer të pesë viteve të fundit nga shumë kombe të botës. I bëjnë ftesë edhe Sejfullait për të konkurruar, ndër gati 150 konkurrent­ë.

Në mbarim të konkursit doli shpallja: Vendin e Dekanit të Filozofisë e fiton djaloshi nga Shqipëria, Sejfulla Malëshova. Kjo ishte një dhuratë dhe nder që i jepej Atdheut të tij të dashur, Shqipërisë.

Që në të ritë e tij, Sejfulla Malëshova u përfshi dhe u aktivizua gjerësisht në rrethet atdhetare, ku u dallua për shpirtin e tij të zjarrtë atdhetar; pjesëmarrë­s aktiv në lëvizjen për drejtësi e përparim shoqëror. Ai, vazhdimish­t, do të ishte në krahun e vegjëlisë. Edhe pse fare i ri në moshë, u bë një emër shumë i njohur në rrethet patriotike dhe politike të kohës. Krijoi dhe mbajti lidhje të pandërprer­a me intelektua­lët më në zë të vendit. Sejfulla Malëshova që kur ishte në bankat e kolegjit, si djalë populli që ishte, i hodhi të gjitha energjitë e tij për të çliruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Në radhët e studentëve shqiptarë në Itali, fjala dhe pena e Sejfulla Malëshovës shquhen aq shumë sa dy mjeshtrit e mëdhenj të gjuhës shqipe, dy nga figurat më të mëdha politike të Rilindjes sonë, Faik Konica dhe Fan Noli, të cilët e konsideroj­në Lame Kodrën (emri letrar i Sejfullait) si dishepulli­n e tyre me vlerë, si bashkëpunë­tor të radhës së parë. Botimet shqiptare, si në Itali ashtu edhe ato të Federatës “Vatra” në Amerikë, dëshmojnë për punët, për inteligjen­cën e mprehtë dhe për ndjenjat e kulluara të patriotizm­it të Sejfulla Malëshovës. Nisur nga përgatitja që kishte, doemos,

“Garazh” me Nr. 5/188/ND-G3, vol. 28, fq.153, ZK 8350 me sipërfaqe 26 m2, me adrese: Rr. Prokop Myzeqari,Tiranë. Regjistrua­r në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Tiranë, Drejtoria Vendore Tirana – Veri në emër të Vjollca Izeti (Hoxholli/Jata).

Data e shpalljes

10.05.2022 /

Data e zhvillimit

14.06.2022 deri ne oren 16.00

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania